Shqipëria do të luajë ditën e nesërme sfidën e parë kualifikuese për Kupën e Botës ndaj Andorrës në transfertë. Kuqezintjë do të tentojnë ta nisin me këmbën e mbarë këto eleminatore dhe sot në konferencën për shtyp ka folur trajneri Edi Reja. Për mediat tekniku italian u shpreh:
Çfarë do të presim nesër ndaj Andorrës? “Nuk kemi pasur shumë kohë pasi kemi pasur disa lojtarë që kanë ardhur me vonesë. Kam parë që skuadra është mirë fizikisht edhe pse disa prej tyre kanë pasur probleme me Covid-19 apo edhe nuk kanë luajtur me ekipet e tyre, por edhe nga ata që kanë luajtur ditën e diel. Jemi mirë dhe më pëlqen të shikojë skuadrën shumë të foksuar, ne jemi një skuadër e mirë dhe prej 4 muajsh nuk jemi takuar e kjo tregon që nuk është e lehtë, por ne duam ta fillojmë aty ku e lamë në Nations League. Kemi shumë mekanizma që funksionjnë dhe duhet t’I vëmë në punë pasi Andorra të vë vështirësi”.
Keni frikë që në këto eleminatore mund të kërkohet më shumë? “Kjo duhet të një shtysë më shumë pasi kur kalon një grup më lartë të Nations League dihet që duhet të përballesh me ekipet e forta. Tani të shikojmë me këto kualifikuese botërore nëse kemi bërë hap para apo jo pasi edhe përgjegjësia në ekip është rritur”.
Keni krijuar ide për formacionin e nesërme? “Po e kam një ide të qartë edhe pse duhet pritur pasi kemi një stërvitje sot. Nuk do të bëj eksperimente dhe në fushë do të zbresin lojtarët më të mirë. Kemi edhe dy ndeshje të tjera në të cilën do të provojmë edhe të ndryshojmë diçka pasi kam marrë 28 lojtarë. Në listë ishin edhe Balaj e Trashi e më vjen keq që nuk janë pjesë. Kam rreth 30 lojtarë që I mendoj pjesë të Kombëtares edhe pse nuk mund të grumbullohen të gjithë. Kemi bërë stërvitje vetëm dje të plot e për këtë them që kam besim te lojtarët që njoh e nuk do të bëj ekpseriment”.
Objektivi për këto elemintore? ” Nuk mund të bëjë parashikime me këtë grup. Unë pres një ndryshim të mentalitetit e më pëlqen që skuadra të ketë kurajo, të jetë e ekulibruar që mos të kemi frikë. Kjo mund të bëjë diferencën pasi duhet të jesh I fortë psikoligjikisht duke parë që janë 3 ndeshje kaq afër. Këtu nuk mund të gabosh pasi nuk jemi me klube dhe mund të rikuperosh. Unë dua që ekipi të rritet nga kjo anë pasi çdo gabim kushton shumë”.
Nedim Bajrami? “Jemi në pritje të vendimet të FIFA-s që të japi dritën jeshile pasi është një situatë e komplikuar. Shpesoj që mund të vijë sot në mbrëmje ose nesër. Mendoj se është një lojtar shumë interesant dhe ka shenja që mund të rritet në të ardhmen. Mund të na ndihmoj shumë në vazhdim”.
Andorra? “E njoh dhe është një skuadër që mund që të në vështirësi. Nëse lë hapësira mund të godasë me kundërsulme pasi ka dy sulmues krahu të mirë. Kemi pasur probleme me Andorrën në shtëpi dhe në transfertë. E kam parë në Nations League, Andorrën dhe luan me presing shumë të lartë dhe lë shumë pak hapësira prapa. Duhet të tregojmë shumë kujdes duke mos I lënë shumë hapësira”.