Luljeta Bozo: PS, partia e njerëzve të thjeshtë, populli do bëjë zgjedhjen e duhur

25 Mars 2021, 19:10Politika TEMA

Mes emocionesh, kandidatja e PS Luljeta Bozo e cilësuar nga kreu i qeverisë Edi Rama, përfaqësuesja e stërgjyshërve, deklaroi se populli do dijë të bëjë zgjedhjen e duhur dhe do votojë PS më 25 prill.

Ajo tha se socialistët janë partia e të ardhmes që ka bërë shumë reforma duke qëndruar pranë njerëzve të thjeshtë.

“Dua të them dy fjalë për popullin tonë. Them se ai do dijë të bëjë zgjedhjen e duhur dhe do votojë PS. E di nga e nisi para 8 vitesh PS, si u rrit niveli i jetës, shërbimeve. Në të gjitha fushat ka pasur vetëm përparime.

Duke parë se çfarë është arritur të krijohet, edhe në të ardhmen do kemi mundësi që me këtë forcë politike që punon për njerëzit e thjeshtë të kemi reforma më të mëdha se në këto 8 vite.

Ka përballuar dy sfida shumë të vështira siç janë pandemia me nisjen e vaksinimit dhe e dyta të shërojë plagët e tërmetit.

Jam e bindur që populli me pjekurinë e vërtetë do e votojë PS se është i bindur se do bëjë reforma në të gjitha fushat. Ne do jemi një vend më i begatë për ne dhe fëmijët tanë. I ftoj të gjithë të votojnë këtë forcë politike që është vetëm për njerëzit e thjeshtë”, tha Bozo.

6 komente në “Luljeta Bozo: PS, partia e njerëzve të thjeshtë, populli do bëjë zgjedhjen e duhur”

  1. Boston says:

    Flet njeriu i punes dhe mendjes. Urimet me te mira ju she PS. Fitorja e juaj eshte dhe e popullit. Kurre mos vije ne pushtet Sali krimineli me hajdutin Iril Meta qe vjellin vrer kunder USA.

  2. TONI says:

    Luljeta te duam shume por vetem e njerezve te thjeshte nuk eshte Ps….me gjej nje nga 300 drejruesit qe nuk ka siguruar 3 breza….

    1. Sara says:

      fiks, ka qene dikur e robve te tjeshte , sot eshte e superhajdutve

  3. Boston says:

    filloi edhe zonja e nderuar te genjeje
    paska pasur ego te fshehur kjo zonje

  4. Silvana says:

    Me tere konsideraten per ju profesore Bozo, respekte. Por PS eshte larg interesave te njerzve te thjeshte. Drejtues te saj qe levrijne ne qeveri sa nga nje post ne tjetrin jane hajna te pangopshem. Por cili eshte ndeshkuar per hajni a favorizim te njerzve te tyre, miqve pasanike. Ajo vetem e njerzve te thjeshte nuk eshte.

  5. Bossi says:

    Kjo eshte mavri me boje e shkreta, rastesisht ngeci brenda. Jo se eshte me i mire luli po rama sdurohet me , po tall trrapin hapur fare me ne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje