Nga Sander Lleshaj
Nuk mund të kishte skenë më surreale. Një tip i stresuar bërtiste në mikrofon „Lulëzim!“ me shpresën e kotë që të merrte si jehonë një „Basha!“ nga turma. Më pas i njëjti urdhëronte me tërsëllimë që t’u bihej borive, të tundeshin vetëm flamujtë kombëtarë një herë, e më pas vetëm ato të partisë, të ndizeshin celularët.
Një tallava e hatashme në mes të pandemisë që të sillte ndërmend shqyerjen e ububushme të tortës së pafat të 2012-ës, aq të pafat sa edhe qingjat e mjerë që u therën për të njollosur momentin e madh të 100 vjetorit të shtetit shqiptar, por dhe për të na treguar se në duart e kujt e kishim lënë fatin tonë.
Kisha shpresuar tek një efekt pozitiv i pandemisë. Shpresoja që ajo, të paktën, do të kishte mbyllur kapitullin e turpshëm të mitingjeve elektorale të këtyre tridhjetë viteve.
Por nuk paska qenë e thënë! Hapja e fushatës elektorale të Partisë Demokratike vetëm sa na provoi se mentaliteti arkaik i mitingjeve masive është ende gjallë.
Mitingjet masive, që lindën në fillim të shekullit të kaluar, si mënyra për të përcjellë mesazhe politike në kushtet e mungesës së mjeteve të komunikmit masiv, vijojnë të mbijetojnë si atavizma në Shqipërinë e shekullit të 21-të. Falë PD-së.
Partia Demokratike na dha një shembull tjetër të shëmtuar të pamundësisë organike të saj për të ardhur në këtë shekull. Në pamundësi dëshpëruese për të sjellë risi, PD vetëm sa kontaminoi rrezikshëm Sheshin „Nënë Tereza“ me gaz karbonik dhe me virus, duke pretenduar se shkelja e ligjit dhe rrezikimi i jetës së njerzëve janë gjetje inovatore.
Duhet një sforcim i madh mendor për të kuptuar arsyen e mbushjes së sheshit me makina dhe me militantë në një shfaqje absurde papërgjegjshmërie. Partia Demokratike rreket të bindë shqiptarët se do të mbajë flamurin e sundimit të ligjit, por provoi në fakt krejt të kundërtën, atë që ajo di të bëjë më mirë: anarkinë dhe shpërfilljen e ligjit.
Përzierja e rrezikshme e militantëve, llamarinës, tymit dhe virusit ishte një dëshmi e shëmtuar e ofertës antiligjore që PD u paraqet shqiptarëve sot. Ajo dëshmoi edhe një herë se për atë ligji nuk ekziston. Ajo ka udhëhequr rregullisht instiktet e turmave kundër ligjit, duke e zhytur vendin disa herë në anarki, pasojat e të cilës vijojnë të dëmtojnë edhe sot jetën e shqiptarëve.
Por tallavaja e sotme e pati edhe nje efekt pozitiv. Për ata që kishin donjë dilemë se çfarë të bëjnë me 25 prill, PD tregoi se ajo vjen në këto zgjedhje pa asnjë ndryshim. Me të njëjtën alternativë, me të njëjtin ekip, me të njëjtën apati, madje edhe me të njëjtën koerografi banale.
Por mbi të gjitha: PD vjen me të njejtën papërgjegjshmëri përballë qytetarëve, ligjit dhe shtetit.
Alternativa e PD-së është një rikthim në vitin 2013.
Mendja e kujt ishte kjo e makinave e ati Izdraelitet apo mendje cifuti….
JA KUSH ESHTE LULI ME 200 PETRITA DON FITORE.
Hahahahaha fiks si merret me spiunlleqe shikoje gjithe kohen eshte gjak ftohte si Ben pershtypje te gjithe I thone hajdut vrases
Injorance e madhe,ç’te besh, kete opzite injorante deri ne extrem kemi.Disnivel shume i madh me Ramen,jo se nuk dihet,por thellohet dita-dites.
se je me psikopatin sander prandaj
More pikalosh @… , po ai idjoti Neritan qe celi
sot mitingun e PD – se me thirrjen “Vdekje Edi
Rames… ! ” , si te duket , a nuk te ngjan si debil ?
Tamom. Edhe mu Torta mu kujtu.
Me fitu Berisha se Lulin e ka sa me e paraqit kam me e lene shtetesine shqiptare.me tregon injorance e budallik pa fund.
Sakte Sander.
LLeshaj si mundet qe edhe pas shume kohesh tu kujtua torta e Tiranes , pregatitur nga Basha . Ne ate kohe , shqipetaret te varfer dhe te uritur –ashtu si vinin nga monizmi it — u sulen per ta par , e pastaj mbushen gavetat , qe sistemi it jua kishte lene bosh qysh prej 50–60 vjetesh . Por si duket zilepse se si ishte e mundur qe fshataret e perbaltur nga sistemi it , erdhi koha te dilin para tij dhe — shume si ti — , e te mbushin gaveten , pa perulur se pari , para tij dhe shokeve te idealit tend . Eh… Keshtu vjen bulci nga nje here :Ngrihen kembet –qe ju dhe te tjere si ju , ishit kujdesur te llangosenit neper llumra e baltovina — e ti binin ” kokes tuaj te ndritur ” e shokeve te tu te idealit qe kujtonit e kujtoni se ju ishit e do ishit Bejleret dhe Agallaret e perjeteshm te ketij vendi , perhere te neperkembur nga soji juaj !..
Keshtu , shkak u be gaveta jote , kete here e zbrazur , te derdhni helm pa mase kundra popullit qe kerkon te drejten legjitime te tij , duke perkrahur nje program , i cili premton shume dhe eshte i besushem , per ta . Keshtu , shoku Kapter , idete dhe propaganta juaj , kete radhe , sigura ra ne boshllekun , ekonomik social e shoqeror si dhe politik , qe pregatitet ju per plot 8 vjet , me papergjegjshmerine tuaj , me kapadaillekun tuaj , me makuterine tuaj , me demagogjine tuaj , me silogjizmat tuaja bajate .
ik e futi naj teke konjak ene i byrek se gojen per te hanger e paske vetem, dhe bythen per te dhi . As fjale nuk ke , as bythe per me dal me emer ske.
Bravo Lleshaj. Qente le te lehin, karvani te shkoje para.
Edhe sot e kesaj dite nuk e mora vesh se kush demshperbleu torten e 100 Vjetorit te Pavaresise, qe lulkatrani e shtroi per qente!?
Kjo ”gjetje” e ketij te papergjegjshmi si kryetar i bashkise ne ate date historike e mbulon te terin me turp dhe e hedh mu ne mes te asaj ”torte”. Eshte i njejti njeri, qe kerkon duket, po torturon njerezit, qe i shkojne si delet nga pas dhe shpresojne ne genjeshtrat, gafat dhe gjumin e tij.
Nje njeri sharlatan, gjysme hollandez dhe gjysme shqiptar kerkon te behet ”misionar”! Nuk u gjet ne ate grupim nje shqiptar 100% per t’i drejtuar me dinjitet njerezit, por nje vrases, nje abuzues me pushtetin, nje gjumash, nje fales i teritoreve tek greku, nje braktises i Parlamentit, nje bredharak rrugeve do te drejtoje qeverine e Shqiperise?! Marrezia nuk ka kufi!
@ Konjak
Futi edhe nje dopio dhe pastaj shkruaj, se mbase te vjen mendja me mire.
Sic shkruan ketu, dukesh qe nuk e ke marre dozen tamam.
Sa per dijeni: lyl debili e beri per fisin e tij ate torte dhe jo per publikun…Ata, qe u zhyten me kembe e me duar ne ate qelbesire ceremoni, ishin njerez te pedese dhe te pastrehe me ty ne krye. Per publikun mund te kishte bere riparimin e ndonje shkolle, kopshti, cerdheje apo riparimin e ndonje rrugice, por nuk mundet! Aq di, aq ben! Edhe ti i shkon nga pas, per aresyen e thjeshte se e meriton.
Sander Lleshaj eshte nje emer i nderuar i Shqiperise, me nje kariere te shkelqyer ne Ushtri, Akademi, ne diplomaci, si minister i Brendshem dhe u dorehoq nga posti ne menyre dinjitoze, jo si idhulli yt, lylbyli, qe urdheroi dhe vrau 4 protestues paqesore. I dekoroi vrasesit dhe as i shkoi ne mendje te jepte doreheqje. Jeni nje bande e paturpshme, qe kerkoni gjak, jo rend dhe rregull, pune dhe siguri publike.