Tritan Shehu i alarmuar, takon gjahtarët: Moratoriumi i vendosur prej vitesh ka dëmtuar rëndë këtë aktivitet ekonomik

25 Mars 2021, 10:09Politika TEMA

Ish-deputeti i PD-së Tritan Shehu, me anë të një postimi në “Facebook” shkruan se ka zhvilluar sot një takim me gjahtarët.

Shehu thekson se Moratoriumi i vendosur prej vitesh, ka dëmtuar rëndë këtë aktivitet ekonomik.

Postimi i Tritan Shehut:

Gjuetia ne te zeze e pa kontrolluar e klienteliste nuk mund te pranohet.

Nje bisede interesante dhe mjaft e frytshme me nje grup gjahtaresh, pjesetare te shoqates se gjahtareve.

Moratoriumi i vendosur prej shume vitesh ka demtuar rende kete aktivitet te lidhur me ekonomine, turizmin, traditen etj.Gjahtaret theksuan se moratoriumi nuk ka zgjidhur asnje problem perkundrazi e ka perkeqesuar situaten pasi :

Ata qe kane patur e kane perkrahjen e shtetit e te nenpunesve te korruptuar vazhdojne gjahun pa asnje rregull, me arme e mjete speciale, pa kufizim periudhash duke demtuar rende boten shtazore.

E vetmja gje per te cilen sherbeu moratoriumi eshte shtimi i Korrupsionit  per te zhvilluar aktivitetin e pa ligjshem.

Nje nga shkaqet e vendosjes se moratoriumit eshte dhe fakti se gjahtaret u bene pengese per kultivimin e kanabisit e zbulimin e parcelave te tij.

Moratoriumi tregon dhe jo vetem per pa aftesine e shtetit per te vendosur e respektuar rregullat, por realisht e ka bere ate pjese te gjahut te pa ligjshem korruptiv e kriminal.Ka ardhur koha qe ky moratorium qe tregon qarte paaftesine e shtetit dhe qe demton gjahtaret e ndershem te hiqet dhe te vendosen rregulla te qarta per te gjithe.

 

 

3 komente në “Tritan Shehu i alarmuar, takon gjahtarët: Moratoriumi i vendosur prej vitesh ka dëmtuar rëndë këtë aktivitet ekonomik”

  1. ATZ says:

    Kuuur te vish ti edhe te tute, I lejoni qe mos te ngelen as sorrat ne deget e pemeve.

  2. NjeQytetarOptimist says:

    Prandaj u shfaqen flamingot pas 20 vjetesh qe pjanecet te rifillojne te rrjepin shpendet.. Regres mbrapa..

  3. Shqiptari says:

    Tani ka nje te drejte,por e politizon dhe nuk e njeh situaten e vertete ne terren.
    Ai mundohet t’ia hedhre fajin autoreve te Moratoriumit dhe merr per baze mllefin dhe dredhine e shoqates.
    Shoqata e Gjuetareve eshte nje grupim horrash dhe shkelesish te ligjit,plehra dhe mashtrues,te cilet po e shkelin Moratoriumin dhe po bejne baterrdine mbi gjene e eger
    Ne te gjithe territorin ka nje permiresim te kafsheve dhe shpendve te egra,jo vetem atyre autokton,por dhe atyre migratore te cilat jane rikthyer kenaqshem ne territor.
    Por ka nje problem te madh,pasi ata qe posedojne arme gjahu me leje(Ka dhe arme pa leje) dhe jane anetare te kesaj shoqate vazhdojne te gjuajne pa leje ne shkelje te ligjitb.
    Ku gjuajne: Ne te gjithe territorin, ne Korab,ne Gjalice,ne Malesi te madhe,ne Shkoder(Cukal,Maranaj,Postrribe,Liqenin e Shkodres,Bune,Bregu i ranes,ne Lezhe,Kune Vain,ne Munelle,ne malesine e Krujes dhe Kurbinit,ne Krrabe,
    Po bejne kerrdine ne Elbasan,Librazhd,Gramsh ku gjuhet jashte sezinit dhe naten me drita,ne Shmil,Dorez,Zgare,Shmil,Orenje,Qarrishte,Stravaj,Shebenik,Sopot dhe Vasjsn,ne Tomorrice, tere mlesine e Gramshit ,ne malesine e Korçes deri ne Lubonje dhe Devoll,ne Karavasta,bregdeti Vilbashtove-Narte,ne Mallakaster,ne zonen e Berat-Permet Tepelene,Vlore-Gjirokater,pra ne çdo cep te Shqiperise.Po zhdukin dhe kafshe te rralla.
    Tere ata qe gjuajne kane Çifte,arme gjahu,jane pjese e Shoqates,jane horra dhe shkeles te Moratoriumit.
    Ketu nuk futen nje lukuni e madhe gjuetaresh te peshkut me rrjeta,dinamit,helme ne sezon shtimi duke i varferuar lumenjte,perrenjte dhe liqenet ne maksimum.
    Vetem nje fakt:Liqeni i Banjes ne Gramsh,apo ne Thaneme tere atosiperfaqe ujore pothuaj nuk kane me peshk pasi gjuhet kaq rendshem sa melyshi dhe krapi nuk arrijne te riprodhohen.Ne Thane e grine rrjetat ne kanalin e Vlashukut
    Tani ka te drejte,por ai del ne mbrojtje te kasapeve dhe shkelesve te moratoriumit,te cilet po presin te vije Tani ne pushtet qe ta prishe Moratoriumin dhe t’u hapi rruge Xhagenjve te shoqates qe jane te gatshem te zhdukin çdo gje te gjalle qe eshte mbrojtur dhe shtuar ne keto vjet.
    Per hajer u qofte nese u jepet kjo mundesi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje