Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se në raportet me Serbinë, çështja e të pagjeturve do të jetë përparësi.
“Padyshim që në raportin me Serbinë e kemi priroritet çështjen e të pagjetueve dhe krimeve të kryera gjatë luftës, pasi nuk mund të kemi ardhmëri, paqe, drejtësi dhe progres nëse nuk i trajtojmë këto krime makabre që janë kryer mbi popullin tonë”, ka thënë Kurti.
Ai këto komente i bëri gjatë homazheve te Kompleksi Memorial në Krushë të Madhe.
Kurti tha se drejtësia për krimet e kryera gjatë luftës nga Serbia mungon dhe është obligim institucional të ketë angazhim maksimal në këtë çështje.
Fshati Krushë e Madhe ka qenë njëri ndër vendbanimet më të goditura nga lufta në Kosovë më 1998-99. Aksioni i forcave policore e ushtarake serbe në këtë fshat nisi më 25 dhe zgjati deri më 27 mars të vitit 1999. Në këtë masakër u vranë 243 qytetarë, nga ta shtatë fëmijë, pesë gra (njëra shtatzënë) dhe kanë mbijetuar 25 të plagosur rëndë. Ende vazhdojnë të jenë të pagjetur edhe 64 persona nga ky fshat.
Bashkë me Kurtin, homazhe në Krushë të Madhe bëri edhe deputetja, Vjosa Osmani, njëherësh kandidate për presidente e Lëvizjes “Vetëvendosje”.
“Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme e po ashtu liria dhe pavarësia e shtetit tonë nuk ka as kuptim pa pasur drejtësi për viktimat e regjimit gjenocidal serb”, tha Osmani.
Pas përfundimit të luftës në Kosovë, në vitin 1999, rreth 6.500 persona kanë qenë të zhdukur.
Që nga ajo kohë janë kryer disa zhvarrime në varreza masive në Kosovë dhe Serbi dhe deri më tash janë gjetur rreth 70 për qind e të pagjeturve.
Sipas autoriteteve në Kosovë, të pagjetur vazhdojnë të jenë edhe rreth 1,600 persona, kryesisht shqiptarë.
Zgjidhja e fatit të personave të pagjetur është një nga pikat e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike, e cila është nënshkruar më 4 shtator të vitit 2020 në Uashington nga ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Çështja e të pagjeturve është gjithashtu në agjendën e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, i cili ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.
KERKOJME TRUPIN E UKSHIN HOTIT
Ketij i thua me plot gojen drejtues shteti, qe nuk i lutet Serbise per njohje, por e ve perpara pergjegjesise per krimet e kryera.
Vetem keshtu do te vihet perpara pergjegjesise Serbia dhe perendimi do detyrohet ti kerkoje me shume llogari dhe jo si deri tani qe ka luajtur si me qene viktime.
Albini ka frike nga ceshtja e njohjes Kosoves, qe eshte edhe ceshtja kryesore per kete Qeveri.
Pandemia gjithashtu eshte nje problem akut,
Per asnjeren prej tyre nuk del perballe Albini, por rrifshehur mbas ferrave…
Shume shpejt do bjeri ne kundershtim me Ministren qe ka emeruar Gevalla.
KY eshte çelsi i gjithe prapaskenave per SERBINE dhe lakenjte e Europes qe i vene mbrapa,SERBET pa treguar varet masive te SHqiptareve te Kosoves dhe te kerkoje falje per krimet kunder popullates se pa mbrojtur duhet lene jashte EUROPES dhe mundesishte ti behet embargo per çdo mall qe futet nga EUROPA E AMERIKA.
BRAVO, SERBET KANE QENE REHAT ME THACIN, CFARE THOTE VUCIC BENTE THACI.
Vaj medet Kosova per kete mashtrues qe ka kryeminister.
Ky se ka haberin c’domethene shtet dhe si qeveriset.
Bravo!!! Vecse keto nuk behen t’u bo aleat lulin qe ka fshehur videon e masakres….
Zoti me falte por nuk dukesh i afte per udheheqes @
Sigurisht qe drejtesia per fatin e te zhdukurve, ka rendesi te vecante. Po keshtu jane edhe problemet e genocidit ndaj popullit shqiptar te Kosoves, qe nen tanket serbe u detyrua te linte Kosoven. Ne thelb ky eshte edhe krimi me i math qe beri Serbia ndaj nesh. Ky dhe vetem ky fakt mundesoi sulmin e NATOS sepse kish te bente me cfarrosje masive te trojeve shqiptare… Ne kete pike Albini duhet te kerkoje demshperblimet luftes…Nuk eshte vendi per “patriotizem” dhe ti tregoj se cduhet te ketkoje Albini, por ne keto momente rendesi ka qe ai pranon te bisedoje.
Qe te zgjidhet keto probleme madhore duhen bisedimet. Ne thelb pjesemarrja ne bisedime eshte thelbi i zgjidhjes se problemeve. Pika e pare qe duhet te arrihet eshte qe Serbia te na njohi si shtet. Mbas kesaj normalizimi i marredhenieve do jete nje periudhe e gjate. Ndoshta nuk do kemi kurre normalizim me Serbine, duke njohur psikollogjine serbe se Kosova eshte zemra e Serbise.
Qe te mos zgjatem, me modesti do te sugjeroja qe puna e pare qe duhet te beje Albini eshte heqja dore nga “parrullat populiste”. Ai le ta lere trimerine, zgjuarsine dhe patriotizmin e tij, ne bisedimet me serbin. Ai ka shume pune per te bere. Ai duhet te perpiloje nje plan me detaje dhe atapa se si do arrije qellimet tona dhe te heqi dore nga shprehje te tilla se ceshte me eshte me e rendesishme dhe ceshte me pake e rendesishme.
Po te lexosh shtypin serb, te bie ne sy qe e vetmja shprese per Vuciqin eshte qe Albini ta dhjese prape duke vene parakushte. Ata mezi e presin kete qe te justifikojne mospjesemarrjen ne bisedime. Njelloj si dhe ne rastin e “reciprocitetit” ku Albini kerkonte reciprocitet para bisedimeve dhe jo bisedime per te arritur reciprocitetin, edhe sot shprehjet e shkeputura te Vjoses apo vet Albinit tregojne se ata po tregohen mendjeshkurter. Ne kohen ku Amerika dhe Evropa jane te bashkuar per ti treguar vendin Vuciqit, Albini duhet te tregohet nje nejri I pjekur dhe jo te flase lart e posht. Ai tashme votat i mori dhe nuk ka me nevoje per politike populiste. Koha eshte per pune. Koha eshte per plane te detajuara dhe dipllomaci te holle dhe jo per parrulla te tipit qe liria, pa arritur kete apo ate, nuk ka kuptim. Liria eshte mbi te tera dhe koha do rregulloje cdo gje. Nuk ka gjera te rendesishme dhe me pak te rendesishme per lirine. Njohja nga Serbia eshte vetem fillimi I zgjidhjes se problemeve. Te kerkosh “qiqra ne hell” kur Serbia akoma nuk te njeh, vetem sa i jep Vuciqit nje sebep se si te terhiqet nga bisedimet, duke ne a lene ne fajin. Eshte e tepert te mendosh qe Albini dhe Vjosa jame marre vesh qe te bejne kerkesa maksimale dhe te pamundura, para se te nenshkruhet njohja reciproke, me qellim qe Vuciqi te terhiqet nga bisedimet. Albini dhe Vjosa kane te vetmen alternative qe eshte bashkepunimi me Ameriken. “Njohjen Reciproke” le ta transformojne ne “gjitheperfshirese”. Le te diskutojne deri ne fund sa tu dale shkuma qe kerkesat tona te realizohen. Ne asnje menyre ata nuk duhet te vene kushte para bisedimeve….
Qe sot e tutje kosova do jete pale ne bisedime dhe jo teme
Isha kurjoz me dijt pse u shqetsu macron qe donte ramen per ndermjetes ne kosove .
Ckan besidu qeverite e meparme te kosoves qe sot evropa plake po shqetsohet
sipas vv marrveshjet e fshehta do behen publike sepse ska zgjidhje pa pelqimin e popullit kjo do nxirrte ne pah edhe qeverite perkatese se llogarine e kujt kan bere
Shpresojme qe keto marrveshje te mos jene si premtimet e rames me marrveshjen me greqine sepse edhe ay ashtu thoshte nuk do jene te fshehta por e dime si shkoi