Rama, apel shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut: Nuk ju kërkohet të merreni pushkën dhe të dilni në mal, por veç 5 minuta për t'u regjistruar

26 Mars 2021, 11:24Rajoni TEMA

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot një videomesazh, përmes të cilit i bën një apel të gjithë shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, që të bëjnë regjistrimin në censusin që po zhvillohet në vendin fqinj.

Ai thekson se kjo është shumë e rëndësishme, për të rritur dhe vendimmarrjen e shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

“Deri dje shqiptari trajtohej si qytetar i dytë. Politika e ditës ashtu si kudo dhe si gjithmonë ju ndan edhe juve por ajo asesi nuk duhet kurrë më ta shihni identiten shqiptar si një kauzë mbi të gjitha kauzat.

Sot është një nga ato momentet si qytetar të Maqedonisë së Veriut nuk duhet të mungojë në regjistrimin e popullsisë.

Ju e dini më mirë se kushdo se nga numri i shqiptarëv të regjistruar varet fuqia kushtetuese e popullit shqiptar në atë shtet.

Nuk ju kërkohet të merreni pushkën dhe të dilni në mal por veç të harxhoni 5 minuta për të klikuar adresën dhe për të shkruar me krenari emrin tuaj dhe gjakun tuaj prej shqiptari”- shprehet Rama.

7 komente në “Rama, apel shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut: Nuk ju kërkohet të merreni pushkën dhe të dilni në mal, por veç 5 minuta për t’u regjistruar”

  1. MacGr says:

    I ZGJIDH KIM MEHMETI PROBLEMET E shumta te shqiptareve atje por eshte shume i zene me politiken e portalit te Zenit.KY PSEUDO intelektual qe eshte si nata me diten me te pavdekshmin Arber XHAFERI eshte ngatrruar me politiken me antishqiptare ne Tirane. Shqiptaret e Maqedonise se Veriut te RREGJISTROHEN SI SHQIPTARE dhe te mos hezitojne ta bejne kete me shpejt,me mire dhe me me vendosmeri se sa te shkojne ne xhami te cilat i orientojne ne te qenit turq.Kete shiko mire KIM e pastaj te degjojme delirimet e tua te politikave antishqiptare. Xhamine aty e keni o shqiptar nuk ju iken por shkoni regjistrohuni per ate qe jeni.

    1. Kalec Dega says:

      idjotit qe fut hundet ska ci duhet me nje shtet e vend tjeter sovran….ne fund te fundit, ckuptim do kete ai “censusi, kur ata vetem shqipen kane te perbashket me Shqiptaret.

    2. Grek Magjupi Racist says:

      Gjilasi, serb malazez i tha Rankoviqit, Mos ua merr Armet Shqiptareve, se vriten mes vete, Xhamia kerkuan nje, ndertpju dy, shkollat ua dhe, i more Armet u dhe Topin.

  2. Iliria e bashkuar says:

    Duhet te zgjohen e te dalin hapur edhe shqiptaret qe kane ndryshuar identitetin.

  3. vp says:

    Kalec …kujdes fjalorin se tregon nivelin tend educative…Ska cte duhet ty se cben kryeministry I Shqipetareve per popullin e vet ne bote

  4. REALE says:

    Kalec fundrina! Kryeministri shqiptar, si ne çdo aspekt, e ka per detyre me kushtetute qe te komunikoje dhe mbroje shqiptaret kud qe jane. Ju bastardet qe jeni çiftezim me te huajt si Sali Berisha, patjeter qe do ti futni hundet kudo, por hurin keni per te marre nga shqiptaret e vertete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje