Papa Francesku emëron në Vatikan një shqiptare, ish deputetja merr postin e lartë

26 Mars 2021, 14:08Sociale TEMA

Papa Françesku, ka emëruar për të shërbyer në Dikasterin e Vatikanit për Promovimin e Zhvillimit Integral Njerëzor, profesoreshën  e Kolegjit të Drejtësisë të Universitetit St. Thomas, shqiptaren Roza Pati.

Sipas, medias të huaj, Stu, ajo ka dhe postin e drejtoreshës ekskluzive të programit LL.M./ JSD në të Drejtat Ndërkombëtare të Njeriut dhe Drejtor Themelues të Akademisë së Trafikimit Njerëzor John J. Brunetti.

Lajmi është konfirmuar në letrën apostolike, ku thuhet se ajo do të merret kryesisht me çështjen e emigrantëve, personave në nevojë dhe të të sëmurëve.

“Ky Dikaster do të jetë kompetent veçanërisht në çështjet në lidhje me emigrantët, ata në nevojë, të sëmurët, të përjashtuarit dhe të margjinalizuarit, të burgosurit dhe të papunët, si dhe viktimat e konfliktit të armatosur, katastrofave natyrore, dhe të gjitha format e skllavërisë dhe torturës,“-thuhet në njoftim.

Mbështetja e kauzave që kanë lidhje me dinjitetin njerëzor, sjellin ndërgjegjësim dhe kërkojnë zgjidhje efektive ligjore dhe politike drejt heqjes së të gjitha formave të vuajtjeve njerëzore, përfshirë trafikimin njerëzor, është një pasion për Roza Patin.

Roza Pati, u lind në Shqipëri, në periudhën e diktaturës dhe regjim ateist dhe në një familje katolike që ishte pjesë e një pakice 10% katolike në një vend mbizotërues mysliman.

Roza ishte ndër të fundit persona që u pagëzua, pak para se regjimi të ndalonte të gjitha fetë, të mbyllte dhe shkatërronte shtëpitë e adhurimit, të burgoste e madje të ekzekutoheshin priftërinj dhe klerikë të tjerë që guxonin të mendonin për Zotin.

Ndërkohë, ajo ka thënë se nëna e saj ishte një besimtare e devotshme e Kishës Katolike dhe e ka ndihmuar atë të ruaj besimin.

“Por, unë kisha një bekim unik: një nënë të jashtëzakonshme, një nga besnikët më të devotshme të Kishës Katolike. Ajo më mësoi mua dhe dy motrat e mia, se si të bëjmë shenjën e kryqit, t’i themi lutjet Atit Qiellor, të kërkojmë dhe ndjekim Zotin tonë, të jemi në vepra siç pretendojmë me fjalë,”- deklaroi Pati.

Nëna e Patit ishte vajza e një personi të diskriminuar në regjim, i cili u ekzekutua, pas një gjyqi. Por pavarësisht kësaj, nëna e saj e ka transmetua besimin te Roza dhe të motra e saj.

Bazuar në parimet që mamaja e saj mësoi, Pati u rrit për të shërbyer si një zyrtare e zgjedhur në qeverinë lokale shqiptare, deputete e PD ne peridhen 1996-1997 e parlamentit shqiptar dhe një anëtare e Kabinetit si Sekretare e Shtetit për të Rinjtë dhe Gratë.

8 komente në “Papa Francesku emëron në Vatikan një shqiptare, ish deputetja merr postin e lartë”

  1. VLORA says:

    E BABA MONDI???? E QIRIE NGRE QIA SE SJA MBAJ MEND EMRIN HALES SKANE GJET AKOMA NDONJE NGE QIRKE????

  2. ?????? says:

    Shume mire faliminderit Papa Franqeskut

  3. american16al says:

    Urime per detyren dhe sukses ne kryerjen e saj.

  4. Seljani says:

    Po edhe nji detaj
    zonja ne fjale ka qene deputete e pd

  5. Ideali says:

    Mos, qeka terbuar i gjati. Si nuk e mori Sulltani ne sarajet e ti.

  6. Tahir Gashi says:

    Lindi ne Kukes por per arsye biografike e internuan ne Lac!

  7. Nardi says:

    Po me vie keq qe Rozen e kane zgjedhur ne Vatikan! Sikur ja ka zene vendin e shum deshiruar nga AT Agron Gjakmarkaj.

  8. k says:

    Edhe Vatikani u bë shqiptar tani.
    Kujdes se mund të dali që Kostandini ja ka dhuruar një shqiptari nga puka territorin.
    Bile ka edhe një vendim të gjykatës së rrogozhinës dhe dokumenti orginal i 425 e.s.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje