Nga Mustafa Nano*
Opozitarët shqiptarë në këtë fillim fushate janë nervozë. Ky është një vëzhgim që e kam bërë edhe herë të tjera, dhe unë këmbëngul: ata janë nervozë. Ata nuk po krijojnë dot një klimë fitoreje. Në të vërtetë, ata janë bërë bashkë, duket që janë bërë bashkë, por në të njëjtën kohë është e dukshme se nuk ndihen mirë; nuk ndihen se janë në gjendje të mbjellin në shoqërinë shqiptare në këtë moment farën e ndryshimit.
Edhe udhëheqësi i tyre, Lulzim Basha, që këto zgjedhje i ka marrë shumë seriozisht, më seriozisht se çdo gjë tjetër në jetën e vet, sipas sondazheve, edhe ai nuk po arrin të ngjizë një lloj kimie midis tij nga njëra anë dhe shumicës së shqiptarëve nga ana tjetër.
Dhe nuk mbaron këtu. Tetë vite në opozitë të shoqëruara edhe me perspektivën e një katërvjeçari tjetër në opozitë, që nga ana tjetër mund të pjellë edhe një katërvjeçar tjetër në opozitë, i bën nervozë opozitarët. Për rrjedhojë, opozitarët bëhen nervozë edhe për faktin se në skenarin e humbjes, brenda Partisë Demokratike do të lindë patjetër një diskutim i fortë, madje i shoqëruar me konflikte midis palëve. Ky diskutim mund të bëhet shkak për një harakiri të Partisë Demokratike, e cila edhe mund të shkrihet fare.
Në këto rrethana, opozitarët janë duke bërë një numër gabimesh, por unë mendoj që gabimi i tyre më i rëndë ka të bëjë me faktin që ata po përpiqen ta trajtojnë garën elektorale si një luftë për jetë a vdekje. Ata po përpiqen ta shohin 25 prillin si ditën e ndeshjes finale. Për këtë kanë ndërtuar edhe një narrativë të caktuar, narrativën e të keqes që ka pllakosur në këtë vend, narrativën e Shqipërisë që në këtë moment po përjeton momentin më të vështirë dhe më dramatik të hoistorisë së vet. Dhe opozitarët shqiptarë e besojnë këtë gjë.
Tonet e tyre janë tone vajtimi. Kjo duket e nënkuptuar në mesazhet që ata përcjellin: “Oi, oi oi… ç’na ka gjetur!” Ky është mesazhi që ata përcjellin. Dhe këto tone vajtimi lidhen më së shumti me bindjen e tyre se përballë nuk kanë një kundërshtar të zakonshëm, por kanë një monstër, një përbindësh, një kuçedër, bajlozin më të zi që mund të imagjinohet. Prandaj ai njeri duhet mundur me çdo kusht. Nuk ka alternativë tjetër. Një mandat i tretë i Edi Ramës do të ishte fundi i fundit të fundit të Shqipërisë.
Kjo është një narrativë e dëshpëruar. Por në të njëjtën kohë, unë mendoj se është edhe e gabuar, e padrejtë dhe që nuk i vlen opozitës e opozitarëve. Është e vërtetë që prej kësaj narrative do të mobilizohen të gjithë opozitarët anembanë, por për shkak të po kësaj narrative do të mobilizohet edhe pala tjetër. Dhe ne e dimë se ç’ndodh në rrethanat kur palët mobilizohen në maksimum. Në këto rrethana të fituar janë socialistët, ndërsa demokratët janë të humbur. Kjo për një arsye shumë të thjeshtë, të natyrës aritmetike: socialistët janë më të shumtë në numër.
Kjo nuk është një narrative e re, që ka lidhje me këto ditë, por ajo është ndërtuar nga demokratët vite më parë, dhe mbi bazën e saj kanë ndërtuar gjithë aksionin opozitar, madje nëpërmjet saj kanë synuar ta legjitimojnë atë aksion opozitar. Veçanërisht e kanë përdorur për t’i dhënë kuptim dy vendimeve më të rëndësishme të kësaj partie, të cilët janë vendime pa precedentë në historinë e botës demokratike. Dhe kjo e fundit duhet të merret si e tillë fjalë për fjalë, mund të konsultoheni me të gjitha enciklopeditë e botës. Vendimet për djegien e mandateve dhe për bojkotimin e zgjedhjeve janë vendime janë pa precedentë.
Është për të ardhur keq që në momentin kur u morën këto vendime nuk u ngrit asnjë zë nga Partia Demokratike, e madje edhe nga bota opozitare, që të kontestonte dhe t’i drejtohej Lulzim Bashës duke i thënë: “Ej, gringo! Mos e merr këtë vendim! Udhëhiqe si të duash opozitën, por mos shko deri në këtë pikë, sepse djegia e mandateve është absurde.” Por ata nuk e bënë këtë gjë.
Ata bënë të kundërtën: e mbështetën Lulzim Bashën në përpjekjet për ta marrë këtë vendim. Madje ata e nxitën atë, sepse e konsideronin këtë një vendim shumë inteligjent, një ide gjeniale e cila do ta vinte maxhorancën me shpatulla pas murit, sipas së cilës kjo e fundit ose do të duhej të dorëzonte pushtetin në tavolinë, ose do të duhej të përballej me protesta të mëdha në rrugë, ndoshta edhe me një luftë civile.
Ata shpresonin se socialistët do të bënin zgjedhjen e parë dhe do të dorëzonin pushtetin. Për fat të mirë, ata nuk e bënë këtë gjë. Unë kam rastin të them diçka: Jam krenar që kam marrë pjesë në zgjedhjet lokale të dy viteve më parë, që janë zgjedhjet më të shëmtuara në historinë pluraliste të Shqipërisë. E megjithatë, unë kurrë nuk jam ndier kaq krenar për një gjest timin publik sesa fakti që unë mora pjesë në ato zgjedhje të shëmtuara.
Është edhe një përthyerje tjetër e narrativës e cila ka të bëjë me përpjekjet e opozitarëve për ta interpretuar garën elektorale si një garë morale, si një garë midis të mirëve, që janë ata vet, dhe të këqijve që janë socialistët. Por sipas meje kjo nuk vlen. Partia e Berishës e ka humbur të drejtën për të bërë beteja morale në këtë vend. E vërteta është që të gjitha partitë shqiptare e kane humbur këtë të drejtë dhe do të bënin mirë të na i kursenin betejat morale.
E përmend partinë e Berishës në këtë rast, sepse janë ata që po e bëjnë një betejë të tillë. Të shohësh berishianët në vitin 2021 që ngrenë zërin kundër vjedhjes së zgjedhjeve, kundër korrupsionit, apo kundër përpjekjeve për të instaluar ndonjë regjim, të vret sytë. Është njësoj sikur të shohësh Enver Hoxhën të ringjallet dhe të fillojë të kapet me zell pas kauzës së tregut të lirë kapitalist, apo pas kauzës për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.
Opozitarët do të bënin mirë të hiqnin dorë nga kjo narrativë, sepse sipas shumicës së sondazheve është një narrativë që nuk funksionon, që nuk ngjit e nuk jep frute për ta. Mirëpo, frika ime është se nëse ata heqin dorë nga kjo narrativë, demokratët nuk do të kishin se ç’të thoshin më.
Demokratët janë mësuar me diçka: sa herë që janë në opozitë e vetmja gjë që dinë të bëjnë, është të denoncojnë mafien në pushtet, dhe praktikat e abuzimit me pushtetin. S’ka problem fakti se kur ata kanë qenë në pushtet i kanë zbatuar këto praktika. Madje një pjesë të këtyre praktikave i kanë shpikur vet. Lind pyetja: “Kjo është mënyra me të cilën ata mendojnë të fitojnë zgjedhjet më 25 prill?” Nëse është kjo, i kanë punët shumë keq.
*Monolog nga emisioni Arnautistan
PD është peng e berishës dhe në shërbim të familjes së tij,dhe si e tillë nuk ka asnjë program në funksion të së ardhmes shqiptarëve.
Nuk eshte e djadhte ideologjikisht sepse nuk ka idenë mbi bazat e saj teorike,NDERSHMËRI,LIGJ DHE KOMBI MBI TË GJITHA.
Kurse aha jane e kunderta,vjedhje,anarki,te grabisim kombin sa te mundim.
Kemi te detyruar te votojme Ramën që ka vetëm njërën e ketyre vetive.Dmth rivendosjen e shtetit ligjor.
Rama eshte edhe i majte edhe i moderuar edhe i djathtë.
Këto janë teoritë e drejtimit të shtetit,jo sharjet injorante dhe fshatare te “analistëve”shërbëtorë të mafjes.
Bravo Muc! Analize e nivelit klass.
ΝΑΝΟ¨¨ ΝΕ CILIN fjalor e gjete fjalen ”monster”?????
Ate krahasimin me enverin e ke ba tfort muç se lun as topi
Mustafa, kur përmende mobilizimin e partive dhe vure ne dukje se socialistët janë më të shumtë në numër e nxorre fytyrën e vërtet të rilindasve . Ky është pikërisht mentaliteti që na mban pas e nuk na bën të ecim. Në ate fjali ti pohove atë që të gjithë e ndjejnë por nuk e shprehin. Socialistët fitojnë JO SEPSE QEVERISIN ME MIRE POR SE SHQIPTARET VOTOJNE PARTIAKSHE dhe PS gjithmonë ka elektorat më të madh për arsye historike që lidhet me kohën e Xhaxhit. Ne kemi mentalitet feudal dhe ashtu do mbetemi.
Po çfar mentaliteti të kemi mor pallë k….?!
Mentalitetin e vrasësit që ka babai juaj S.Berisha?!
Mentalitetin vrit për të vjedhur?!
PD një koncetrat vrasësish,hajdutësh dhe tradhëtarësh të Shqipërisë!
Analize perfekte o mendjendritur, o smart brain. Te admiroj , nuk kam cfare te shtoj o Muc Nano, i ke thene te gjitha. Po a nxirret ne hapje te fushates nje grua gerdalle pa imazh pozitiv si Flutura Acka per te hapur fushaten? Po ai roja e gerdalles bordello 87 vjecare Neritan funderrina Licaj a nxirret. Qysh me keto 2 prezantime u pa qarte se nje humbje e madhe e pret opoziten
Padyshim na binde Muç qe Shqiperia eshte nje vend demokratik 24 karatesh. E arrite kete me “narrativen” se je ndjere krenar si asnje here ne jeten tende qe ke marre pjese ne nje gje te shemtuar. Po te kujtoj se nje i njohuri yt i pat thene po nje te njohurit tend, ish N/Kryetar i PD-se, kur e pyeti a kishte qene anetar i PPSH-se: – O shoku X, ne Shkoder jam demokrat, ne Tirane jam social demokrat, por ne Vlore e Skrapar jam kryetar i Partise Demokratike mor burre. Bjeri drejte o Muç, thuaj jam i majte se nuk eshte turp, turp eshte te godasesh opoziten ne fushate elektorale, kushdo qofte ajo. Veprim i mençur eshte te perkrahesh apoziten shqiptare se eshte me te vertete e dobet, prandaj i duhet dhene nje dore e jo ta fundosesh. SE PERPJEKJA PER FUNDOSJEN E OPOZITES TREGON VETEM DY GJERA: 1.Krijon iluzionin qe eshte e forte e kjo ka pasoja 2.Krijon po ashtu iluzionin qe jeni tifoz i diktatures, por kjo nuk sjell pasoja
Opozita shqiptare përfaqëson rrënimin total të vendit, 1997-tën, Gërdecin, 21 janarin, molotovët, tritolin, Lazaratin etj etj. Ajo për këto të zeza që i ka bêrë Shqipërisë duhej të ishte nxjerrë jashtë ligjit me kohë. Jo t’i japësh dorën.
Nuk e kuptoj fare arsyetimin tend “Dollar dhe Euro”………..E para – Turp nuk eshte te godasesh OPOZITEN e cila per mbi 30-Vjet, ka frike nga nje Njeri-dobesi e pakonceptueshme……por edhe per Arsyen se eshte Forca qe do te udhehiqte punet e Shtetit Shqipetar, neser ose pasneser…….
E Dyta – Partite dhe Emrat e tyre jane shume te PARENDESISHEM…….Fjalet Komunist, Socialist, Kapitalist, Demokrat jane Fjale qe permenden tash e Mot, per te definuar nje Ideologji te caktuar per tia lehtesuar/perafersuar Njerezimit/Qytetarise botkuptimin e Ideologjive qe permbajne/trajtojne.
Cfare dua te them eshte se nuk jane Epitetet (Komunist, Socialist, Demokrat) qe percaktojne Formen dhe Kufirin e njeres Ideologji tek tjetra, ndershmerine dhe kusarine, prosperitetin dhe anarkine, maskarallekun dhe zbatimin e Ligjit…etj etj etj……..psh nje Hajdut besoj se duhet ta kishte emrin e tille si ne Komunizem ashtu edhe ne Demokraci, tradhtari i vendit eshte i tille si ne Komunizem ashtu ne Demokraci, nje vrases duhet te denohet si i tille ne te dyja Sistemet, nje Zaptues Tokash duhet ta dije se ka thyer Ligjet e Vendit ku jeton…………►Shembull◄Dr. Kosova eshte se pari Njeri i ndershem dhe neqoftese do te kishte qene para 30-Vitesh Komunist e sot Demokrat une do e votoja Sot me te dyja Duart sepse vleresoj pastertine dhe personalitetin e Njeriut te ndershem……….dua te them se ne sejcilin Sistem ka te miret e te keqinjt…keshtu ishte , eshte e do te jete……Shumica e Demokrateve e perdorin Fjalen Komunist si Fjale fyese, ofenduese etj etj……harrojne se nuk kishte Familje shqipetare (Fis i Pare ose i Dyte) qe nuk kishte Komunist ne Shtepi…..pastaj harrojne se Drejtuesi Historik ishte vete 24 Karatsh komunist……..per mua do te ishte Ok (24 Karatsh Komunist) por te bente Detyren qe duhej te bente….perkundrazi…..Shkaterroj ate Vend nga A te ZH………sot Opozitari shkaterrimtar kerkon te futet ne Parlament……dhe ti me flet mua per perkrahje te Opozites……Kurren e kurres sepse ja fus vetes dhe Familjes sime………doja te shkruaja me shume por mjafton per sot……….
fakti qe eshte opozite, nuk e ben detyrimisht te mire opoziten.Ka qene pushtet i keq dikur dhe kerkojne te riciklohen.
PD do ndryshoj kur realisht te latgohet nga drejtimi Berisha.
Largimi nga Parlamenti dhe ” demaskimi”dixhital,Jane vepra te Berishes.
JANE TE SPROVUAR SHUME HERE, NUK JANE PARTI E NDRYSHIMI, JANE VETEM PARTIA E ZHGENJIMIT. JANE AKTORE POLITIK, TE VJETERUAR, QE PERSERI SIN VET VETEN DHE CFARE ESHTE PER TE ARDHUR KEQ ESHTE LULI BASHA, NJE AKTOR HIPOKRITE, KOMIK MASHTRUES, QE NUK SJELL ASGJE ESHTE ZERO, ESHTE TURPI I SHQIPERISE.. NDRYSHIME QE KA BERE RAMA ATA NUK DO TE MUND TI BENIN AS PER 50 VJET. E LANE SHQIPERINE SI MOS ME KEQ. CFARE VOTE DUAN ATA???!! POPULLI THA SHYQYR QE I SHPORREM. ME 25 PRRILL FITON KJO QEVERIA E NDRYSHIMIT, DHE E PUNES.
Ramën e kanë inat të pa aftët ,se Rama po bën punën e tija si kryeinistër .në të gjithë botën opozita e ndjek zhvillimin e të gjithë sektorëve të shtetit sikur të jetë mazhrancë duke krijuar qeverri opozitare dhe duke fituar kështu edhe eksperiencë për drejtiin e shtetit edhe duke përparuar në risi që të dalin me një program elektoral të besueshmë dhe për ti treguar elektoratit që ata janë të zotë të drejtojnë qeverrinë.Por opozita ose më mirë PD është jashtë nga këto dhe nuk e kuptojnë se me “rama ik ‘”dhe e lloj lloj sharjesh do të fitojnë besimin e elektoratit.Në këto kushte po qe se elektorati nuk do të votojë partinë socialiste do të bëjë GAFËN e shekullit dhe pasojat do jenë në kurris të tyre.
Po ku dine rrumpallat se ç’eshte bota o njeri.Ata kane vetem nje qeliim e asgje tjeter,te mbrojne,ose me e keqja , te mos paguajn per gjene e vjedhur,dhe duan te japin idene qe jane gati edhe ti vene perseri zjarrin Shqiperise per kete qellim.Por kane kostatuar edhe nje ndryshim te vogel nga vitet 1990,Shqiptaret kane evoluar,dhe ndo njerin mund ta bindin,ti paguajn rrugen e ndonje qofte,por kurrsesi te rrembeje armet e te vdesi per banoret e gjirit te Lalsit,e kjo tmerresisht i ka hequr gjumin e nates,Saliut,Likes e gjith shpures se tyre.Kurse Luli papagalli,pasi lexon skenarin,dhe ben detyrat qe i kan ngarkuar,fle per shtat pale qefe,ska probleme me gjumin,sepse eshte sylesh e nuk e ndien terrmetin qe po i vjen ,si e ndien Saliu me Liken.
Edhe sikur ëngjëjt e botës të vijnë në krye të PD, deri sa të të ruaj këtë emër, kurrë nuk do fitojë ajo parti. Kur thua PD kupton Sali. Kur dëgjojnë Sali, lemerisen mileti. Ajo parti duhet të veprojë si PS në vitet ’90 që ndërroi emrin nga PP në PS.
Nuk po merem me analizen po thjesht me emrin e emisionit. Njehere arnautistan njehere provokacia..Kjo nostalgji te vjen nga Corovoda ( uje i zi).? A thua kane lene mbetje gjenetike sllavet andej nga fshati juaj.
Shume i sakte Muç!
E njejta gje Muçi! Kam ardhur kastile per te votuar 2 vite me pare dhr jam krenar per kete akt.
maloke kantar te fisit zulu e tuci
fshatar
Monstrat Qytetare dun me na prish traditat tona ,
shpellat dhe pyllin ,qytetarimin tone te Lashte !
Yxhyyyyyyym me votat kunder Monstres hahahahahahahaha
uo muuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuco ore muuuuuuuuuuuuu u co
ule ne bith e kendo .
BRAV E MADHE , ZMUÇ NANO.
ANALIZE E KONKLUZIONE PERFEKTE.
NUK KEMI Ç’FARE TE SHTOJME.
PD E SALI BERISHES ,SE LYLI ESHTE KOT FARE MBETET E KEQJA E SHQIPERISE.
SOCIALISTET DO TE FITOJNE BINDSHEM
LE TE BEJE LYLI TAKIME EKSTRAVAGANTE ME FLAMUJ E HORRA QE NUK DUAN TE DINE PER PANDEMINE E LIGJET E SHTETIT.
JANE TE HUMBUR.
Just EXCELLENT!!!!!
Loni
fakti qe eshte opozite, nuk e ben detyrimisht te mire opoziten.Ka qene pushtet i keq dikur dhe kerkojne te riciklohen.
Mesa duket dhe ty Muc po te vjen fundi i analisteve qe cane menderen keto 25 vjet. E te pelqen staku kuoja e regjimin qe ka ngrit Rama.
Te pirdhesh njeore e me pare dhe ti me regjimin e Rames. Luli gjithsesi do jete me i mire nga Rama. Se rama ka lindur negativ e nuk ben dot te mira ne jete. Ndaj ka mbaruar me te Shqiperia.
Qe PD te fitoje zgjedhjet duhet te kish bere paraprakisht;
– Largimin e Berishes dhe i disa te tjereve
– Doreheqje e Bashes
– Distancim nga krimet nepermjet pleniumi apo konference te PD
– Zgjedhje te lira dhe te verteta brenda partise
– Ndertimi i nje programi i besueshem nga pikpamja ekonomike qe do tu interesonte shqiptareve dhe te ardhmes se tyre
– Gjetja e mbeshtetesve intelektuale
– Krijimi i nje fryme te re shpresedhenese
Pas gjithe ketyre ndoshta nuk do te ishte shume e veshtire te mundnin Ramen. Mirepo keta kane humbur kohe ne vend numuro.
Rama do te fitoje jo sepse eshte i mire, por sepse te tjeret jane me te keqinj se ai.
Kurse une “Asd” mendoj se Rama eshte i mire……….Rama eshte pak a shume si Kanzelari gjerman (tashme jo mes nesh) Helmut Schmidt edhe ai Socialdemokrat……….Kane nje afersi te cuditeshme nga menyra si Helmut Schmidt ka drejtuar dhe Rama sot drejton………menyra e perdorimit te sarkazmes ne Debatin Politik…Dora e “hekurt” per te marre Vendime aspak Populiste por shume te domosdoshme per ardhmerine e Vendit……..shume gjera…..ndryshimi i vetem eshte Koha………sidhe ndryshimi i mentalitetit te Popullit gjerman e tonit……
Bravo….analiz korrekte