Dash Shehi u jep numrin e telefonit ndjekësve në “FB”: Më shkruani këtu, pres ndihmën tuaj se ne jemi më të mirë se Rama

26 Mars 2021, 21:10Politika TEMA

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi kërkon mbështetje nga qytetarët e Tiranës për të marrë besimin e tyre për një tjetër mandat në Kuvendin e Shqipërisë.

Në një komunikim me ndjekësit në faqen e tij në Facebook, ai u ka dhënë numrin e telefonit dhe u ka kërkuar që nëse kanë dëshirë të mbledhin sa më shumë vota për të votuar nr. 13, pozicionin që ai ndodhet në listën e Tiranës.

Nëse duam t’i afrohemi Europës duhet të ndryshojmë dhe ndryshimi fillon nga ndryshimi i qeverisë. Nëse nuk ndryshojmë këtë kryeministër, të gjitha gjërat janë minimale, unë do t’ju ftoja të votojmë për ndryshimin.

Hajde zgjedhim ata njerëz që ju ju duken më të mirë. Unë jam nr. 13, do të vazhdoj ta përsëris.

Ne po komunikojmë për fushatën dhe unë do të doja, edhe ndihmën tuaj, kushdo të kontribuojë, të mbledhë vota të mbështesë nr. 13. 

Unë po u jap nr. e telefonit, 0686014414, e-mail-in [email protected] po ashtu keni edhe faqen time të internetit. Të forcojmë për opozitën, pastaj brenda kësaj, për burrat më të mirë brenda listës, për Tiranën janë 30 e ca vetë” tha Shehi.

3 komente në “Dash Shehi u jep numrin e telefonit ndjekësve në “FB”: Më shkruani këtu, pres ndihmën tuaj se ne jemi më të mirë se Rama”

  1. Klienti i Tavernes se Babrruse says:

    o Dash:KUjdes se “Qoftet e Monikes dhe Aureles” jane me Mishe te perzjere:Derri-Gomari-Pule..dhe Qeni…sepse Rrace Qeni jane ata qe Permenda me siper..lol

  2. Roberto says:

    Mos e hani derrin♠️. Dash Shehi do ndonje dopio prandaj thote me ndihmoni.??

  3. BARD HYSENI says:

    EH MER DASH ,KE 30 VJETE NE POLITIK DUKE U ZGJEDHUR DEPUTET NEP BARDIERMJET PD.PO TE HABIT FAKTI A KENI NDONJE FARE NDERGJEGJE SE CFARE MUND TI JAPESH SHQIPRIS TI DUKE QENE DEPUTET.BATHE BATHE PO I KOQE JE MER DASH,SI SJU VJEN TURP XHANEM QE E ROPET KETE POPULL,KE 30 VJETE QE HA KOT PA ASNJE VLERE,VETEM ME DOKRRA SE A STE CAHET MENERJA PER POLITIKEN .TE KEMI PARE NEPER INTERVISTA JENI BERE SI TIMJA ME KUSI NE PAZARIN E VJETER .E PYTSHIN HO O TIME DHE TIMJA ME KUSI NE MAJE TESHKOPIT QE E KISHTE HEDHE NE SUP PERGJIGJEJ COJME KU TE COJME O LA.MJERE KY POPULL SE CPOLITIKANE QE KA QE ZGJIDHEN ME PERCAKTIMIN E KRYETARIT SE NE CVEND TE VENDOS NE LISTE..ME KETO VEPRIME ME LISTAT AS DHE NJE HERE SHQIPRIA SDO E NGREJ KOKEN HIQ I HAJN E VENDOS I TJETER.JO REFORMA NE DREJTESI PO DHE DHEI METEOR ME NA RA NE PO I ISOJ KEMI PER TE QEN ME JU NE KRYE SE DO E KORRUPTONI DHE METEORIN.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje