Vaksinat ruse e kineze në Shqipëri, "Rambo" i PD-së: Përpjekje e Rusisë për të shtrirë influencën në Ballkan

26 Mars 2021, 21:20Politika TEMA

“Defender Europe 21” është një leksion të cilën NATO përmes planëzimit, forcave dhe mjeteve në mënyrë indirekte i jep leksion Serbisë, Rusisë dhe Kinës, se dëshira për të penetruar në kufijtë ushtarakë të NATO-s dhe ëndrra e tyre për të dalë në Mesdhe nuk ka për t’u realizuar asnjëherë”.

Kështu u shpreh “Rambo” i PD, Dritan Demiraj, i cili mbajti disa muaj drejtimin e Ministrisë së Brendshme, në Qeverinë Rama-Basha.

Sipas tij ardhja e vaksinave ruse dhe kineze në vendin tonë tregon përpjekjet e Rusisë për të rritur influencën në Ballkan duke përdorur “soft power”. 

Dhe këtu ai përmend ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e Malit të Zi, Maqedoninë e veriut dhe Bosnjë Hercegovinën. Për Demirajn edhe minishengeni ballkanik dhe armatimi rus në Serbi janë pjesë e shtrirjes së influencës ruse në rajon.

“Vendimi për të sjellë sa më shumë vaksina është pozitiv, vaksina ruse nuk është e certifikuar nga OBSH dhe kemi parë ndërhyrje të Rusisë në zgjedhjet e Malit të zi të Maqedonisë së Veriut  dhe në Bosnje Hercegovinë. Kjo tregon përpjekjet e saj për të rritur influencën në Ballkan.

Rusia po përdor “Soft Power” që konsiston me vaksina gjoja sikur po ndihmon, që po e bën nëpërmjet Emirateve Arabe. Dihet që ministri i propagandës së kasapit të Ballkanit, Vuçiç prej kohësh po armatoset nga Rusia dhe po përpiqet të shtrijë influencën përmes minishengenit.

Ardhjen e vaksinave ruse e shoh si përdorimin e “soft power” për të shtrirë influencën në vendin tonë . Rusia prej kohësh po përpiqet të rrisë influencën luftarake përmes avionëve, mjeteve të blinduara e ndihma nga Rusia në Serbi që në disa retorika nga BE kanë qenë të papranueshme nga BE por jo të dënueshme”, tha ai për A2.

6 komente në “Vaksinat ruse e kineze në Shqipëri, “Rambo” i PD-së: Përpjekje e Rusisë për të shtrirë influencën në Ballkan”

  1. Mandri says:

    ky kari interpreton njelloj si Rama para ca javesh, kur Ambasada ruse na afroi vaksinat, dhe “lideri” si kalama bythe ju pergjigj me “meme”.
    Aaaaaa, harrova..nuk i kishte miratuar “komisioni i eksperteve shqiptare”

  2. Zef mici says:

    Pyke kari si gjithe te tjetet
    me demek fola dhe une nje fjale da mos te thone njerezit
    se ngela tu la bythen e berishes, ketij tipi po ti besh
    nje vrim tek tulla del fix kar i bere synet

  3. Shqipetari-Berlin says:

    @@z.Demiraj:Kame Respekt per ju si Ushtarake por jo si “Politikane”….
    1-Bhet Fjale per nje Pandemi..ku secili Shtet shikon qe te Shpetoj sa me shume Jete NJerezish..si dhe Vaksinimi eshte nje mjete “Mbrojtjeje”…nuk munde te thuash se Blerja e Vaksines Ruse apo kIneze,eshte Neneshtrim apo Shtrirje Influence….c´do Shtet Serjoz,hajde themi dhe Shqiperia..ka “Vijat e Kuqe” per sa i Perket INfluences KIneze-Russe..
    2-Qeveria Shqipetare ka Kontaktuar me Kompanite Turke ,dhe nuk ka asnje Marreveshje Direkte me Kinen apo Rusine..edhe sikur te kishin KJo nuk ka asgje te keqe…e shikojme thjeshte si “Mareveshje” ne kohe Pandemie…lol

  4. Kryetari i parlamentit says:

    IK ORE TOC NE PUNE MOS NA BEJE SI KOKE E MADHE SE NUK KA NJERI NEVOJ PER TY

  5. captain Kigan says:

    Latinèt thonè , mendja e shèndoshè nè trup tè shèndoshè! Ndèrsa kètijè “Rambythès” i paska mbetur vetèm trupi, se mèndjen e paska mè keq se Dash Shehi. Vaksinat Kineze dhe Russe nuk vijnè drejtèpèrsè drejti nga kèta vèndet prodhuese, por ata i sjellin ndèrmjetèsuesit si Turkia dhe Emiratet e Bashkuara. Shqipria èshtè nè NATO dhe influenca e Kinès dhe Russisè mund tè depèrtojè nè Shqipèri ndèrmjet PD e LSI , se PS, èshtè e gjitha e skannerizuar, more Dumbo! Po tè shtojmè kètu se edhe shtete tè tjera tè EU kryesisht Gjermania po kèrkon kètè vaksinèn “Sputnik”. Ndoshta u mundove tè thuash diçka pèt tu rizgjedhur pèr ca ditè pèrsèri Minister, por Jo, jeni i keqinformuar, dhe kèsajè here na the njè hiç.

  6. Laberia ime says:

    Po mire “di gjithçka une” , perse nuk na armatos edhe ne amerika apo te na sjelli vaksina? Pastaj ne vaksinat po i blejme nuk po na i fale Rusia ..Shqiperia o medjelli eshte e vogel dhe eshte mire te mos bej armiq me zore se kur “zhgerryhen” elefantet bari shtrihet per toke. Dhe Shqiperia nuk eshte “elefant”,nuk eshte as mize….mos harro se ruset na bene me akademi ushtarake ku studiove edhe zotrote, ma bene me akademi maresh, na mesuan se si behet shteti modern etj,etj. Te vetmen gje qe na beri miku yne i madh xhaxhi semi eshte qe na i prishi….dua te shoh se sa shkon kg bukes nqs gruri vjen nga amerika dhe nqs Rusia mbyll hambaret..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje