Përfundon dita e parë e vaksinimit masiv: 11,478 të vaksinuar në të gjithë vendin

28 Mars 2021, 21:42Sociale TEMA

Ka përfunduar dita e parë e vaksinimit masiv në vend, teksa ministrja e Shëndetësisë ka bërë edhe bilancin.

“Kemi arritur në 11,478 të vaksinuar. Mbi 78 mijë vaksinime që nga dita e parë. Kjo është bërë falë përpjekjes për të siguruar vaksinime.

Kemi nevojë për të ndarë detyrat me qëllim intensifikimin e vaksinave.

Dua të bëj apel për qytetarët ata të moshuar që kërkojnë të dinë se kur do të vaksinohen flisni me mjekun e familjes, vetëm ai ka regjistrin eelektronik. Kontakti me mjekun e familjes shumë i rëndësishëm” – tha ministrja Ogerta Manastirliu.

Ndërkohë, kryeministri Edi Rama shkruan në Facebook se: “Dita e pare e vaksinimit masiv përfundon me shifrën domethënëse, 11,478 vaksinime, në të gjithë vendin. Do të vijojmë pa u ndalur, për t’u kthyer një orë e më parë në jetën e dëshiruar”.

4 komente në “Përfundon dita e parë e vaksinimit masiv: 11,478 të vaksinuar në të gjithë vendin”

  1. Mjekimi Natyror says:

    Pak aritmetikë:
    Janë dy mundësi infektimi: po ose jo, d.m.th. mundësia e infektimit është 50% = 0.50.
    Meqenëse fataliteti i infektimit natyror në Shqipëri është 2192/123216 = 0.017 = 1.7% atëherë fataliteti i infektimit natyror është 1.7% × 50% = 0.85%.
    Atëherë pse gjoja-vaksinat që kanë fatalitet zyrtar nga 5% – 40% (praktikisht më të lartë) janë më të mira kundrejt situatës së infektimit natyror??????

    Një ilaç mjeksor merr 15 vjet të kalojë nga tryeza laboratorike tek rafti i shitjes në farmaci. Atëherë si mund të quhet vaksinë këto tretësira që i përgatitën-prodhuan për dy muaj?!?!?!?

    1. Mjeku says:

      Sinovac me Coronavac ka shfaqur raste te renda 0.03% dhe per fatalitet nuk flitet fare pasi eshte vaksine tradicionale e prodhuar me metodoligjine e ketu e 100 viteve me pare. Pfizer, Astra Zeneca, Moderna dhe te tjerat jane krijuar me teknologjine e re me vektor dhe arn qelizore. Nuk mund te thuhet nese kane ose jo fatalitete me shifra pasi mbetet per tu pare. Mos perhapni panik te kote. Matematiken lerja Lulit se ai e qane kete fushe. Statistika jote per kete rasr eshte e pavend. Shfaqe talentin ne tjeter fushe.

    2. antipatrea says:

      Ke parë ndonjë video nga Izraeli ti?
      Ata siç duket nuk kanë matematicien kaq të mirë sa ti mjekimi natyror … Vaksinohuni sa më shpejt nqs doni të shijoni plazhin ! Matematikën – këtij tipit më sipër dhe … Lulit …

  2. Dajo says:

    Mjekim natyror!
    Turp, nga i merrni keto shifra per te helmuar njerezit.
    Mortja matematicienin e modh. Shqipetare beni vaksinen, Anglia fillon te hapet javen qe vjen dhe kjo fale vaksines dhe atyre qe e prodhuan, dhe jo matematicieneve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje