Projektvendimi i KQZ: Do prodhohen 3.660.647 fletë votimi, LSI dhe PDIU short për anëtarin e katërt të GNV-ve

28 Mars 2021, 17:17Politika TEMA

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të diskutojë nesër lidhur me numrin e fletëve të votimit që do të prodhohet për zgjedhjet e 25 Prillit.

Sipas projektvendimit të KQZ-së, në total janë afro 3 milionë 588 mijë qytetarë me të drejtë vote, ndërsa do të prodhohen mbi 3 milionë e 660 mijë fletë votimi.

Gjatë mbledhjes së nesërme KQZ do hedhë dhe shortin për caktimin e anëtarit të tretë dhe të katërt të grupeve të numërimit të votave. Sipas projektvendimit të KQZ-së, anëtari i tretë i GNV-ve i takon PS-së, ndërsa i katërti do përcaktohet me short mes LSI dhe PDIU-së.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje