Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj së bashku me kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Rindërtimit, Arben Ahmetaj, bënë rrugën nga Sheshi “Skënderbej” përgjatë Bulevardit “Zogu i Parë” e deri te gjimnazi “Sami Frashëri” që po rindërtohet nga e para.
“Do ketë kapacitet për 1400 nxënës, dhe do ketë një hapësirë prej 10 mijë metra katrorë. Do jetë shkolla më e madhe në Republikë”, tha Veliaj.
Ndërsa përgjatë bulevardit kryebashkiaku tregoi se është rritur dukshëm vlera e pronës.
“Kompanitë imobilare na raportuan që muajin e parë rritje me 70-80% edhe të qirave edhe të shitjeve”, u shpreh Veliaj.
Bulevardi “Zogu i Parë” është transformuar i gjithi. Tashmë nu përdoret thjesht si një rrugëkalimi apo shëtitore, por edhe për qëndrim dhe pushim në disa sheshe të vogla. Vëmendje e veçantë në rikonstruksion i është kushtuar edhe fasadave përgjatë gjithë bulevardit, si dhe institucioneve të rëndësisë së veçantë si Ministria e Drejtësisë, Materniteti dhe Fakulteti i Shkencave të Natyrës.
Nuk e kuptoj pse gezohen qe rriten cmimet e shitjeve dhe qerave,ku nderkohe pagat jane shume te uleta,per te blere nje prone.Keto gezohen pse cmimet po ja kalojne edhe kryeqyteteve perendimore,ndersa rrogat jane Afrike hesapi.Ne Tirane,kush blen shtepi me keto cmime,nuk ka mundesi absolute,qe ta bleje.|Te vetmit jane ato qe bejne korrupsion, qe punojne ne shtet ,ose te kesh shitur droge jashte.Nuk ka mundesi,sikur edhe deputet te jesh,me rrogat qe merren.Edhe ato qe meren me business normal,nuk kane mundesi.Kur shikon qe metri katror shkon tek fresku 800-1000 euro dhe neper zona te tjera 2000-3000 euro,eshte me ik me vrap