Rama: 804 milionë dollarë të investuara për të siguruar furnizimin e qytetarëve me ujë të pijshëm

29 Mars 2021, 09:45Sociale TEMA

Kryeministri Edi Rama përmes një “Instastory” ka publikuar një ndër 100 arritjet e qeverisë gjatë mandatit të dytë.

Teksa na ndajnë 26 ditë nga zgjedhjet parlamentare më 25 prill, Rama në formën e një kuici ka ndërtuar një pyetje lidhur me sa kilometra tubacione janë shtruar këto vite për të siguruar furnizim me ujë 24 orë për qytetarët.

Më pas ai ka faktuar se janë shtruar 8.700 km tubacione dhe 804 milionë dollarë të investuara për të siguruar furnizimin e qytetarëve me ujë të pijshëm.

“S’ka kohë për pushim”, shkruan kryeministri në fund.

3 komente në “Rama: 804 milionë dollarë të investuara për të siguruar furnizimin e qytetarëve me ujë të pijshëm”

  1. Amarda says:

    Dheeee, pas 804 mln Euro te investuar/ shperdoruar/vjedhur.. rekordi i vertete eshte qe prap uje nuk ka.
    Po ik mor palaco

  2. Konjak says:

    Propaganta eshte detyra juaj ta beni , per zgjedhjet e reja , se per vete e beni ; por a nuk mendoni se nje shume mbi 800,000,000 dollare per sigurimin e ujit te pijshem , eshte nje suume e madhe , e cila nuk mund te justifikoje nje numur shum te vogel , as 20% te popullates , me uje 24 ore . Shumica dermuse e popullit mer 1 ore uj ne 24 , me nje trasport te ndertuar para 50 vjetesh . Sidoqoft , ju i thoni dhe ju i dini , sa dollar jan harxhuar , por ne dim sa uje marrim ne dite dhe sa te amortizuara jane linjat e trasportit .

  3. andi says:

    Mire e ke qe nuk ka kohe per pushim. Ne Tirane, ne spitalin Shefqet Ndroqi, te semureve u kerkohet te sjellin ujin e pijshem nga jashte, sepse nuk ka ne spital. Eshte pak e rende ne kete kohe mos kete uje ne spital!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje