Vaksinimi masiv, Eugena Tomini shpjegon se si procedohet

29 Mars 2021, 09:14Sociale TEMA

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini, në një lidhje direkte me “Dita jonë” në A2 sqaroi se si bëhet njoftimi i personave që do të marrin vaksinën, tani që në vendin tonë nisi vaksinimi masiv.

“Komunikimi vjen nga mjeku i familjes dhe ai të orienton ku të shkosh. Dje kemi pasur raste që kanë ardhur edhe pa lajmërimin e mjekut. Sigurisht që nuk janë kthyer. Por, orientimi bëhet nga mjeku i familjes mbi kriteret dhe procedurat e vaksinës”, u shpreh Tomini.

Sipas saj, “fakti që nisi një vaksinim masiv është i kënaqshëm për të gjithë. Ky proces do të shtojë imunizimin dhe do të eliminojë format e rënda të sëmundjes, shtrimet në spital dhe numrin e viktimave. Vaksina nuk mbron 100%, por ndihmon në arritjen e këtyre 3 objektivave”.

“Aktualisht kemi kryer mbi 70 000 vaksina që nga janari. Fillimi ishte me sasi shumë të ulët të vaksinave, sot po vijohet me fashën 80+ në të gjitha qendrat shëndetësore. Në pikat masive vijon fasha 70-79. I gjithë imunizimi i kësaj fashe do të bëhet me dozat aktuale”, theksoi zv/ministrja e Shëndetësisë.

Kur u pyet se kush nuk rekomandohet që ta bëjë vaksinën, Tomini radhiti këto kategori: “Gratë shtatëzëna, individët që kanë emboli të çfarëdolloj kategorie, ata që kanë probleme epilepsie dhe ata me forma neurologjike të ndryshme”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje