“Lamtumirë shok i kohërave të vjetra e moderne”! Kodheli për Finon: Ja ku jemi të dy, jam e sigurt do takohemi sërish

29 Mars 2021, 08:53Sociale TEMA

Deputetja e PS dhe ish-ministrja Mimi Kodheli ka publikuar një foto me Bashkim Finon, i cili u nda sot nga jeta, pasi ishte infektuar me Covid.

Në një reagim në rrjetet sociale, Kodheli kujton kohën kur kanë qenë shokë klase në fakultet.

“Ja ku jemi të dy, shokë të një klase fakulteti. Mbetëm deri sot të tillë, por jam e sigurt do takohemi sërish.

Lamtumirë shok i kohërave të vjetra e moderne, mik i ditëve të mira e të vështira, Bashkim Fino.

Do na mungosh të gjithëve, por më shumë Dianës së dashur.

Lamtumirë e shihemi në kohë më të mira!”, shkruan Mimi Kodheli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje