Ambasada e Kosovës në Jerusalem, Gërvalla kundër Kurtit: Çështje e mbyllur, nuk do i hyjmë aventurave diplomatike

31 Mars 2021, 09:54Rajoni TEMA

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e ka konsideruar çështje te mbyllur vendosjen e ambasadës së Kosovës në Jerusalem.

Në një intervistë për gazetaren Jeta Xhara, Gevalla tha se nuk do të futemi në aventura diplomatike për të rishqyrtuar këtë vendim

“Kam përshëndetur njohjen diplomatike nga Izraeli dhe mendoj që çështja e ambasadës tonë në Izrael është çështje e kryer. Nuk do t’i hymë aventurave diplomatike për të rikthyer në shqyrtim një çështje që ka përfunduar”, tha Gërvalla

Kujtojmë se Kosova ka hapur ambasadën e vet në Jerusalem më 15 mars, veprim ky që nxiti reagime, pjesë e së cilave u bë edhe presidenti i Turqisë, Rexhep Tayyp Erdogan dhe BE.

Vendosja e ambasadës së Kosovës në Izrael ishte pjesë e marrëveshjes së Kosovës me Serbinë e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë.

Me herët Albin Kurti në një takim me ambasadorin e Turqisë tha se “do ta rishikonte këtë vendim”.

1 komente në “Ambasada e Kosovës në Jerusalem, Gërvalla kundër Kurtit: Çështje e mbyllur, nuk do i hyjmë aventurave diplomatike”

  1. Kozmo says:

    Problemi KRYESOR eshte Amerika. Kosova LIDHJET e saj te forta I ka me shume me SHBA se sa me Europen. Per ti bere qejfin Europes nuk Mund te PRISHET, Kosova me Ameriken
    Gjithashtu nuk duhet me u fut shume ne seder per PALESTINEN TE CILES NUK I PLAS FARE PER KOSOVEN, AKOMA NUK E NJEH.
    Bravo Gervalla!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje