Historia e rrallë e veteranit të luftës në Kosovë që jeton me 5 plumba në trup

31 Mars 2021, 17:06Rajoni TEMA

Hajzer Duraku ka marrë 5 plumba gjatë luftës në Kosovë, në vitin 1999, të cilat, edhe sot i mban në trup.

79-vjeçari jeton në fshatin Skënderaj në Mitrovicë. Ai thotë se plumbat që ka në trup, po t’i prekësh me dorë mund t’i dallosh. “I kam marrë plumbat në bel dhe në krah, i kam ende. Po t’i prekësh me dorë e dallon”.

Hajzeri tregon se në fillim nuk kishte mundësi për t’i hequr ndërsa tani, po t’i heqë do të ketë më shumë probleme.

Djali i tij, Isa Duraku ishte 15 vjeç, kur babai u plagos nga forcat armike. “Babai ka qenë me komandandin, unë isha pas tyre, nuk e pashë, pastaj kur duhet të fshiheshim, i thashë babit ec më shpejt, më tha nuki mundem se më kanë prekur plumbat. U larguam në një fshat tjetër, derisa një dentist ia pastroi plagët. Tani është mirë, kur ndryshon moti, e ndjen më shumë”.

Me humor, Isai tregon rastet kur babai udhëton jashtë shtetit dhe paisja e kontrollit ndez sinjalin, për shkak të metaleve(plumbave), që ka brenda në trup. “Kur kemi shkuar në Zvicër, nuk kalon dot te qendra e kontrollit, derisa i tregon se ka qenë në luftë dhe ka plumba”.

Dikush që ka jetuar mbi 20 vite me plumba në trup, duket e logjikshme që edhe betejën me koronavirusin do ta fitonte. “E ka kaluar Covid 19 dhe as nuk e ka ndjerë”, thotë djali.

4 komente në “Historia e rrallë e veteranit të luftës në Kosovë që jeton me 5 plumba në trup”

  1. Zekë Gecaj says:

    Përshendetje Z autor e redaktor i shkrimit të më sipërm. Skenderaji nuk është fshat, por qytezë tashmë e njohur në histori. Përsonazhi i shkrimit tuaj në bazë të mbiemrit mund të jetë nga fshati Burojë e bashkisë së Skenderajit.
    Pra kur shkruani për Kosovën bëni një rishikim të gjeografisë, për të mirinformuar opinionin lexues.

    Me nderime dhe respekt për gazetën tuaj nga

    Zekë Gecaj
    (gazetar dhe redaktor shumëvjeqar në të përditshmen “Rilindja” në Prishtinë

  2. BallForti says:

    Zoti te dhente jete o Hero.

  3. S.B says:

    Edhe 100 vite te tjera dhe pleqeri me niper dhe mbesa. Kush harron eshte bashkepuntor. Duam Bashkim Natyral Kombetar. Peshendetje nga Vlora

  4. Nuk vdes shqiptari rrofsh Kosove per kta Trima qe nderojn Emer e Flamure ??
    Shqiptar Legjendar??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje