Kavajë, Rama tallet me Bashën: Këtu vjen dhëndri hipën në makinë dhe i fut një fejesë me Covid-in. Këta janë tapë komplet

1 Prill 2021, 16:57Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar ditën e sotme takim me anëtarët e Partisë Socialiste në Kavajë.

Gjatë fjalës së tij Rama akuzoi liderin e PD-së, Lulzim Basha se po shkakton vatra infektimi në takimet e tij elektorale me qytetarët.

 “Do të tregojmë që ne përpiqemi të jetojmë me kohën dhe sfidat e kohës. Kjo është  arsyeja përse PS ka një skuadër që është pasqyrë reflektimi duke shkuar tek njerëzit për t’ju ofruar diçka të re, ku njerëzit kanë mundësi të zgjedhin mes shumë kandidatëve me energji të re.

Theksoj se e djathta tradicionale në Kavajë do të thotë anti-komunizëm dhe anti-fashizëm . Anti-komunizmi ynë është anti-komunizëm me fytyrë njerëzore dhe jo një gjueti shtrigash kundër komunistave. Atë gjueti ia kemi lënë atyre që mishërohen nga maja e kokës deri në fund të këmbëve nga Dr. Sali Berisha.

Ajo nuk është e djathta as tradicionale as Europiane ajo është e djathta kap çfarë të kapësh. Kavaja sot është një gjendje të bëjë diferencën. Kavaja nuk na kishte dhënë mundësinë të vinin asnjëherë sepse këtu të gjithë tu fusnin dy gishtat në sy.

Kur futeshe këtu ishte sikur futeshe në Palestinë. Kam ardhur në atë kohë kur futeshin gishtat në sy dhe ishte një tmerr sikur futeshe në një zonë lufte. Ndriçim nuk kishte fare dhe gjëja që më ka bërë përshtypje ishte qyteti i mbushur me plehra dhe sot vjen këtu dhe sheh një qytet ku mund të ishte diku në Itali.

Ne kemi shumë respekt për traditat, por nuk llokoçitet në tavë dheu dhe të bëjmë muhabet për traditat. Megjithëse ky është varianti më i mirë sepse ka edhe nja variant tjetër hajde, mblidhemi të sheshi i Kavajës së po vjen dhëndri.

Dhe kur vjen dhëndri hipën lart në makinë, mblidhen pishtarët për dasmë dhe i fusin një fejesë me Covidin shpejt e shpejt dhe nuk do doja kurrë që t’i kapë Covid dhe t’i dalë dasma për hundësh. Këta janë tapë komplet. Këta janë tapë komplet, liri-demokraci  dhe luftojnë komunizmin se ça komunizmi luftojnë këta nuk e di. Se si luftohet komunizmi duke u përqafuar me Covidin vetëm këta e dinë”, tha Rama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje