Shqipëria 12 vjet në NATO, Peleshi: Sot vendi ynë, një partner i dobishëm dhe i besueshëm

1 Prill 2021, 09:29Politika TEMA

Në 12-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka postuar në rrjetet sociale një video nga puna e përditshme e forcave xheniere.

“12 vjet ne NATO – Prej 12 vjetësh, Shqipëria ka zënë vendin e saj në Aleancën e NATO-s, jo thjesht si një anëtar formal, por tashmë si një partner i dobishëm e i besueshëm. 

Nuk ka shembull më të dukshëm të kësaj dobie e besueshmërie, sesa rritja dhe përsosja e EOD, një strukturë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë, e cila ka bërë emër të mirë dhe e ka nderuar vendin tonë në gjirin e NATO-s me suksesin e saj”, shkruan Peleshi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje