Gjyqi në Arbitrazh me Becchettin, Rama: Gëzimi sharlatanesk i Metës mendjehumbur dhe Lulepartisë i parakohshëm! Beteja kundër marifetçiut të paskrupullt vazhdon

2 Prill 2021, 21:47Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me vendimin e gjykates se Arbitrazhit ku Shqipëria humbi gjyqin me sipërmarrësin italian Francesco Becchetti, lidhur me dëmshpërblimin e kërkuar nga ai për mbylljen e televizionit “Agon” në vitin 2015.

Rama është shprehur i neveritur nga gëzimi i Presidentit Ilir Meta  dhe PD-së duke e cilësuar si të parakohshëm, pasi Shqipëria do të vazhdojë betejën e saj ligjore kundër Francesco Becchetti, të cilin e cilëson si marifetçi.

Rama tha se Shqipëria ka fituar 3 nga 4 gjyqet ndërkombëtare ndaj këtij marifetçiu, ndërsa vendimin e arbitrazhin e konsideron të padrejtë.

“Gëzimi i Ilir Metës dhe i Lulepartisë për vendimin e padrejtë të arbitrazhit në favor të një individi që kërkohet nga drejtësia shqiptare është sa i neveritshëm, aq dhe i parakohshëm!

Shqipëria ka fituar tre nga katër gjyqet ndërkombëtare ndaj këtij marifetçiu dhe beteja vazhdon!

Gëzimi sharlatanesk i Presidentit mendjehumbur dhe i partisë që për pushtet po infekton përditë shqiptarët, do të zgjasë pak dhe ata do të humbasin, jo Shqipëria!

E cila siç po fiton mbi Armikun e Padukshëm, do të fitojë edhe mbi Marifetçiun e Paskrupullt”, shkruan Rama.

 

12 komente në “Gjyqi në Arbitrazh me Becchettin, Rama: Gëzimi sharlatanesk i Metës mendjehumbur dhe Lulepartisë i parakohshëm! Beteja kundër marifetçiut të paskrupullt vazhdon”

  1. Lani says:

    E ke qare Edi. Keta dallkauket nuk do harrohen ne ligësinë dhe budallallëkun e tyre.

  2. miku qe te do te miren :) says:

    Po cprisje aman, sikur nuk e njeh te lajthiturin!
    Mua me ben cudi nje gje: pse keta lajmin negativ e bejne buje edhe pse komplet te rreme e, nderkohe lajmet pozitive as nuk I permendin dhe e fusin koken poshte reres si struci?
    Ata PDrastat qe eksitohen ne keto momente me suksesin e liderit shpirteror, Sali Gerdeci dhe Meta Psikopati I them te qetesohen se skane pare gje akoma! Thjesht te behen gati per protesta masive, po ja vari njeri (pervec atyre militanteve qe kane ngel thate nja 8 vjet ene tani bejne si gore sepse u ka shku rrypi pantallonave atje ku nuk mban me). Prandaj motivohen PDrastat dhe u duket se ketu mungon demokracia, se duan te zhduken nga ky vend (dhe shpresojme te ndodhi sa me shpejtmire), se po vdesim per te ngrene. Nuk e kane per shqiptaret e, thjesh

    1. miku qe te do te miren :) says:

      Nuk kane per shqiptaret e thjeshte Pdrastat kete beteje, por per veten e tyre se sja dh… njeri

  3. Ciao says:

    Asnje qindarke te mos i jepet atij marifetçiu,atij maskarai qe eshte mesuar dhe pasuruar me marifete te tilla te poshtra.Eshte nje provokator i keq dhe qe ka nxier perfitime.Ai mund te nxier ne ndonje vend tjeter,por jo ketu ne shqiperi, kurre nuk duhet te perfitoi.

  4. Miku qe ju fton të hapni sytë dhe jo të ulni brekët says:

    Fali Zot komentuesit injorantë që s’dinë çfarë flasin, apo më mirë pjerdhin! More dallkaukë dhe injorantë të verbër partiakë, kur do ju mbushet mendja që Ed gjatoshi po tall bythën me të gjithë ne dhe kusuret e marrëzive diabolike (them marrëzi pasi vështirë që logjika të pranojë që një veprim i tillë qe thjesht një lajthitje) do ti paguajmë cent për cent. Për të gjithë injorantët partiakë që i besojnë fjalëve të gjatoshit hundpinok të jeni të sigurtë që nuk ka asnjë proçes tjetër apelues që të zhbëjë dënimin që shteti shqiptar do të paguajë për tekat diabolike të një mashtruesi kalibri.

  5. zeri says:

    Lajmin “zerit te Mrikes” ia ka dhene qytetari digjital me qender ne Bruksel,duke u kamufluar .Ndaj prisni se kjo eshte karamele per te rritur sadopak PD e Lulezimes!Por ka ngordhur ajo kohe e pseudodilomateve qe per arresye te nendheshme i dhane postin e kryetarit te bashkise se Tiranes!Kete loje desh te bente edhe ajo e radhes por i mbeti sharra ne gozhde me nje fare Tom Doshi qe ne partine e dallkaukeve me siglen PD ka me bollek.Prisni se skeni pare gje akoma or derdemen te politikes qe qytetari i ketij vendi ju ka vene ne rresht drejt morgut nje nga nje e qe ju po zieni kush te dal ne fund te radhes.Jeni plehrat e ketij vendi e per pasoje do shkoni ku e keni vendin bosh -ne burg-!
    Perpelituni deri me 25 Prill e pas kesaj do beni foto kolektive ne burg !

  6. Berti says:

    Se pse duhet te paguajme 110 milion euro nga taksat ne shqiptaret nje popull i varfer qe s ndihmon dot me pakete ndihme njerezit dhe bizneset qe po vuajne nga pandemia kete se marr vesh!!
    Per hir te arrogances se ketij sharlatanit qe na udheheq prej 8 vjetesh, per hir te luftrave personale te tij, duhet te paguajme tani kaq shume para per nje palaco italian i cili gjeti shesh e beri pershesh duke gjetur nje Km qe e trajton shqiperine dhe shqiptaret si cifligun e tij
    Po ne sjemi cifligu jot Edo.
    Kete gje sta kishim borxh.

  7. qeveria e zhytur ne llumin e deshtimit says:

    Nje i pa pergjegjshem qe pergjegjesine e qeverisjes e koncepton si ‘Timon-Tepsi’ natyrisht qe do mburret si gjeli maj plehut edhe kur duhet te kafshoje gjuhen e mos bej as gek as mek kur eshte shkaku i fatures gjobes 110 milion Euro. Kudo gjetke te kishte ngjare do ishte qeruar vete nga kryeministria pa pritur ta shkelmonin.

  8. sapa says:

    Gjigand !Mos e caj koken ,populli i paguan gabimet e politiqenerve ashtu si gjithmone!

  9. Nexhmija says:

    Mjafton te lexosh debilet qe kane komentuar me lart, dhe do te kuptosh se çfare niveli kane socialistet.

  10. qirifiu says:

    Ed mos vdeksh kurre … kena fitu 3 nga 4 gjyqet … rezultati minus 110 mln euro. seshte nai gjo per naltgjatsine tende.. 40 euro per koke na e ke shtuar borxhin.

  11. Fitorja e Edit eshte e Sigurte ,,duham apo nuk duhan.. says:

    Vetem.Ai qe nuk deshiron ta kuptoje ..
    Shumica e Popullit i Jane hapur syte keto 30 VITE..
    Kriminele apo grabitqare dhe Vrases dihet se kush Jane ..Saliu Lulushka Meta dhe bishtat e Mit me rradhe…Kush kerkon qehtesi dhe perparsi ne Jete e ne Familie ,,,dihet qe edhe Edi do fitoje ..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje