Rama: Vaksina kineze Sinovac, super e suksesshme. Mos dëgjoni hijenat e kukuvajkat, e kanë marrë dhe vendet e pasura

2 Prill 2021, 21:10Sociale TEMA

100 mijë të moshuar kanë marrë tashmë të paktën një dozë të vaksinës kundër koronavirusit. Shifrën e publikoi kryeministri Edi Rama, i cili ka siguruar sërish se vaksina kineze është e sigurtë dhe efektive.

Nga Berati, ku së bashku me ministren e Shëndetësisë ndoqi nga afër procesin e vaksinimit, kreu i qeverisë apeloi qytetarët që të mos hezitojnë të injektojnë vaksinën sa më parë:

“Të mos bjerë askush viktimë e hijenave dhe kukuvajkave. Vaksina e ardhur nga Turqia e kompanisë Sinovac, është një vaksinë super e suksesshme, e cila faktikisht Turqinë po e nxjerr përditë e më shpejtë nga tuneli i pandemisë.

Eshtë vaksina që kanë preferuar vendet e pasura të Lindjes së Mesme. Fakti që nuk ka hyrë në Bashkimin Europian nuk ka lidhje me eficencën e vaksinës por ka lidhje me çështje të një natyre tjetër që ne nuk na interesojnë dhe nuk na prekin, pasi ne na intereson të nxjerrim urgjent nga tuneli popullin shqiptar”.

2 komente në “Rama: Vaksina kineze Sinovac, super e suksesshme. Mos dëgjoni hijenat e kukuvajkat, e kanë marrë dhe vendet e pasura”

  1. Kalec Dega says:

    Dr Rama ka te drejte……ju kujtohet kur futi Saliun dhe Meten ne burg?

  2. Korcari says:

    Kur nuk ke pulen do te hash sorren.Ate super e suksesshme tregoja Elises dhe Ulusiut ata ne e marshin vesh kete pune.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje