Prezenca e OSBE-së në Tiranë shpalli të premten (02.04) fituesit e konkursit për gazetarët investigativë 2020.
Tre ishin kategoritë e çmimeve që përfshinin arsimin, shëndetësinë dhe pasojat e tërmetit të 2019-ës.
Gazetaret Rashela Shehu dhe Fjori Sinoruka fituan çmimin e artikullit më të mirë hulumtues në arsim me shkrimin “Kërkimi shkencor lë Shqipërinē nën rrënoja”. Investigimi i publikuar në Rrjetin e Gazetarisë Investigative BIRN trajtonte një temë shumë pak të prekur në hapësirën mediatike siç është kërkimi shkencor në vend.
Çmimin për artikullin më të mirë investigativ në fushën e shëndetësisë e fitoi gazetarja e emisionit “Top Story”, Entela Barjamaj, me dokumentarin investigativ me titull “Mashtrimi me pilula – Recetat e pacientëve mbushen me suplemente fiktive”.
Ndërsa punimi më i mirë dedikuar pasojave të tërmetit të nëntorit të vitit 2019 u shpall dokumentari investigativ “Në rrezik shembjeje” i gazetares Sonila Mlloja Cemurati, i trasmetuar në emisionin “31 minuta”.
Gazetareve fituese iu dorëzuan çertifikata dhe iu dhuruan laptopë si shenjë vlerësimi për punën e tyre të guximshme nê median shqiptare.
Si nuk paskan marre çmim “gazetaret” e kazanit!.
Kanë haruar Lubonjën,Bushatin,dhe ca të tjerë si këta…