Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, reagoi pak minuta pas vendimit të KAS për të rrëzuar modelin e miratuar nga Komisionieri Celibashi, të fletës së votimit për zgjedhjet e 25 prillit.
“Kujtesë: Është absolutisht kritike që autoritetet të sigurojnë që rregullat dhe kushtet e zgjedhjeve të jenë – në praktikë dhe perceptim – të ndershme, në kohë dhe transparente. Gjithçka tjetër do të ishte një dëmtim i votuesve dhe një hap pas për demokracinë”, shkroi Kim në Twitter.
Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve pranë KQZ-së pranoi kërkesën e Partisë Socialiste që fleta e votimit të mos jetë me emrat e kandidatëve, por me numra, duke hedhur poshtë variantin e miratuar pak dite më parë nga Komisioneri Ilirjan Celibashi.
Si rrjedhojë, u rrëzua kërkesa e PD që preferonte variantin me emra, por në format vertikal e jo horizontal siç ishte miratuar më herët. KAS pranoi gjithashtu ankimimin e Bindjes Demokratike sa i përket çështjes së ngjashmërisë së logos me atë të PD-së.
Ne presim nga ju zonja Kim qe ashtu si nje parardhesi juaj ,diten e votimit te shkoni ne KZAZ ,te pervishni fundin dhe te garantoni paprekshmerine e votes.
na grrisen koken e sillos ,me kte shprehje Demokraci -Demokraci !!!!!!!!!!
Kjo eshte Kurveri Politike dhe kriminele perverse ,
ktu s’behet fjale per demokraci. U bo koreanja me tall trapin me ne hej !!!!!!
Shko moj ne Korene e Veriut e ha noj specialitet Koreani Veriore
ose ne Lalz han noj ngjal me Krokodilin e vicidolit