Kryeministri Edi Rama nga Pogradeci bëri me dije se brenda kësaj javë në vend pritet një tjetër sasi e konsiderueshme vaksinash.
Duke folur për mediat e pranishme atje Rama tha se askush nuk do mbetet pa u vaksinuar.
“Nëse nuk bëjmë edhe vaksinim edhe distancim bashkë, kjo luftë bëhet më e vështirë. Një parti si e jona mund të mbledhë njerëz masivisht, por kjo është papërgjegjshmëri.
Këtë javë do kemi një lajm tjetër për një sasi të konsiderueshme vaksinash të tjera. Po ecim me ritme shumë të larta, askush nuk do të mbetet pa u vaksinuar”, tha Rama.
” Askush nuk do mbetet pa vaksinuar” nga delet qe duan te vaksinohen sigurisht.
Mos na fut te gjitheve ne nje thes.