“Pasaportat Diplomatike të Kombëtares Shqiptare janë të vlefshme deri në 30 qershor. MEPJ, do të rishikojë VKM-në për të mundësuar përfshirjen e futbollistëve të Kombëtares sonë në listën e kategorive që pë rfitojnë mbajtjen e kë tij dokumenti”.
Zv. ministri i MEPJ, Agron Tare, në një intervistë, ka sqaruar hollësisht githcka rreth keqinterpretimit të cështjes së Pasaportave Diplomatike të futbollistëve të Kombëtares Shqiptare.
Ai ka shpjeguar se Kombëtarjajonë , aktualisht i ka të vlefshme Pasaportat Diplomatike. Keqinterpretimi lidhet me një shkresë që Fedarata Shqiptare e Futbollit i ka drejtuar MEPJ dhe përgjigjes që ka marrë prej saj. Në shkresën e MEPJ, sipas Zv. Ministrit, ka vetëm një pasaktësi në paragrafin e fundit ku thuhet: Duhet të dorëzoni pasaportën.
Futbollistët e Kombëtares, sipas Zv. Ministrit Tare, kanë qenë në dijeni të VKM-së në lidhje me reformën për dhënien e pasaportave Diplomatike dhe të Shërbimit që daton në vitin 2019, me qëllim, forcimin e dokumenteve dhe përmirësimin e imazhit të shtetit dhe për këtë, kanë qenë në kontakt me autoritetet kompetente.
Zv. Ministri Tare sqaroi se, “VKM për dhënien e Pasportave Diplomatike dhe të Shërbimit datonte që në vitin 1997 prandaj dhe u pa e domosdoshme në dhjetor të vitit 2019, të kryhej një reformë që përfshinte disa shtesa ku hynte një kategori njerëzish që për një arsye, apo një tjetër, ishin pajisur me këtë dokument. Në këtë vit, u shty afati i vlefshmërisë së disa kategorive, ku hynin dhe futbollistët. Në VKM, cilësohej saktë se kategoritë që përfitojnë Pasaporta Diplomatike janë të përcatuara në Kushtetutë.
Sipas Zv. Ministrit Tare, pasaportat e lojtarëve të Kombëtares, janë të vlefshme deri në 30 qershor. Në një nen të VKM saktësohet se, është në diskrecionin dhe vendimin e Ministres së Punëve të Jashtme që të vlerësojë kategori të caktuara për të gëzuar të drejtën e mbajtjes së Pasaportës Diplomatike dhe kjo do të mbetet për t’u vendosur në 30 qershor. Pra, do të rishikohet mundë sia e pë rfitimit të kë saj kategorie me Pasaportë n Diplomatike”.
Tare sqaron se, “Presidenti dhe Sekretari i Përgjithshëm i FSHF kanë qenë të informuar për këtë reformë të VKM që nuk ka të bëjë aspak me heqjen e Pasaportave futbollistëve, por me forcimin e administratës dhe imazhin e shtetit shqiptar”.
Sipas Zv. Ministrit Tare, bëhet fjalë për një cështje që FSHF ka qenë në komunikim të vazhdueshëm me MEPJ prej dy vitesh. Ai theksoi se kë tu kemi të bë jmë me forcimin e dokumentave të shtetit shqiptar dhe aspak me mungesën e mirënjohjes për futbollistët që në fakt, vazhdon të jetë në të njëjtin nivel si më parë.
“Vëmendja për sportin nga Qeveria, e vërteton më së miri këtë”, u shpreh Tare.
“Vendimi që ka marrë qeveria në vitin 2019, për kufizimin e numrit të Pasaportave Diplomatike dhe të Shërbimit, është shumë i drejtë dhe e vetmja kategori që meriton përjashtim nga ky kufizim, janë futbollistët e kombëtares. MEPJ do ta rishikojë kë të mundësi”, theksoi zv. ministria Tare.
NUK E KUPTOJ SE PERSE DUHET TE KENE PASAPORTE DIPLOMATIKE FUTBOLLISTET?
A KENI MEND NE KOKE??
KY ESHTE TURP QE U BE NE ENTUZIAZMIN E MOMENTIT E NUK DUHET TE VAZHDOJE.!!!!!
Te pajisen futbollistet e kombetares dhe te nderkombetares me passaporta diplomatike… hapu dhe te futemi!
…ky eshte skandal! Ne cilin vend te botes se 4, futbollistet kane pasaporta diplomatike??? Kjo eshte skandaloze, ata jane disa parazite qe nuk bejne asnje pune sot. Ne fund te fundit ata kane marre dhjetra milione euro per ate qe bene ne 2016!!! Nga buxheti i varfer i ketij populli, qe nuk ka akoma uje, kurse bytha e ketyre 95% nuk jetojne fare ne Shqiperi. Maskarade! Edhe ky gomari Tare, qe na del gjoja na i merr me te mira keta paraziter! Turp te keni ore bythpambuker, shikoni ore hallet e njerzve dhe lerini perkeledhite per keta idiotet qe na ngrohin menderen neper Bote