Kreu 61 vrasje me dorën e tij, historia famëkeqe e Altin Dardhës: Si la amanet ta varrosnin në Greqi, frikë se kundërshtarët do i dhunonin varrin

6 Prill 2021, 09:14Politika TEMA

Autor i 61 vrasjeve të kryera me dorën e tij, Altin Dardha ka qenë një ndër emrat më famëkeq në Beratin e fillimit të viteve 90. Gazetari Ferdinand Dervishi ka shkruar një libër mbi aktivitetin e tij kriminal.

Dervishi: Përpara se të ikte nga Berati në korrik të vitit 1998 ai u kishte thënë miqve që kam vrarë 56 njerëz. Është rikthyer dhe vrau edhe 5 të tjerë që shkoi 61. Gjatë periudhës që ka qenë në Greqi rrëfeu edhe një vrasje tjetër të tij.

Ja veshi sherr për femër dhe u fut në një lagje të Athinës ku ka shumë rusë. Dhe rusi atje ka qenë në lokalin e vet në miqësinë e vet dhe ai u fut qetë- qetë, i futi dy plumba në kokë dhe doli qetë -qetë.

Është e vërtetë që ka qëlluar dhe njerëz për nishan?

Dervishi: Janë histori që qarkullojnë në Berat, që ka marr për nishan një burrë plak që ecte paralel me rrugën. Nuk e kanë kapur plakun, por kjo është historia që e tregojnë.

Në vijim, Dervishi tha se Altin Dardha është ekzekutuar në Greqi në vitin 1998, tre ditë pasi vrau Buran Tomorrin, qëllimin e jetës së vet. Gazetari u shpreh se Dardha u varros në Greqi, nga meraku se edhe pas vrasjes kundërshtarët e tij mund ta dëmtonin varrin.

Si nisi saga e mbi 300 vrasjeve të Beratit

Altin Dardha, ishte një prej personazheve më të frikshëm të krimit në Berat në vitet 1993-1998, që u vu në qendër të konfliktit që shkaktoi mbi 300 vrasje në Berat.

Gazetari Ferdinand Dervishi ka shkruar një libër mbi aktivitetin e tij kriminal, duke e nisur historinë që nga koha kur Altin Dardha ka qenë një adoleshent, si nisi lidhja e tij me krimin dhe deri në ekzekutimin e tij në Janinë në vitin 1998.

Në një intervistë në emisionin “Opinion”, Dervishi solli një pjesë të rrëfimit që ka bërë në librin e tij “Altin Dardha” duke treguar dhe zanafillën që çoi në sagën e vrasjeve të Beratit.

Fevziu: Librin e ke shkruar në një kohë të shkurtër, ndërkohë duket se ti ke punuar për këtë libër më shumë se 24 vjet apo jo?

Dervishi: Janë mbledhur dokumentet në 24 vjet vjet dhe libri është shkruar në dy-tre vitet e fundit.

Fevziu: Pra ke punuar dy-tre vjet vetëm për ta shkruajtur ndërkohë që dokumentet gjatë gjithë kësaj kohe?! Bëhet fjalë për bandën kriminale të Altin Dardhës, bandën e Beratit pra, dhe aktivitetin e tij criminal që prej vitit 1993 deri në vitin 1998 kur ai u ekzekutua në Janinë apo jo?

Dervishi: Pak a shumë është historia e viteve 1991-1998 kur ai u ekzekutua, sepse unë e kam marrë historinë që në shkollë të mesme kur ai filloi të lidhet me këto keqbërësit e vegjël siç i quaj unë në libër, kur formoheshin këto bandat e vogla që nuk shkonin më shumë se grabitjet.

Fevziu: Këto ishin vitet e fundit të komunizmit dhe vitet e para të demokracisë kur filluan të shfaqen apo jo?

Dervishi: Po

Fevziu: Në fillim ishin banditë, që luanin më shumë për të treguar se kush ishte më i fortë se tjetri.

Dervishi: Më i forti në grupin e vet të shokëve…

Fevziu: Nuk ishin njerëz që synonin aktivitete ekonomike? Thjesht kush ishte më i forti i lagjes?

Dervishi: Absolutisht jo. Ndryshimi që ndodhi ishte se në të njëjtën periudhë, ajo periudha që ndryshoi sistemin dhe u hap Europa, pra shkonin në Europë dhe binin në kontakt me lekun, filluan të ktheheshin me pasuri, me xhepin plot, me makina të bukura, por jo Altin Dardha. Ishin disa më të rritur. Të cilët u shkëputën dhe i bënë shumë xhelozë Altin Dardhën dhe pjesën tjetër.

Fevziu: Ju keni jetuar në Berat gjatë kësaj periudhe apo jo?

Dervishi: Unë kam jetuar në Urën Vajgurore, në Berat në këtë periudhë.

Fevziu: Ishte vërtet kaq e frikshme sa e përshkruani në libër?

Dervishi: Në vitin 1997 po. Dhe ’96-ta në disa periudha ishte shumë e vështirë.

Fevziu: Ndërkohë që ju filloni që prej momenteve të para të Altin Dardhës dhe thoni se ai u kthye, pra gjithë zinxhiri i hakmarrjeve që çoi në dhjetëra e dhjetëra viktima, nisi nga një ngjarje në dukje banale. Një tentativë për t’i ngulur thikën, pra për të paralajmëruar dikë dhe nga kjo ngulje thike shkoi në një seri viktimash, ku u përfshinë disa nga emrat më të famshëm të kriminalitetit në Shqipëri apo jo? Si ishte kjo ngjarje e parë?

Dervishi: Ishte një ngjarje banale, shoku i ngushtë i Altinit kishte krijuar grupin e vet të adoleshentëve të fortë. Altini ishte 19-vjeç. Shoku i vet kishte dyshime se një burrë i martuar në lagjen tjetër shkonte me motrën e tij. Kishin dyshime, asnjëherë nuk u vërtetua dhe shprehte peshën e një halli. Altini del direkt dhe i thotë: “Të ndihmoj unë çke ti…” Shqiptari nuk godet femrën, godet mashkullin dhe bien dakord për të goditur mashkullin, por jo për ta vrarë, për ta plagosur. Dhe një thikë kalon në mëlçi dhe në atë kohë dhe spitalet nuk ishin ato që janë sot dhe ai humb jetën. Por ai ka qenë koshient. Ai fliste me shokët, me njerëzit, me policinë, njerëzit që i erdhën në spital. Por bëri një gabim. Gabimi ishte se nuk ia tha emrat policisë, por ia la amanet vëllait.

Dhe amaneti i kaluar tek vëllai… Dhe vëllai i vet Buran Tomorri që i ndenji tek koka, nuk i tha askujt se çfarë më la amanet mua vëllai dhe filloi për t’i eliminuar vetë.

Fevziu: Pra vetë vëllai i personit që humbi jetën u kthye në një kriminel, padashje?

Dervishi: U kthye në një kriminel për shkak të vdekjes së vëllait të vet.

Fevziu: Por ka qenë i rrezikshëm dhe ai apo jo?

Dervishi: Nëse Altin Dardha dhe gjithë të tjerët banditët shqiptarë, bënin një akt criminal për të rënë në sy, për të thënë njerëzit “oo ky i forti”, Buran Tomorri bëri të kundërtën. Ai u quajt më vonë në Berat “Pushka e thatë”, “hija”, pra u bë një person që i bënte vrasjet të gjitha në kokën e vet dhe i mbaronte të gjitha në kokën e vet derisa e realizonte.

Kështu që arriti t’i vriste tre shokë Altinit.

Fevziu: Pra kjo është zanafilla? Altin Dardha pati një aktivitet 5-vjeçar apo jo që kulmon në vitin ’97…

Dervishi: Atëhere ’93-‘95 (dy vjet) dhe ‘97-‘98 (dy vjet të tjera). Katër vjet dhe ato jo të plota.

Fevziu: Dhe kulmin e kriminalitetit të tij e ka arritur në vitin 1997?

Dervishi: Në verën e vitit 1997.

Fevziu: Ky njeri kontrollonte krejtësisht Beratin dhe zonat rreth tij?

Dervishi: Ky njeri ishte ai që policia duhej të merrte leje që nëse bëhej një vrasje do shihte vendngjarjen, nëse do çonte ekspertët në një vendngjarje apo jo. Nëse e bënte vetë vrasjen i thoshte nuk do shkoni, nëse e kishin bërë të tjerët, ndonjëherë u jepte leje. Pra ishte absolutisht njeriu më i fuqishëm në Berat.

Fevziu: A ishte e vërtetë që ky zbriti nga makina grupin e gatshëm të policisë? I çarmatosi, u mori jelekët antiplumb dhe i la të iknin në këmbë?

Dervishi: Po edhe pse kishin një marrëveshje të heshtur me atë që u quajt komisariati i riformuar në kohën që aty mungonte shteti dhe i ndihmuar edhe nga këto që quheshin Komitete të Shërbimit Publik, pra këta reformuan një komisariat, morën njerëz nga rruga, pa shkollë… Edhe pse të gjithë ata që u futën aty kishin marrë “OK”-n e bandës së Beratit dhe Altin Dardhës, ai e kishte shumë të fortë atë instiktin anti-polic. Pra nuk e duronte dot uniformën blu dhe në këtë moment i del përpara makinës së grupit të gatshëm, i zbret në tokë, i degjeneron, i shan, u merr jelekët anti-plumb, armët, thuhet nga disa se e bëri vetëm për t’u marrë jelekët anti-plumb se ato s’i kishin, të tjerat i kishin, por kjo ndodhi dhe këtë e mori vesh i gjithë Berati.

Fevziu: Ky person ka bërë sipas jush 61 vrasje apo jo?

Dervishi: Ky ka bërë 61, vetë dhe në bashkëpunim. Shumicën e vrasjeve i ka bërë për hakmarrje, pra në atë linjën që nisi në ’93-shin. Pra ky kishte një kundërshtar që i kishte vrarë tre shokët dhe në ’97-ën kjo mori pamjen e një lufte midis dy grupeve.

Pra shumica ishin nga krahu i tij kundërshtar, që i binin dhe kushërinj të 15-të. Mjaft që Buran Tomorri ta merrte vesh që unë e kam bërë vrasjen të të bëj dëm ty. E njihte apo s’e njihte ai kushëririn e 15-të. Vrasjet e tjera i ka bërë për miqësi dhe shoqëri. Siç ishte kjo me thika.

Fevziu: Pra vrasje që i bënte me dorën e tij, jo që porosiste njerëz për të kryer vrasje.

Dervishi: Jo, i bënte vetë.

Fevziu: Pra në 61 vrasje ky ka marrë pjesë vetë dhe i ka qëlluar vetë.

Dervishi: Vetë, por ky ka listuar në këto vrasje. Vrasësit i mbajnë mend ato çfarë kanë bërë. Një, dy, tre… dhjetë. Sikur 500 të kishte bërë, sepse vendosen mbi-njera tjetrën. Dhe ky u kishte thënë miqve të ngushtë, përpara se të ikte nga Berati i plagosur në 24 korrik të vitit 1997, që “unë kam vrarë 56 njerëz”. Vetëm tek e tek dhe në bashkëpunim.

Ky është kthyer në rangun e 5-6 muajve dhe vrau dhe pesë të tjerë. Që vete 61. Por gjatë 6-7 muajve që ka qenë në Greqi rrëfen dhe një vrasje tjetër të tij. Të një rusi. Që rrëfehet në mënyra të ndryshme.  Disa thonë se ishte sherr për një femër dhe ky u fut në lokalin Menidhi të Athinës, ku ka shumë rusë dhe ai ka qenë në lokalin e vet, me miqtë e vet, mes të fortëve aty dhe disa zëra thonë që ka qenë i kërkuar në disa shtete të Europës, shumë i famshëm. Dhe u fut qetë-qetë e doli po qetë-qetë, duke i skandalizuar të gjithë.

Ndërkohë ka të tjerë versione që ka vrarë tre vetë, por unë s’e besoj se ky lajm do kapërcente Greqinë, do vinte këtu.

Fevziu: Ndërkohë është e vërtetë që ka qëlluar njerëz thjesht për nishan?

Dervishi: Janë histori që lëvizin në Berat. janë disa histori. Unë i kam pasur shumë kujdes, por një e kam futur aty. Si të thuash për t’i vënë një emër kësaj historie, që kanë vënë në nishan një plak që kalonte rrugën dhe e kanë qëlluar me pistoletë. Por ke parasysh, pistoleta është shumë e vështirë të qëllosh, në largësi është shumë e vështirë, dhe një shënjestër e lëvizshme është përsëri shumë e vështirë për t’u kapur. Nuk e kanë kapur plakun, kjo është historia, pork a shumë histori të tjera që i tregojnë. Përshembull, ka qëlluar një shokun e vet që vinte me motorçikletë, ti bie këtij se po provonte një snajper. Një i panjohur që po afrohej me motorçikletë. Në momentin e fundit dikush i thotë, lëre se është filani. Mirë thotë se e ndre unë. Dhe i çon një plumb afër dhe ai rrokulliset. Pra për shoë, për humor.

Fevziu: Fillon të dalë nga loja në vitin 1998. Kishte lidhje politike Altin Dardha?

Dervishi: Nuk kishte Altin Dardha lidhje politike. Ishte shumë larg Altini.

Fevziu: U përdor nga politika?

Dervishi: Nuk u përdor.

Fevziu: Ndërkohë në vitin 1998 ai u ekzekutua pothuajse kur kishte mbetur i vetëm apo jo? Kur e humbi pjesën kryesore të bandës së tij…

Dervishi: Në vitin 1998 ai është ekzekutuar tri ditë pasi vrau Buran Tomorri qëllimin e jetës së vet. Kundërshtarin e tij kryesor. Vrau atë dhe e morën njerëz të tjerë më të fuqishëm se ai, me lidhje në Tiranë. E marrin dhe e çojnë në Janinë, siç bëjnë gjithmonë. Porn ë Janinë kësaj radhë dërguan edhe njerëz me lidhje politike. Njerëz me lidhje politike, por jo se këtu kishte lidhje politika në këtë histori. Por njerëz të fuqishëm., të cilët e nxorën në pritë Altin Dardhën dhe i dërguan dy vrasës nga Athina.

Fevziu: Vrasësit kishin histori personale me të?

Dervishi: Njëri kishte hesape personale deri diku, tjetri s’kishte ndonjë gjë që njihet me të.

Fevziu: Dhe ku e ekzekutuan?

Dervishi: E ekzekutuan në lokalet që janë përballë ishullit të Ali Pashë Tepelenës në Janinë.

Fevziu: Ndërkohë vrasësit e dinin që ai do të mbërrinte aty?

Dervishi: Ishin të lajmëruar se do vijë edhe me x taksi, se ajo taksia qarkullonte gjithmonë. Një Gjirokastrit e çonte gjithmonë. Por atë ditë ishin kujdesur mos t’i linin pistoletë në makinë.

Pra ishte i paarmatosur Altini. Ata u lëshuan të dy ta qëllojnë. Njëri i mbaron krejt fishekët. Kurse tjetri kishte akoma dhe vete në derën e lokalit për t’u futur në brendësi. Por aty vonohet, dhe e shpjeguar më mbrapa nga ata që e qëlluan ai e shtynte derën. Dera pra duhej tërhequr. PRa është e ngjashme me Gabriel Garcia Marquez…

Fevziu: Dhe në atë moment e vranë apo jo?

Dervishi: Dhe në atë moment e vranë.

Fevziu: Është varrosur në Athinë keni thënë ju?

Dervishi: Është varrozur në Athinë ku kishte nënën dhe motrën. Nuk kishte ndonjë arsye të rrinte në Janinë se s’kishte ndonjë lidhje. Dhe nuk është sjellë në Shqipëri sepse në atë kohë ka patur edhe sinjale që hapnin varret dhe dëmtonin njerëz të urryer, etj.

Fevziu: Ka qenë një nga kriminelët më famëkeq të Shqipërisë, por ju thoni që pjesë të bandës së tij filluan të shndërroheshin në biznesmenë në Berat. Njëri prej tyre u bë president i klubit të Tomorrit dhe ai u vra pas ndeshjes. A ka pjesëtarë të tjerë të këtyre bandave kriminale që janë kthyer në biznesmenë dhe janë akoma aktivë në shoqërinë shqiptare?

Dervishi: Shiko, në Beratin e ’97-ës ka patur dy kategori të fortësh. Ata që ishin edhe pak më të rritur se Altini dhe pak më të heshtur se Altini në ato aktivitete, të cilët e dinin shumë mirë se shteti do të forcohej dhe gjatë ’97-ës ka patur thyerje të bandës. Ishin Altini me shokë që morën këtë rolin që “do vrasim punë e madhe” dhe ishin dhe këta të tjerët që u tërhoqën. Që ishin të zgjuar. Dhe këta që janë të zgjuar edhe sot e kësaj dite… s’i ka prekur njeri.

16 komente në “Kreu 61 vrasje me dorën e tij, historia famëkeqe e Altin Dardhës: Si la amanet ta varrosnin në Greqi, frikë se kundërshtarët do i dhunonin varrin”

  1. Berati says:

    Altin Dardha ka qene i dashuri i Anetares se Gjykates
    Kushtetuese. E kuptoni ku kemi arritur si shoqeri dhe ke veme ne krye.

    1. Bledi says:

      I kujt antare o Berati????? Na ndrici pak.

      1. Gazetari Marin Muma says:

        Kam prova qe ai ka qene nje peijes legjendar i fisit te turkoberatave. Fis i lashte ilir qe ka ndertuar qytete, universitete dhe dyqane sufllaqesh. Kete e kam lexuar dhe ne librin e profesor xhufkes. Poshte greket!

        1. "....nese gervish sadopak nje myslimon shqipfoles do te zbulosh arabin qe ai fsheh mes vetit!!! says:

          Pa harruar ketu te shtojme se ka qene dhe pak(jo shume) sumqir…..
          Pune arabesh varu kkkkkkk…

  2. ilir labi says:

    Si nuk te vjen zore more Mero qe nxjerr dhe pasqyron veprimin e nje oridneri dhe krijon dhimbje te njerezit qe u ka sjelle fatkeqesi
    JE EDHE TI ORDINER QE MERRESH ME KETA PERSONAZHE TE TE VIJ TURPE
    Pak gjera te bukura dhe individe ka ky vende per te kujtuar

    1. Dash Pacja says:

      Ilir labi,
      mire qe je lab por je edhe gjys opinge.
      Ate e ka nxjrre, pasqyruar, analizuar, propoganduar, Blendi Fevziu por ti duke qene gjysem opinge aqe kupton se si funksionon gazetaria.

      1. Blendi Fevziu says:

        Pse genjen re Dash Picka. Robte ku t’i kesh ti e Altin Kaka.

  3. Hssan says:

    Ky Dervishi qenka analfabet funksional dhe as nuk e ka idene e atyre ngjarjeve, ka bere nje liber per te kapur ndonje leke sic ndodh rendom sot.
    Se pari ne Berat nuk jane vrare 300, por rreth 1000 shtetas dhe Berati per fatin e tij te keq ka qene qyteti qe ka vuajtur me shume nga 97′
    140 jane vrare nga banda e Dardhes nga keta 74 nga dora e tij. Konfirmuar nga Prokuroria e Rrethit.
    Dardha ka qene kriminel psikopat sadist, ka vrare per hobi dhe nje grua shtatzane qe po qendronte ne stacion te autobuzit, vrau dhe nje person tjeter qe u perpoq ti shkonte ne ndihme kesaj gruas.
    Berati kishte shume banda ne fillim te viteve 90′, pothuajse cdo lagje apo bllok pallatesh kishte banden e saj. Nje nga shkaqet kryesore te lulezimit te ketyre bandave dhe pasojat qe sollen ata kasaphane ne 1997, ishte edhe paraja e madhe e droges qe vinte nga Zvicra, perplasjet e interesave dhe rivaliteti i bandave ne ate biznes.

  4. O polic says:

    Ky polici Ferdinat Dervishi ja fut kot. I ka te trilluara te gjitha ngjarjet. Nga fillimi deri ne fund. Kur u be polici te beje liber?

  5. pjeter says:

    Sa çudi ky dervishi 3 vjet per nje liber,ja jepje Lulit o derman, ta kish nzjerre per 3 muaj,po edhe Fevzos tia kishe dhene,edhe ai nuk eshte keq,per 4 ta kish dhene ne dore.

  6. Hasan says:

    Libër me thashetheme ? kështu thanë…më tha…i thashë…vari leshtë…

  7. Martin says:

    Pirdh te shfryhesh o dervish! Niveli jot esht zero me bisht nuk di te lidhesh 2 llafe. Paske qen dhe polic??!! Tani pas ca kohesh ik e bej ndonje denoncim se gjasme po te kercenojne ata qe kane ngelur nga banda e dardhes dhe e fitove azilin.. te dha dhe vevziu nje dore . Edhe fevzo niveli jot esht

  8. Bekim says:

    Hassan eshte tamam qe qyteti I Beratit doli me I demtuar nga viktimat per vete faktin qe ka qene qyteti me problematike per trafikimin e rrembimin e vajzave dhe rivaliteti I tregetise se drogave ne Zvicer ne pergjithesi ku roli kryesor ishte mbeshtetja qe kishin nga ministri i brendshem i asaj kohe Agron Musaraj ku asnjeri nuk e permend kete fakt ,prandaj dhe larja e hesapeve filloi me renie e shtetit me 97.Perse Berati nuk eshte problematik mbas 98 pasi pislliqet e 92-96 u lane 97-98

    1. Santa Quaranta says:

      Bravo Bekim e paske thene i pari, por une te lexova te fundit, se keshtu eshte ndertuar faqja….Strumbullari i te gjithe puneve te pista dhe drejtuesi i grupeve qe e furnizonin me para nga Zvicra ka qene mundesi minister, Agron Musaraj!! Musaraj ishte personi qe kishte ndertuar linjen e transportit te parave te krimit te organizuar per ne Berat dhe me gjere. AI nuk beri asgje qe te ndalte kete turperim te shtetit para ca legenave, ne kembim te parave qe u merrte si komision.

  9. Santa Quaranta says:

    Bravo Bekim e paske thene i pari, por une te lexova te fundit, se keshtu eshte ndertuar faqja….Strumbullari i te gjithe puneve te pista dhe drejtuesi i grupeve qe e furnizonin me para nga Zvicra ka qene mundesi minister, Agron Musaraj!! Musaraj ishte personi qe kishte ndertuar linjen e transportit te parave te krimit te organizuar per ne Berat dhe me gjere. AI nuk beri asgje qe te ndalte kete turperim te shtetit para ca legenave, ne kembim te parave qe u merrte si komision.

  10. Bledi says:

    Epo te besh liber te gjemosh shoket e fillores te 1 personi qe ka 22 vjet qe ka vdekur dhe mos te thuash emrin e vrasesve qe e cuan ne boten tjeter kjo eshte pak absurde
    Shkrimtar leshi ka akoma komplekse medemek po flas per te vdekurit qe s kane njerez nga mbrapa per fshatarin plakun etc dhe emrat kryesore
    ata qe e fryne
    Ata qe e perdoren
    Ata qe e mbrojten
    Ata qe e vrane
    Kjo ngelet per tek libri I dyte

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje