Çlirimtarët erdhën nga Stambolli

8 Prill 2021, 16:10Blog TEMA
Çlirimtarët erdhën nga Stambolli

Nga Lorenc Vangjeli

 

“Ne ndërtojmë aeroporte, ata mbyllin edhe aeroportin e vetëm që kemi tani. Në sjellim vaksina të shpëtojmë jetë njerëzore, ata infektojnë shqiptarët dhe na i lenë vaksinat rrugëve, ne jemi në partneritet me NATO-n që vjen të garantojë siguri në Shqipëri e rajon, ata ndalojnë ardhjen e trupave të saj në Rinas.

Ne rusit i marrim vaksinat, ata i japin shkas për të fërkuar duart. Ne nuk jemi vetëm më të mirë se ata, ne jemi më të mirët. Ne nuk hyjmë në zgjedhje si alternativë, por jemi zgjidhja e vetme për të gjithë shqiptarët!” Këto teza do të dëgjohen shumë shpesh nga kryeministri dhe njerëzit e tij në fushatë, që tani janë duke u ngazëllyer nga fati që ju erdhi papritur jo nga terreni ku po bëjnë fushatë, por nga qielli ku kërkuan t’i përzenë.

Kurrë, askush dhe asnjëherë tjetër më pas nuk do të mundë të firmosë një dhuratë elektorale më të jashtëzakonshme se kjo që morri Edi Rama vetëm dy javë e pak përpara zgjedhjeve. Kriza e kullës së trafikut ajror dhe më pas, të gjithë ata që e justifikuan kaosin e krijuar me urrejtjen ndaj qeverisë, ka ujitur vetëm shpresat e Edi Ramës për një mandat të tretë.

U bë me qëllim apo jo, ishte shkak apo shkas, kishte frymëzime elektorale apo ishte një koincidencë e rastit, ishte produkt i urrejtjes ndaj qeverisë apo kishte virgjëri të plotë, kjo ka pak rëndësi qoftë në politikë si akt, qoftë në aritmetikë si llogari. Në të gjitha rastet hesapi shkon kundër atyre që kërkuan që mbi pistë të fluturonin vetëm zogjtë.

Të gjithë ata që menduan se ky mjet ekstrem do të justifikohej nga qëllimi për të dëmtuar apo rrëzuar qeverinë, gabuan në mënyrën më naive të mundshme. Ata llogaritën si fillestarë të zgjidhnin anën më të gabuar të sherrit, edhe pse këtë herë, qederi nuk është vetëm i një pale, kurse qarri me siguri e ka gjetur adresën e tij të vetme në xhepat elektoralë të Ramës.

Fatura e frikshme njerëzore që pasoi ndërprerjen e fluturimeve, do t’i kërkohet opozitës që ta paguajë. Orët e pafundme në aeroporte, dramat dhe traumat e mijëra njerëzve që mbetën në aeroporte të huaja dhe të atyre që i prisnin të vinin, një zinxhir i pafundëm problemesh dhe shpenzime të shtuara, vaksinat e munguara dhe hallet e krijuara rishtas, rrjedhojë e përpjekjes së 65 njerëzve që tentuan të zgjidhin hallin e tyre, janë tashmë një votë me kah të qartë.

Askush nuk do të dojë të bëhet palë me 65 kontrollorët e Rinasit, edhe pse kërkesat e tyre janë logjike, edhe pse ata në mënyrën më të gabuar të mundshme, zgjodhën të vihen përballë një shumice dërmuese shqiptarësh që tani nuk i sheh siç janë, si heronj, por i llogarit si fajtorë e makutë. Ky është rasti klasik kur forma dëmton pa kthim edhe përmbajtjen. Turqit që do t’i zëvendësojnë ata në detyrë, e që nesër mund të jenë edhe amerikanë, britanikë, gjermanë apo bangladeshas, me kusht që të kenë specializimin e duhur, do t’i bëjnë ata shumë shpejt viktimë të një loje që u luajt me këmbët e tyre, por që nuk mund ta mbanin as shpatullat e atyre që i brohoritën.

Në llogaritë e nesërme që do të luhasë fort peshoren elektorale do të shtohet më shumë se gjithçka tjetër, edhe ndërhyrja e një faktori që normalisht bën histori në Tiranë. Stabiliteti i vendit është kërkesë e panegociueshme e amerikanëve për Tiranën. Ata mund të mos dallojnë dhe as nuk kanë ndonjë interes të veçantë të identifikojnë nuancat kapriçioze dhe ndryshimet plot llastime mes aktorëve lokalë, por në këtë pikë, tek stabiliteti, ata kanë ndjeshmëri sizmiografi amerikan.

Në asnjë rast dhe me çdo mjet ata nuk mund të lejojnë lojëra provinciale dhe llogari meskine të kujtdo ngjyre e kahu politik që trazojnë stabilitetin. Pengesa e papritur logjistike që ju vu një stërvitjeje të planifikuar në emër të NATO-s u shndërrua në aleatin më të fortë të Ramës, të cilit kjo e ligë, i erdhi vetëm për ta ndihmuar. Të gjithë faktorët kundër, të maskuar si armiq të Edi Ramës u dëshmuan në këto orë dramatike të aftë që t’ja japin fitoren e zgjedhjeve në tepsi argjendi. Ashtu siç servireshin dikur bregut të Bosforit otoman, darovitjet për Sulltanin. Dhe në fakt, për ironi të fatit, çlirimtarët e krizës së kullës, kësaj here erdhën nga Stambolli. Dhe hynë në Tiranë nga Podgorica, por me vizë amerikane në xhep.

33 komente në “Çlirimtarët erdhën nga Stambolli”

  1. Bardha says:

    Done me te clirua pidhin e Nantes tande e ke ke mor zagare i like qenefit

    1. Vrapo lulush says:

      Bardha si duket nga komenti paske mbetur pa
      ta zbutur dhe bëhesh histerike.

  2. Asllani says:

    Populli te hapi syt dite e votive e
    Antishqiptaret duhen ndeshkuar me vot shum fort
    RAMA PUNON Luli MONA Like Berisha flen dhe vetem LEHIN
    Jan penges
    Te pengosh vaksinat eshte krim

    1. ben says:

      Asllan-Luli, Mona me Liken e Saliun nuk flene. Nuk i ze gjumi se kane hallin se cfare do bejne kur ti fusin neper birrucat e burgjeve.

    2. TUÇ MAKU I LORO KOVAÇIT says:

      O Lenc, i ke ra pikës për mrekulli.
      Kur i prenë kokën Ali Pashë Tepelenës, sulltanit, ja treguan në tepsi ergjëndi.
      Po kështu, opozileshja jonë, ja dorëzoi fitoren e zgjedhjeve, Edi Ramës, në tepsi ergjëndi – tamam siç thua ti, si puna e Kokës së Pashait Ali.
      Sarkazmë e gjallë, gazetari therëse, tallje koqesh e tallje bythe në mënyrë ekselente me opozileshët tanë.
      Ama një kujtesë o Lorenc, kujdes nga Ilir Meta. Ku ka zë, nuk është pa gjë – thotë POPULLI, që do të shkundë votën më 25 të prillit.

      1. Guxim says:

        Per kureshti historike:

        ” Vet Sulltani u perul para kokes se Ali Pashes ne Konstandinopol.

        Aq i madh dhe i fuqishem kishte qene Ali Pasha , perandori i Ballkanit per 35 vite.

        U varros me nderime bashke me djemte e tij”

  3. SPAK says:

    Cfare tregon kjo zoti Vangjeli? Kjo tregon se PD dhe LSI jane kanceri i zhvillimit te vendit dhe qartesisht nuk jane zgjedhja e duhur. Pra duhen neveritur dhe perbuzur me shpresen se nje dite mund te lind nje opozite serjoze. Rama perndryshe do ishte flakur me 25 prill.

  4. Faliminderit Amerikes ?????????? says:

    E po Sali Berishe dhe ilir Mete do perdorin Qdo mjet per ta shkatrrue Shqiprine me disa Talibane edhe nje here si ne 97.. Por ket her Amerikanet e kane kuptue me koh se Kush Jane keta horra.. Dhe me thane te verteten edhe kush jemi edhe ne shqiptaret e thjeshte kimikaza dhe ne nje 2 Qohemi qe ta shkatrrojme shteti faliminderit Amerikes se po te kishte qen per ne shume her do e kishime qué shqiprine si ne 97

  5. Boston says:

    Shume e sakte, teper e besuedhme dhe pena e mrekullueshme……ju lumte and urime.

  6. De GOL (ose Gol..de) says:

    Cope mishi me dy sy, çbllokimi erdhi nga NATO. Faleminderit Rames qe na futi ne NATO ne 2009

  7. spo kuptoj says:

    po ky shkruan kunder skenderbeut
    dhe tall karin me te?

    1. Guxim says:

      Cfare lidhje ka Skenderbeu ketu o hajvan?

      1. Tetovari2 says:

        Po vetë e pranon se skupton se në vend të trurit
        kokën e ka të mbushur me fara kungulli.
        P.S.VOTONI PS numrin 12!

  8. Viktor says:

    Jane terroriste te gjith te zhduken dhe ti qajn ato 5 milion lek ne muaj qe i ka enderr dhe nje biznesmen. Ska me besim te asnje nga ata. Tani te mendohet per sigurine se cdokush nga ata te hedh ne ere me gjith avion. Te huaj shum mir.

    1. Kunadhja says:

      Ata jana te gjithe tradhetare.Nuk mund te braktiset detyra.Ata nuk e duan atdheun e tyre.Ata jane zvarranike te PD-LS.Te burgisen te gjithe dhe te denohen si dezertore.Tu kerkohet te paguajne per gjithe demin qe u sullen qindra njerezve neper aeroportet e Europes.

  9. ENTEL says:

    O Lenci po cpune ka opozita me kullen, me kthjello pak, se vetem doktorature kam.Aty te punesuar jane gjithe soji e sorrollopi juaj….Une ke kulla shikoj arrogancen e drejtuesve qe e cuan punen aty….

  10. Shqipe-Free says:

    Klani i UDB-s ne Tirane i Perfaqesuar nga Berisha-Meta-Basha jane hedhur ne Sulem….Ropte ku ti kene..dhe ne LITARE…..
    @@Asnje Vote per PD_LIS-i,jane te Shitur dhe duan te keqen e Shqiperise dhe Shqipetareve..lol

  11. Eu says:

    ATA BENE VETEM ATE, QE KANE BERE GJITHMON, SHKATARRO, VRIT E PIQ . NUK DINE TJETER GJE, VETEM SHAJNE, SHPIFIN MASHTROJNE,. MANIPULOJNE.
    NUK KANE ASNJE ALTERNATIVE NE FUSHATE, PERSERISIN TE NJEJTAT GENJESHTRA , PREMTIME PA FUND, QE VETEM KOKA E BUDALLENJVE MUND TI BESOJ.
    SA PER KONTROLLORET ISHIN TE DETYRUAR TE LININ PUNEN, SEPSE ATE PUNE E KANE PO NGA ATA ORGANIZATORE. NUK MUND TI THONE JO PADRONIT TE TYRE.
    NESER I KE POSHTE PALLATIT DUKE SHITUR BANA KING. KESHTU ESHTE KUR KE SHUME PRETENDIME. MUNDESH TE MBETESH DHE PA GJE FARE. E MIRA ESHTE EDHE KUR FITON PAK, TE THUASH SHYQYR. SEPSE EDHE EUROPA PO KALON VESHTIRSI FINANCIARE.
    AEROPORTET JANE POTHUAJSE BOSH, ESHTE PERGJYSMUAR PERSONELI , ATA QE JANE PA PUNE NUK MARRIN RROGEN E PLOTE, AS ATA QE PUNOJNE ME ORE TE REDUKTUARA, NUK PAGUHEN ME RROGE TE PLOTE, VETEM KETA TANET DUAN RROGEN E PLOTE.

    1. Pokeristi says:

      O lorenc Vangjelica!
      Analiza juaj ne prqindjen me te madhe qendron.Por i gjithe ky shkrim mua me duket si nje jorgan i qendisur me kujdes,per te mbuluar Liken,si dhe nje peniciline per “Penicilinen”.
      Nxir te verteten reale si shkakun kryesor,pastaj merru me arsyetimet per kontrolloret eprkedhelur militante.
      Jane ne grahmat e fundit trioja Meta,Berisha,Basha.
      Besoj se ekupton drejt.Pra instikti per jete a vdekje te shtyn ne çmendurira e marrezira te skajshme.
      S’mund te beje vaki ne glob mbase dhe ne galaktike,qe per hir te interesave te tre pilitiqenerve te shkelen interesat kombetare dhe me tej.
      Por trioja i ka bere hesapet pa hanxhine.Ata pa dashje kane firmosur fundin e tyre dhe mandatin e trete te z.Rama.

    2. Tetovari2 says:

      E U kështu e pëson kur të vret e mira prej 4950$
      në muaj plus tre roga extra dhe beneficione të
      tjera.Këta i vrau e mira që nuk ia dinin kimetin.
      Këta, nuk duhet kthyer nē punë,e kanē humbur
      besimin.Buka që thyhet nuk ngjitet.
      Edhe nëse ngjitet mbetet vraga.

  12. joel shkodra says:

    Meqe u be e gjitha kjo per pune pagash, a mund te na thuash, o Lorenc, se sa do t’i paguaje Rama kontrolloret turq (apo çfare te jene)? Apo do t’i paguaje Turqia?

  13. Vranakonti says:

    Po,zoti Lorenc,eshte e vertete,se,me kete veprim te poshter qe beri Meta me Salin me kontrolloret e Rinasit,i japin fitoren Edi Rames ne tepsine e argjend.Jane kaq budallenj,sa nuk e kuptojne se si veprojne ne kundershtim me interesat e tyre.Kjo do te thot se Meten,Berishen dhe gjithe opoziten,i zuri gjynahu i Edi Rames qe i bjen ne qafe kote,po kot fare.Nuk do kete kryeminister me punetor si Edi Rama.Ai ka kujdesje te gjithashem.Ai ngrihet ne mengjes dhe shkon ne pune,te ata qe vaksinohen,i pyet per shendetin pas vaksines,shkon ku ndertohen pallatet,shkon ne fushate elektorale,pra çdo gje e programuar DHE BRENDAS PORTOKOLLEVE TE PANDEMIS.Nuk do kete njerez me te keqinj se ata te Pd dhe LSI,te cilat jane kthyer ne çerdhe gjarperinjesh.Populli t’a kuptoj drejte se nuk mund t’u jepet vota atyre gjarperinjeve.

    1. Iken nga parlamenti kujtuan se do ta rrezonin qeverin e rrezuan sajuan greven e kontrollit ajror kjo ishte me e fort ra qeveria ata ngelen pa pune erdhen kontrolloret te huaj hani mutin e likes dhe te lulit tani duhet te arrestohen te gjithe

  14. Ne shqıptaret edhe une me to e kemıte veshtıre qe te ecım me kohen e sıdomos me rajonın ku jetojme Ne protestat e vendeve te ballkanıt ndıhet nje frıge e drejte e lıdereve te ketyre shteteve Vetem ne shqıperı qeverıtaret nuk e rruajne fare per kerkesat e popullıt Sepse ne nuk ngrıhemıper veten tone por kur prekenınteresat e qeverıtareve Rastıı bllokımıtte kulles se komandımıt ne Rınas edhe duke e dıtur se kushe eshte shkaktarı ne bejme sehır apo ngrohım duart ne kete zjarr te frıkeshem per ekonomıne e vendıt tone
    Ky eshte rastı ıdeal qe popullı te ngrıhet dhe ta marrı lıderın e kesaj sollumahıje dhe ta helle ne kazanı e plehrave Jo me te afermın nga vendı pome te largetın qe ta shıkojne te gjıthe Vetem ne kete menyre shpeton edhe vendı dhe popullı nga keto zullumqare
    Dhe paskan pase strese se ju eshte ulur rroga Po ta krahasojne rrogen e re me te punonjeseve te tjere eshte me e madhe Nuk po them per krahasım me rrogen qe kıshın Edhe vendın e punes ekıshın me mıqesı dhejo merıtokracı

  15. Nje qytetar neutral says:

    Per Zotin nqs dobia per Ramen qeka kaq evidente, mua sepse po me shkon ne mend qe mbrapa kesaj pune eshte Edvini dora vete. Nje burre i mencur ka thene: “Nqs do te gjesh shkakun e dickaje, shif se e gjen tek ai qe perfiton”. Lenco me kete shkrim te duket se i ke bere nje sherbim Edvinit, po ia ke fut pa dashje.

  16. Niku says:

    Mire me te gjitha, po pse duhen pare kontrolloret ajrore si heronj ne kushte normale? Pse po bejne punen e tyre? C’mut logjike eshte kjo? Mbase duhen pare edhe pilotet e stjuardesat si heronj, edhe fshesaxhinjte qe na mbajne ambientet paster e s’na lene te semuremi e te vdesim.

  17. Ano says:

    O Vangjel mund te me thuash kush eshte kryeminister e kush e ka drejtu Anten 8 vjet? E ka gjet me 20 vete e ka cuar 130…dmth ka emeruar opoziten? Po djemte e gocat e deputeteve re vet ka vendosur o koqe….une me shume besoj kontrolloret se politikanet ministra qe genjejns e abusojne…

    1. Niku says:

      Stafi u shtua ne 4 vjecarin e pare kur PS ishte ne koalicion me LSI, keshtu qe ti beso ke te duash, por qe jane te LSI kete s’e kundershton askush. Ai ta tha vete dje, “vetem Presidenti na ka degjuar”. Nuk e tha kot ate gje.

  18. Amber iliri says:

    O Vangjel kontrolloret vetem heronj nuk jane.idiotesite e tjera no problem.

  19. Juliano says:

    Ky eshte Ilir Meta, se berishen njerezit e njofin mire. Ilir Meta, njeriu ku gjith jeten e tij politike e vuri ne kembim te pasuruarit per veten e tij dhe te familjes se tije. Shqiptaret qe bertasin per efekte militantizmi te mos degjojne zemren por te udhehiqen nga llogjika, e ndare nga ajo politike e militantizmit. Ky njeri nuk di rreshti se beri lloj lloj premisash ku kerkon me ç’do kusht destabilitet dhe çorganizim te gjithe shtetit, per qellimin qe drejtesia mos te arrije ne deren e Ilir Metes. Koha nuk eshte me e çakenjeve, maskarenjeve e budallenjeve, koha eshte e njerezve qe duan presporitet dhe stabilitet, kjo na ben te vemendshem per daten 25 prill.

  20. lisi says:

    NESE KJO MINISTRESHA KA TE DREJTE MBI KONTROLLIN E KETYRE ZUZAREVE DESHA TI THEM QE TE MOS LLAP SHUME POR VEC TE TJERAVE TE NA JAP LLOGARTI SE PERSE NE KETE STAF MBIZOPTEROJNE FAMILJARET E POLITIKANEVE E MASKARENJVE ME DAMKE TE VENDIT
    TE ZEVENDESOHEN URGJENT ME TE RINJ TE AFTE E TE NDERSHEM NGA POPULLI OSE ZGJEDHJET PAS DERE JANE……

    1. Tetovari2 says:

      Edhe unë jam i kētij mendimi asnjëri mos të
      kthehet në punë sepse kēta i kap stresi i 5000$.
      Konkurs për kontrolor të rinj pa marë parasysh
      koston,kemi mjaft djelm të rinj e të aftë.

      VOTONI PS num 12!

      1. ? says:

        Po, do te votojme tet’ome e tet’ate. Ik e mytu ne Tetove e voto per Gruevskin, nuk ke pune ketu o Tetovari – Bole Gomari.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje