VIDEO/ “Mi ke parë këta xhagajdurët e LSI"?! Rama, telefonatë me kandidaten në Tiranë: Më 25 prill duhet t’u japim dërrmën! Një pjesë do kthehen tek PD, të tjerët tek ne

8 Prill 2021, 19:15Politika TEMA

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka zhvilluar një telefonatë me kandidaten e 31-të të PS në Tiranë, Bora Muzhaqi.

Rama është interesuar tek Muzhaqi për punën që po bën LSI në Tiranë.

Ai ka kërkuar që më 25 prill LSI-së t’i jepet goditje, ndërkohë që thekson se një pjesë e mbështetësve të saj do të kthehen tek PD, ndërsa të tjerët te PS.

Telefonata e Ramës me Muzhaqin:

Rama: Bora, si je Bora?

Muzhaqi: Mirë kryeministër, si jeni

Rama:: Unë mirë jam, si shkon puna.

Muzhaqi: Mirë, mbarova një takim me studentët. Vijojnë me mbështetjen e tyre, në fillim janë skeptikë, por ka dhe që duhet të afrohen, se fati varet

Rama: Ç’të duhet politika? Po nuk u morre me politikë, merren të tjerët. Merret politika pastaj me ty. Po në territor?

Muzhaqi: Në territor mirë. Zona gri, të pavendosurit po e kuptojnë se nga mërzia e pakënaqësia, vetëm mandati i tretë është garancia,

Rama: Tani pakënaqësitë dhe mërzitë janë legjitime, duhet ta pranoni si fakt. Njerëzit kanë të drejtë të ankohen, për shumëçka që nuk ju ka ecur mbarë, por ka vetëm një rrugë, të vijojmë të ngjitemi me durim. Po këta ça bëjnë xhagajdurët e LSI?

Muzhaqi: Me thënë të drejtën nuk i shoh, asgjëkundi, në terren. LSI në Tiranë po humbet përditë. Ata që ishin gënjyer me ndonjë vend pune po i kthehen PD. E kuptojnë që s’janë të majtë.

Rama: Një pjesë e tyre do kthehen tek PD. I kanë marrë, mbajtur peng me punë e me rroga e me zijafete, pjesa tjetër tek ne. Kush ka mbetur akoma nga këta të familjes tonë duhet t’i integrojmë sa më shpejt. Më 25 prill duhet t’u japim dërmen.

Muzhaqi: Po shoh që po kthehen. Shoh rezultatet e vaksinimin, isha me pedagogë, dhe ndihen lirshëm për veten. Mësuesit po ashtu. Po i kthehen me entuziazëm punë. Vaksinimi po merret me me pozitivitet.

Rama: Forca Bora, shkrije akullin. Të përqafoj fort e mirupafshim.

6 komente në “VIDEO/ “Mi ke parë këta xhagajdurët e LSI”?! Rama, telefonatë me kandidaten në Tiranë: Më 25 prill duhet t’u japim dërrmën! Një pjesë do kthehen tek PD, të tjerët tek ne”

  1. Berti says:

    Forca Bora shkrije akullin te trute e shefit tend se po iken nga mendte.
    Shikon endrra me mandat te trete nderkohe qe thjeshte pritet zyrtarizimi i ikjes se tij.
    Socialistet e merzitur me mijra po ikin drejt LsI dhe PD. Dhe kur i pyesin per ke do votoni thone per Ps qe mos bien ne sy??!
    O Rame po te genjejne te tute. E di sa keq e ke punen me votat. Sta pret mendja. Ata xhakajduret e LSI qe te sollen ne pushtet ne 2013 ata do te ta bejne varrin politik.

    1. Byrektoja SHQUP says:

      Hahahahahahaha nona je o bish. Po si the? Do fitoje PD dhe LSI. Kur te kesh kohe ta jap nje kafe se me bere te qesh. Po kur te vish merr gruan, gocen dhe nenen ti fus nje te qire vendshe. Ashtu si do tu qi fisin ty dhe te gjithe demokrateve dhe Lshisteve Edi Rama dhe ata mijera socialiste qe thone se do votojme PD dhe LSI. ??????

  2. vete iliri jam says:

    I mordm vesh per dy kontigjentet e pare dhe te dyte,Te TRETET NE BURG PADYSHIM Z.KRYEMINISTER!

  3. Bujar says:

    Erdogani jone shume shpejt do ta urreni dhe ju socialiste. Po do jete vone edhe per ju

  4. Joel says:

    Mero. Do jete vone edhe per ty kur rama texbehet si erdogani. Mos e mbroni me. Do jete vone neser.
    Kini kujdes se vend si i yni rreshket lehte ne autokraci.
    Do ju vije keq per veten me vone

  5. Amarda says:

    Gjynah o Edom je bere per gjynah. U bere si Saliu qe akuzonte Banir Topin per grusht shteti.
    Ca ben keshru o Saliu nr 2.
    Se ti te kercenon dhe me Turkun o vlla.
    Ti je armik i vendit dhe armik i demokracise.
    Rrotacioni politik ne shqiperi duhet te jete ushtrim rutine sepse shqiperia nuk e ka ne kulture.
    Shqiptare zgjohuni se Rama ka probleme diktatoriale ne identikitin e tij. Pas kater vjetesh nuk do ta hiqni dot edhe po deshet. Sic po i ndodh turqve me erdoganin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje