DETAJET: Zbulohet një tjetër arsenal i madh armësh në Tiranë, policia gjen municionin luftarak të izoluar në mur

10 Prill 2021, 12:46Kronika TEMA

Policia e Tiranës ka zbuluar një tjetër arsenal të madh armësh në kryeqytet. Mësohet se depoja me armë të llojeve të ndryshme i përket shtetasit Sokol Xhura.

Njoftimi i SPAK:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, me datë 03.03.2021 ka regjistruar procedimin penal nr.52 per veprat penale te “Vrasjes me paramendim”, e kryer për interes, në bashkëpunim në formën e ”Grupit të strukturuar kriminal”, “Shkaterrimi i prones me eksploziv” si dhe “Mbajtjes pa leje dhe prodhimit të armeve, armeve shperthyese dhe municionit”, ”Grupit të strukturuar kriminal” vepra penale te parashikuara nga nenet 78/2, 22, 152, 278, 28/4, 333/a dhe 334/1 te Kodit Penal, në ngarkim të personave nën hetim Gj.Cukali, E. Jamaku dhe E. Jamaku.

Pas hetimeve të mëtejshme, janë kryer kontrolle dhe ndaluar dhe arrestuar një numër personash për veprat penale të “Trafikimi i armëve dhe municionit”, kryer në bashkëpunim në kuadër të ”Grupit të strukturuar kriminal’, ”Prodhimi dhe mbajtjes së armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe ”Kanosja”, etj, të parashikuar nga nenet 278/a, 28/4, 333/a, 334/1, 278 dhe 84 të K.Penal.

Ky hetim ndiqet në dinamikë me policinë gjyqësore të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.
Në datë 09.04.2021, nga ana e prokurorisë së posaçme, është kërkuar Gjykates se Posaçme te Shkalles se Pare për Korrupsionin dhe Krimin te Organizuar, lejimi i kontrollit të ambienteve të të hetuarit në këtë procedim, shtetasit Sokol Xhura, i biri i Ismail-it dhe i Zeliha, i datelindjes 16.03.1978.

Mëngjesin e ditës së sotme, nga ana e policisë gjyqësore të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, është realizuar kontrolli i këtyre ambienteve, në rrugën Xhanfize Keko, ish-ndërmarrja artistike “Migjeni”, pranë ish-oxhakut të kësaj ndërrrmarrje, në një ambient të izoluar plotësisht me mur.

Policia gjyqësore, pasi ka realizuar rrëzimin e murit, ka zbuluar depon e fshehur, ku janë gjetur një arsenal mjaft i madh, armesh të llojeve të ndryshme, kalibrave të ndryshëm, municione luftarake, lëndë plasëse të ndryshme, armë të kalibrave të ndryshëm me dylbi, etj. Nga ana e policisë gjyqësore është duke vazhduar dokumentimi me hollësi, i kësaj veprimtarie.

5 komente në “DETAJET: Zbulohet një tjetër arsenal i madh armësh në Tiranë, policia gjen municionin luftarak të izoluar në mur”

  1. Realpolitika says:

    TEK ARMET E FSHEHURA TE KETYRE KRIMINELEVE E KA SHPRESEN LIKE FLORIRI E SALI BERISHA.
    BRAVO SPAK DHE POLICIA.
    PUNA JUAJ SIPAS LIGJIT DHE ME PROFESIONALIZEM DO E SHPETOJ SHQIPERINE NGA LUFTA CIVILE KU DO TA FUS SALIU E LIKE FLORIRI.
    DITA E BURGUT PER LIKEN E SALIUN …PO AFRON.

  2. Sara says:

    Para dhe arme gjithandej… cfare po luhet ne keto zgjedhje?!
    po kjo stervitja e NATOs c’do me thene?

    1. Byrek byrek o usta Murat, Meta te vjedh e Sala te vret, o usta Murat says:

      Cdo gje eshte e qarte, Amerika nuk do qe ne Shqiperi te kthehet koha e rrumpalles. Ka investuar aq shume, sa nuk mund te lejoje qe funderrinat e ketij kombi te prodhojne trazira. Hiqu armet, hiqu dhe leket dhe kush do dali te luftoje, iliri me saliun? Shqipria e kosova jane dy shtetet e ballkanit qe jane 100% pro amerikane e pa ndikim rus. Perjashto ca individe te ndyre. Rrofte Amerika, se te ishte per Evropen, akoma do ishim ne nofullat e berishes e metes

  3. Emigranti Athine says:

    Stervitja e NATO domethene qe Shqiperia e ka ndare mendjen, drejt perendimit. Dhe kjo do te thote qe NATO nuk do te lejoje destabilizim ne Shqiperi , ashtu sic mundohen disa opozitare qe dashuria e tyre per te qene ne krye u ka erresuar llogjiken dhe cdo ndjenje kombetare.

  4. k says:

    Shyqyr që berisha na solli kulturën e vrasjes,krimit dhe armëve se kishim ngelur mbrapa.
    Rroftë maffia ndërkombëtare e NATOs që nuk i pëlqen “mets dhe bërishs”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje