“Procesi po vijon me moshat mbi 65 vjeç”/ Manastirliu ndjek vaksinimin në Sheshin ‘Skëndërbej’: Nga e hëna nisim me qytetarët +60 vjeç

11 Prill 2021, 10:58Sociale TEMA

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka parë nga afër vaksinimin masiv në Sheshin ‘Skëndërbej’ mëngjesin e sotëm.

Tashmë kemi hyrë në grupmoshat mbi 65 vjeç, procesi ka vijuar që në mëngjes. Ne po ecim me ritme të shpejta falë edhe punës së ekipit të gjithë vaksinatorëve“, tha Manastirliu.

Duke ju kërkuar qytetarëve të vaksinuar të vijojnë të mbrohen edhe disa javë, Manastirliu ka bërë apel për të gjithë qytetarët +60 vjeç,  të regjistrohen pranë mjekut të familjes për ditën dhe orën e vaksinimit.

Që prej fillimit të vaksinimit anti COVID janë kryer në total 256,848 vaksinime, prej të cilëve 182,669 vaksinime për të moshuarit.

1 komente në ““Procesi po vijon me moshat mbi 65 vjeç”/ Manastirliu ndjek vaksinimin në Sheshin ‘Skëndërbej’: Nga e hëna nisim me qytetarët +60 vjeç”

  1. Ministrja artiste says:

    Jepi artiste, ? e Ramës.
    Leri show-t.
    Hapni qendra te tjera dhe ne qytete te tjere..
    Se kjo ne sheshin Skënderbej është veç per show elektoral.
    Detyra shtepie që duhet ti kishit filluar me kohe dhe kishit ecur shumë me tepër..
    Meqë ra fjala e di që Rama të ka per zemër.
    Por thjesht s’ke ça I jep më Rilindjes.
    Ja dhe te gjitha…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje