Varrimi i Princit Philip “mundësi ideale” për t’i dhënë fund përçarjeve në familjen mbretërore

11 Prill 2021, 14:29Lifestyle TEMA

Pikëllimi i përbashkët për vdekjen e Dukës së Edinburgut është një “mundësi ideale” për të rregulluar çdo përçarje brenda Familjes Mbretërore, tha ish-Kryeministri Sir John Major.

Sir John, i cili ishte kujdestar për Princat William dhe Harry pas vdekjes së nënës së tyre, tha se ai shpresonte që kjo do t’i jepte fund çdo “fërkimi” mes vëllezërve, raporton BBC, përcjell abcnews.al.

Ai gjithashtu tha që Mbretëreshës i duhej kohë që të kalojë trishtimin për humbjen e burrit të saj.

Princat William dhe Harry do të marrin pjesë të dy në funeralin e dukës të shtunën. Komentet e tij erdhën pasi Kardinali Vincent Nichols, kreu i Kishës Katolike në Angli dhe Uells, sugjeroi që bashkimi për varrimin e Philip mund të ndihmojë në shërimin e çdo tensioni.

Duka i Sussex do të fluturojë nga SHBA për sfuneralin të shtunën pa gruan e tij, Meghan Markle, e cila është shtatzënë dhe duhet të qëndrojë në shtëpi në Kaliforni me urdhër të mjekut.

Princi i Uellsit dhe anëtarët e Familjes Mbretërore do të ecin pas arkivolit para varrimit në Kalanë Windsor.

Sir John, i cili u emërua kujdestar i veçantë për princat pasi nëna e tyre, Diana, Princesha e Uellsit, vdiq në 1997, tha në Andrew Marr Show të BBC One: “Ata ndanë emocione. Ata ndajnë pikëllimin në kohën e tanishme për shkak të vdekjes së gjyshit të tyre. Unë mendoj se kjo është një mundësi ideale. “Shpresoj shumë se është e mundur të rregullojmë çdo përçarje që mund të ekzistojë.”

3 komente në “Varrimi i Princit Philip “mundësi ideale” për t’i dhënë fund përçarjeve në familjen mbretërore”

  1. Taku says:

    Shyqyr se na ishte prishur gjumi … mezi po presim te pajtohen keta… o zot

  2. varrmihesi gjakftohte says:

    he te qifsha robt
    ku vajte ne varr si te tjeret
    kurve muti !!
    u ktheve ne asgje te qifsha robt

    1. Loni pe Kolkondasi says:

      O zot, te jete e vertete se mund te ekzistojne specie te kesaj kategorie ne gjirin e shoqerise? Apo kjo eshte fytyra e vertete e “Njeriut te Ri”, per te cilin u kujdes aq shume ta ndertonte Partia dhe shoku Enver!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje