“Lajm fantastik”! Ilir Beqaj: Projekti i rikualifikimit urban të Shirokës nominohet për çmimin prestigjioz

12 Prill 2021, 11:49Sociale TEMA

Deputeti socialiste Ilir Beqaj ka dhënë një lajm të mirë sot për qytetarët e Shirokës. Përmes rrjeteve sociale, ai njofton se projekti i rikualifikimit urban të Shirokës “Qylymi shqiptar” është nominuar për një çmim prestigjioz të arkitekturës botërore.

“Lajm fantastik! Projekti i rikualifikimit urban të Shirokës “Qylymi shqiptar” është nominuar për çmimin “Mies Van Der Rohe Aëard” që është një çmimet më prestigjozë të arkitekturës botërore.

Publicitet i jashtëzakonshëm për Shirokën, Shkodrën por edhe për gjithë Shqipërinë” – shkruan ai.

Deputeti Ilir Beqaj, që është njëkohësisht edhe kandidat në qarkun Shkodër, publikon edhe linkun e ku gjenden detajet e projektit: https://eumiesaward.com/work/4354

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje