Mesazhi i koduar i Patozit: Zgjedhjet nuk janë çështje logoje

14 Prill 2021, 14:43Politika TEMA

Koordinatori i  “Bindjes Demokratike”, Astrit Patozi ka reaguar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, lidhur me kontestimin e logos të kësaj force nga Partia Demokratike në Kolegjin Zgjedhor.

Patozi në reagimin e tij thekson se “zgjedhjet nuk janë çështje logoje, por çështje zemre dhe fryme”.

Kujtojmë se Sekretari i Partisë Demokratike për çështjet ligjore Ivi Kaso ngriti në prani të komisionerit, Ilirian Celibashi shqetësimin e ngjashmërisë së logos së selisë blu me “Bindjen Demokratike”.

Por, ka qenë Fabian Topollaj,  i cili me argumenta ka hedhur poshtë deklaratat e Kasos.

“E konsideroj të mbyllur pjesën e stilizimit të logos. Ne me kënaqësi e kemi ndryshuar logon, në kohë rekord, dhe me qëllim që fleta e votimit të miratohet, të bëhet sa më shpejt dhe të vazhdojë procesi”,  ka thënë më herët Topollaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje