Në fjalën e mbajtur sot para votuesve për herë të parë në Burrel, kryeministri Edi Rama premtoi amnisti për paratë e emigrantëve, që do të investohen në Shqipëri për zhvillimin e ekonomisë vendase.
Kreu i qeverisë tha se kushti i vetëm është që këto para të mos jenë të ardhura nga krimi.
“Do tu bëjmë një amnisti direkte atyre për ti sjellë këtu pa ju kërkuar llogari, se i kanë mbajtur në bankë apo poshtë jastëkut, mjafton të mos jenë para të krimit.
Dhe këto para të vijnë këtu se janë para gjaku, para djerse, para shqiptarësh, dhe të hidhen këtu.
Dhe gjithë kjo parajsë të fillojë të shikojë këto lule të një ekonomie të re. Agroturizmi është një ekonomi që mban një pjesë të madhe të ekonomisë rurale”, tha Rama.
“Nuk e harroj kur kam ardhur për herë të parë, shikoje vetëm gropa, pluhur, rrëmujë. Sot është një vend që po merr jetë hap pas hapi, por sot Mati nuk është gjëkundi me atë që ishte.
Ëndrra shekullore e ujit të pijshëm nuk është më një ëndërr, por çështje kohe, sepse po investohet në dy ujësjellësat që do ta bëjnë qoftë Burrelin, qoftë Matin me 24 orë ujë.
Unë e di që kanë të drejtë ata që thonë “akoma me ujin e pijshëm merreni!” Ne nuk kemi 100 vjet në detyrë. Situata ishte katastrofike. Kur i thashë Gonit ti do kandidosh.
Më tha kryeministër, jam shumë i qartë për të gjitha vështirësitë por nëse nuk më premton se do tu japim ujin 24 orë matianëve të lutem mos ma kërko”, tha më herët kreu i qeverisë.
Ne cfare mnenyre do ti zbuloje Rama ne se jane para krimi apo pune te ndereshme? Gjithe njerezit e ndershem i kane parate ne banka. Duke ditur qe bankat si psh ne Greqi apo Itali nuk ju kerkojne llogari klienteve se ku i gjeten parate (kete e bejne deklarat e perviteshme ne organet tatimore), atehere nuk eshte bindese ky lloj koncesioni. Ashtu si per vetingun e gjykatesve, jane para te ndereshme ato qe vijne ne Shqiperi nepermjet sistemit bankar, ose dhe dorazi me kusht qe te jene nxjerre nga banka dhe te deklarohen ne kufi (per ti shpetuar kostos se transfertes bankare)
Rama bastard kodoshi….moster komuniste e flliqur…kerkon ta dish sa dhe si i kane fituar leket ne banka emigrantet e shkrete….mjere ai popull ke do kete kriminister…….po milionat e tua dhe te Metes , do ti analizojme….
=
po per te votuar do ti lejosh…me ligj…?
Dhe ata qe punojne me mall e me skafe me gjak i kane dhe i kane me te pastra nga politikanet ,prokuroret,gjyqtaret,doktoret,dhe te gjithe administrata qe po na vjedh rregullisht….
Cdo emigrant i ndershem qe blen qofte edhe nje vazo lule ne shqiperi eshte vete fajtor!
Rama:C´fare Kerkon me Emigrantet ti??????Do te fusja ndonje te Share…ik o MBlidhu….Per Parate e Emigranteve jane ata Vete dhe Shteti ku i Nxjerrin pergjegjes dhe ,se si nuk eshte Puna jote…..shiko se duket te eshte RRitur shume Mjekrra…..
C´na gjeti….Nuk na lene as Lolo-Legenat qe merren me POlitike, duke na Rjepur….Drogen dhe Hashashin e keni ne Shqiperi, Emigrantet jane te gjithe te PASTER,per deri sa nuk i bien ne Qafe askujte…lol