“E kam paralajmëruar Damianin që të ketë shumë kujdes”! Meta kërcënon Ramën: Mos më detyroni t’i bëj thirrje tjetër popullit. Me doktorin s'më ndani dot.

15 Prill 2021, 22:41Politika TEMA

Presidenti Meta zbardh bisedën me Ramën për Sali Berishën dhe telefonatën me Damian Gjiknurin
Presidenti Ilir Meta thotë se më 25 prill është për përmbysje demokratike dhe jo thjesht rrotacion.

Duke u ndalur tek situata në Vlorë, Meta tha se kishte komunikuar në telefon me Damian Gjiknurin.

“Në ditët që vijnë do të kemi të dhëna të tjera. Unë kam për detyrë të ndaloj çdo krim zgjedhor. Ato dy dosje do të hapen nga e para sepse ka kërkuar hetim të vërtetë Parlamenti Evropian.

Nuk jam për rrotacion, por vota ime është përmbysje demokratike. Populli të marrë në duart e tij fuqinë që i takon. Mos më detyroni t’i bëj thirrje tjetër popullit.

Nuk është Damiani problemi më i madh. Problemi më i madh është kryeministri. Sepse Damiani dhe Afrimi merren me ekzekutimin e skenarit mafioz në Vlorë.

Unë e kam paralajmëruar Damianin që të ketë shumë kujdes. Kam folur në telefon! Ai mori Nikoll Lesin dhe i mora telefonin dhe i thashë Damian mos thuaj gjëra të pavërteta se e di se nga halli i ke”, tha Meta në “Opinion”.

Duke komentuar deklaratat e kryeministrit Rama se Meta dhe Berisha janë bashkë, Presidenti zbuloi një bisedë të disa viteve më parë me kreun e qeverisë.

“Me Doktor Berishen nuk me ndani dot. Ramës vite më parë i kam thënë në sy, në prani të Gramoz Ruçit dhe Petrit Vasilit se në të gjithë vitet e mia në politike partneri me serioz në politikë më rezulton Sali Berisha”, tha Meta.

6 komente në ““E kam paralajmëruar Damianin që të ketë shumë kujdes”! Meta kërcënon Ramën: Mos më detyroni t’i bëj thirrje tjetër popullit. Me doktorin s’më ndani dot.”

  1. Jimi says:

    “Gjenerali i ushtris se vdekur” leshon kushtrimin per mesymje !?

  2. Tomas Willsom says:

    Fytyre e paskrupullte…..

  3. Haku says:

    Dhe esht e vertet.. ai te vuri edhe nofken Like floriri, nga dashuria e madhe qe kish per ty. Shpresoj te keni nje udhetim te kendshem te dy..vk.

  4. fati says:

    Sa mire do te besh, se paku do te zhdukesh nga media se na cave menderen 100 here ne dite. Be more debil punen tende e leri zgjedhjet, se ato nuk fitohen duke kercenuar share e fyer qytetaret, palaco.

  5. k says:

    Kanosje e mafjozit dhe injorantit fshatar qe as për brigadier koprative nuk meriton.

  6. Shkodrani says:

    Kur dy zagarë bëhen bashkë (Likja dhe Viçidoli), marrëdhënia është shumë serioze.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje