Ilir Meta ka komentuar zërat se kryeministri Edi Rama dhe Lulzim Basha kanë marrëveshje të fshehtë për të qeverisur bashkë pas 25 Prillit.
Ai tha se kjo është ftesë e sinqertë si ajo e 17 Majit ndërsa shtoi se nëse duan të bëjnë koalicion duhet ta shpallin që tani.
“Ftesë e sinqertë si ajo e 17 Majit. Përgjigja ime në parim është kjo se çdo koalicion para se qytetarët të votojnë duhet të shpallet. Duhet ta shpallin që tani. Të jenë të sigurt do i mund Bojkeni edhe i vetëm”, deklaroi Meta.
Meta deklaroi se skenari i socialistëve në Vlorë është djegur ndërsa shtoi se çunat problematikë nuk kanë vend në Vlorë.
Ai ftoi edhe njëherë në takim Damian Gjiknurin duke e njoftuar se nesër do të jetë sërish në Vlorë.
“Numri 8 në Vlorë kishte një skenar për të marrë 9 pa ndeshje fare. Ky skenar është djegur.
Atje ka burra Damian, atje ka burra pushke. Çunat problematikë nuk kanë vend në Vlorë. Vajzat dhe gratë problematike të Vlorës e kuptoni çfarë mund t’u bëjnë këtyre që i kanë në rreth.
Presidenti nuk i shet dhe nuk i trafikon kurrë, por do i mbrojë nderin e vajzave të gjithë Shqipërisë.
Nesër e njoftoj Damianin që jam në Vlorë prapë dhe është I ftuar prapë atje të vijë. Meqë ka këto të dhëna Damiani që unë shkoj fshehtas në Vlorë”, tha Meta.
Ilir Metes dhe zagareve te tij po i vjen ngordhja.
LIke Floriri-Hadute dhe Vrases,c´fare Gopin e te Zonjes kerkon ne Vlore?????????Shko ne Skrapar ,apo e di se nuk te qi njeri atje…
Mos kujton se do te Vriten Vlonjatet per LIke Meta-Floririn???????Ropte ku ti kesh..lol