“Presidenti pushkatoi Luan Ramën në Vlorë”! Rama: Nuk e dija se Ilir Meta do të arrinte deri këtu

15 Prill 2021, 23:03Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama foli për situatën e zgjedhjeve dhe përplasjen brenda strukturave të LSI-së në Vlorë.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Rama u shpreh se Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka pushkatuar politikisht kandidatin për deputet, të renditur të parin në listë, Luan Ramën.

Rama: Metën President e kanë zgjedhur votat e tij dhe të PS patjetër. Nëse PS do t’i kishte votat nuk do të zgjidhte atë President.

Ishte zgjedhja më e mirë për opozitën, por unë nuk e dija që do vinte puna deri në këtë pikë, që me prapa veprim dhe me prapamendim pushkaton Luan Ramën në Vlorë. Iku Luan Rama, u pushkatua.

Si u pushkatua?

Rama: Luan Rama u pushkatua politikisht me pushkë druri u ekzekutua.

1 komente në ““Presidenti pushkatoi Luan Ramën në Vlorë”! Rama: Nuk e dija se Ilir Meta do të arrinte deri këtu”

  1. Mandrini says:

    Mire, e kuptuam…
    L. Rama, nuk ka asnje impakt ne jeten time, z. KM. As me rruhet fare, ne se zgjidhet apo jo, bile me tej…ne se egziston apo jo.
    Pa na thuaj: Ti, pse e pushkatove Lelin, kbashkiakun e Vlores. Ku u prish pazari i Damlla Gjiknurit dhe Afrim mashtrusit.
    Se ne fund te fundit, Leli me intereson. Ai po, ai eshte i zgjedhur nga une dhe ka impakt ne jeten time si vlonjat.
    Me ate qe the publikisht, qe “Leli nuk e ndjek dot ritmin tend…” .mund te genjesh ndonje analfabet.
    Me qe e hape “dosjen e pushkatimeve”, na thuaj …ti , pse e pushkatove Leli ?
    Perpiqu te jesh sa me sinqetre qe te mundesh, ne se te ka mbetur ndopak.
    E di qe Merua nuk do e publikoje kete koment, po aq me keq. Per turpin e tij…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje