Kur ambasadori rus në Tiranë foli për “Qeverinë e re”: Pse s’reaguan panelistët e opozitës?

16 Prill 2021, 19:05Politika TEMA

Ambasadori rus në Tiranë, Mihail Afanasiev, ishte i pari që foli për zgjedhjet e 25 prillit, madje një javë para ambasadores Yuri Kim.

Megjithatë, panelistët pranë opozitës, të cilët ngritën një furtunë të fortë për qëndrimet e ambasadores amerikane Yuri Kim, nuk shkruan asnjë rresht për të dërguarin e Vladimir Putinit në Tiranë.

Qëndrimi i ambasadorit Afanasiev ishte korrekt, si një diplomat profesionist, i cili bëri të ditur se shpresonte se një “qeveri e re”, do të ridimensiononte marrëdhëniet me Rusinë.

“Shpresojmë që pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare të datës 25 prill dhe formimit të Qeverisë së re të Shqipërisë, autoritetet e vendit do të kenë mundësinë të trajtojnë temën e komisionit ndërqeveritar, dhe më pas të mund të kthehemi së bashku në tryezën e bisedimeve dhe të diskutojmë të gjitha çështjet e ngutshme të bashkëpunimit tonë.

Ne nuk i diktojmë askujt si të jetojë dhe nuk japim këshilla, nëse nuk na kërkohet”, tha ai.

Qëndrimi i ambasadorit rus ishte korrekt, por krahasuar me atë të ambasadores amerikane, ishte pak më i avancuar, pasi flet për një “qeveri të re”.

Që megjithatë është brenda hapësirës së interpretimit.

Avokat Ngjela, si skeptik ndaj Moskës dhe perëndimorist i deklaruar e shikon këttë deklaratë si “shqetësuese”.

Por të tjerët, ata që zihen me avokatin në panel, e që janë kryesisht përkrahësit e LSI-së apo edhe PD-së, nuk kanë dhënë një qëndrim për këtë deklaratë.

Ndërkohë që ambasadorja amerikane,  jo vetëm dha intervistën, por disa herë shkroi për të sqaruar e kundërshtuar keqintepretimet ndaj saj.

Ambasadori rus fajësoi SHBA se po ndikon që Shqipëria të ketë marrëdhënie të këqija me Moskën.

“Arsyet e rënies së nivelit të marrëdhënieve tona më duken disi artificiale.

Me sa duket, ky është një nga elementët e luftës politike që po zhvillohet jo vetëm midis forcave politike në vetë Shqipëri, por edhe në rajon në tërësi, në të cilin lojtarë të ndryshëm të jashtëm garojnë për të ushtruar ndikim.

Shembuj të gjallë, përfshirë ato të vendeve fqinje, tregojnë se kjo gjendje e bashkëpunimit tonë dypalësh nuk është normale”, tha ambasadori Afanasiev para pak ditësh.

Në fakt, ky është një qëndrim brenda kornizës së një deklarate që mund të bëjë një diplomat që përfaqëson një vend të caktuar, sidomos kur bëhet fjalë për shtete të fuqishme.

Keqintepretimi i këtyre deklaratave, përveç një efekti momental klikimesh, vetëm mund të prishë punë për atë panelist që e bën këtë.

Siç ndodhi me ambasadoren amerikane, ku përgënjeshtrimi zgjati më shumë si histori, sesa fake nevvs mbi deklaratën e saj…

3 komente në “Kur ambasadori rus në Tiranë foli për “Qeverinë e re”: Pse s’reaguan panelistët e opozitës?”

  1. Kim été says:

    E ftojm ambasadorin Rus të vizitojë Kosovën së bashku me atë Kinez.

  2. Sigusrishte qe Qeverrite mbas Zgjedhjeve ndryshojne e strukturohen ndryshe
    duke marre formen tjeter se kishte kto 8-vjete ,pra transformohet jovetem ne apektin “Fizik por edhe Mendor”
    ndryshon qendrime referuar situatave te Politikes se ksaj Bote dhe ndjek Politika te cilat jane me pran zgjidhjeve pragmatike
    se teorive qe shetisin Tyneleve e mbeten ne erresire .
    Kuptohet qarte se ku goditet me te tilla Lajme ne Opinion .gjasme Ambasadori i ndreruar Ruse ,
    i ben favore apo deshiron /mendon ,
    me ate shprehje “Qeverri e re ” si intepretohet nga disa ,
    Opoziten ,
    duke ju bashkuar edhe me Ambasadoren Kim ,( e cila eshte me e avancuar me veprime ,qe si nji Mafioze -Darkon jopak por 3-ore me
    sharlatanin Borat Veshgjatin basha .me tregu ne Opinion se Amerikan mbeshte Kriminlete e Terroristet ne Shqiperi )
    por qe mjerishte nuk mundet te jet ashtu.
    Cfar neve ,´na Duket ´ nuk eshte ´Sein ´ = eshte .
    Pra un nuk besoj qe Diplomati Ruse te jet per nji Qeverri te Re me Bandat e Injoranteve dhe ca avnenturier ordiner ,
    qe i pompon nga pas X-Grup interesi ,ne kembim te shpartallimit te Shqiperise si shpesh Te Fortet bejne ne vendet Afrikane ,
    duke sjell ne pushtet Kriminele e sharlatane , duke i reembyer pastaj vendit gjithcka ka nentoke e jovetem por sovranitetin ,
    nderkohe qe ai qe vjen ne Pushtet i intereson vetem pasurimi dhe posti aspak Shteti i tije dhe se cdo beje I Huaji me shtetin e tij .
    basha psh ka treguar se i ul pantallonat para kujde te Huaji qe do ta sillte ne Pushtet !
    Ruset jane njerez me karaktere dhe nuk besoj qe ta ndyjne Penisin e tyre me bythen e nji pederasti internacional si basha?
    Kimetja bo vaki me i rras Llapen e saj ne thellesi madje.

  3. Bobi says:

    Ik ore qihu ti me gjithe Putinin tat. Ne shqiptaret I kemi syte nga perendimi. Nuk na lidh gje me ju. Jemi me usa dhe gjermanine si lokomotiva te demokracise ne bote dhe Europe. Flm USA dhe Gjermani

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje