Basha në Sarandë: Sot do të jemi në 9 qytete, s’ka ndryshim pa larguar Edi Ramën

17 Prill 2021, 09:51Politika TEMA

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, e vijoi turin e takimeve me qytetarët në Sarandë, nga ku u shpreh se ditën e sotme do të jetë në 9 qytete.

Ai theksoi edhe njëherë tjetër se pa largimin e Edi Ramës nuk ka ndryshim në Shqipëri.

“Bashkohuni me ne, bashkohuni me ndryshimin sepse qeveria jonë do të jetë qeveria e çdo shqiptari, sepse ndryshimi do të jetë i prekshëm për çdo shqiptar. Edhe Edi Rama e ndjen etjen e shqiptarëve për ndryshim. Edhe ai e ndjen forcën e papërballueshme të shpresës dërrmuese të shqiptarëve për ndryshim. Edhe ai e ka mësuar se me 25 prill ai do të humbë dhe Shqipëria do të fitojë. Ndaj tani kërkon të bëhet pjesë e qeverisë tonë.

Përgjigja jonë është jo, koha jote ka mbaruar, tetë vite me radhë nuk bëre asgjë për shqiptarët. Tetë vite me radhë grabite me ortakët e tu taksat, rrite çmimet, grabite pasuritë e sarandiotëve dhe të gjithë shqiptarëve. Tetë vite me radhë  dështime  nuk ka më kohë për Edi Ramën, asnjë orë më shumë, me 25 prill e largojmë me votë.

Vëllezër dhe motra, të gjithë e kanë kuptuar, edhe socialistët e kanë kuptuar, nuk ka ndryshim pa e larguar Edi Ramën. Nuk ka ndryshim duke pranuar edhe 4 vjet të tjera dështime, si këto 8 që kaluam. Ndaj, letë bëhemi të gjithë bashkë dhe të bëjmë të mundur ndryshimin për çdo shqiptar.

Votoni numrin 9 për fëmijët tuaj, votoni numrin 9 për punësimin, votoni numrin 9 për ndryshimin, votoni numrin 9 për mirëqenien, 9 për të ardhmen, 9 për shpresën. Qeveria e dalë nga vota juaj do të jetë qeveria e njerëzve, do të jetë qeveria juaj, do të jetë qeveria e gjithë shqiptarëve.

Dhe ne do të punojmë fort për ekonominë, për të hapur vende pune, për të sjellë investime të huaja, për të zgjatur sezonin turistik dhe për t’i bërë të mundur çdo punonjësi, çdo sipërmarrësi në sektorin turistik të jetoj një dhe të punojë me të ardhura të bollshme duke ja hequr nga fyti lakun e shtrënguar të 8 viteve abuzivizëm, arrogancë, gjoba dhe terror shtetëror.

Qeveria që do të vijë pas zgjedhjeve të 25 prillit, do të jetë qeveria që brenda 100 ditëve të para do të hapë negociatat dhe do të rihapë rrugën drejtë Europës”, tha Basha.

7 komente në “Basha në Sarandë: Sot do të jemi në 9 qytete, s’ka ndryshim pa larguar Edi Ramën”

  1. Pa le kur qesh ta shpif sikur te fton per ta ber ne grup says:

    Aman ky esht humorist, me shume se politikan deshtak. Po bie shi,tha ne Satande, qe do te rrise agrumet per sezonin e ri turistik. Pra ne vere do behen agrumet dhe turistet te kthehen ne dimer per te ngrene qershite. O zot ne ka zot. Cfare idioti po ben fushate per kryeminister.

  2. Linda says:

    Ramën nuk e largon dot o Bashë sepse e voton populli. Ti je një dembel që nuk e arrin kurrë Ramën. Ti e do pushtetin në tavolinë por nuk e merr dot kurrë. Rama është vizionar dhe punëtor.

  3. Nje djal i ri ,qe rron me pensionin e gjyshit says:

    Gjyshi im e kishte ndare mendjen per te vdekur,se thote rrojme kot.Tani me kete pritshmeri nga zoti Basha mezi po pret daten 26 Prill te shikoj dhe ai nje dite te bardhe.Problemi qendron,qe me kete deshire per te jetuar edhe per pleqte,Basha ka menduar,se do te kete numer me te larte pensionistash,apo mund te hapi vende pune dhe per ata.

  4. po shifni nji turm qensh neper Shqipni largojuni atyre se jane te terbum says:

    Cfar jane keto takime kacakshe. Njerez te egër qe ulërijne neper rruge. Ky haduti edhe paret e fushates i perdor per te pagu militantet shëtites.
    qe i merr me vete dhe i paraqet si vendalinj simpatizante. A ky esht ndryshimi qe te iki Rama
    dhe te vije ky? Po pastaj ca do behet? Do riciklohet pushteti i Berishes i mbushur me partikake hajdute, dallkauke me ne kry nji Bash qe sdo caj byth po do ia lej Zenit drjetimin e vendit, se edhe keshtu i ka mungu shume Hollanda e tij e dashur.

  5. Titi says:

    Aman o Lulo mos e sforco veten kaq shume, ruaj shendetin apo do te marresh raport mjekesor me dt. 26.

  6. s-hale kriminel berisha te varet ne Litar says:

    turkoshak islamik xhelal basha Ti pidhi sateme do ia rruash ate te gjatin EDI RAMES !!! Lylqim salih xhelal basha nuk ka shanc te vish ti ne Pushtet mor te shkerdhefsha Gruan e krejt soj e sorollop ku ti keshe. shko merr dhe alqim kurtin turkun e kosoves te te ndihmoje ne votime por edhe ai nuk ka bythe te te mbeshtese sepse ka ditet e numeruara ne koqove. EDI RAMA E ARDHMJA E VENDIT ASNJE NUK E ZEVENDESON DOT KETE KRALJ TE SHQIPERISE:

  7. Do ndertojme Hotele Turistike kudo ne Shqiperi ,
    dhe gjate gjithe bregdetit Sarande Vlore Shengjin e kudo ,
    secilit pushues do ti dhurojme nga nji Skaf me ba varavingo detit Oqeanit
    per qejfin e tij ,ne kte Bote Demokratike ,mes femrash sexi ,bombastike,si te dush tej ,
    me Mijardat qe do investojme ,
    per kenaqsin tuj ,
    per kenaqsin ton te perbashket ,
    per gzimin tuj ,
    e qejfin ton e Familjeve tona ,
    e sa ma shum tuj -tuj -tuj ,
    ju i shikoni dhe ne po i Jetona .
    Cfar eshte Prona jon ,eshte edhe juja e tuja tuj tuja ???
    Ne ndertojme ndertojme Vila Hotele pse jo me ardhjen ton ne Pushtet ju premtojme
    edhe plot Bordelle ,(qe Rama s’ja mban ti baj )
    ne jemi Ndryshimi Votoni PD-n – bash fluturusin – Numrin 12?
    hajt shnet .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje