Bilushi i Metës shpjegon pse Monika fitoi mbi Ilirin në Vlorë

17 Prill 2021, 19:40Antena TEMA

Pas debatit të madh që ka nisur brenda LSI rreth zhvillimeve në Vlorë, më në fund u pa se Monika arriti të triumfojë mbi grupin e Metës.

Kjo i ka hutuar shumë njerëzit e LSI-së, të cilët tani nuk dinë kë të besojnë, Ilirin që thotë votoni numrin 2, apo Monikën që thotë votoni numrin 1.

Ja sqarimi i Bilushit të Metës për këto zhvillime:

“Të dashur miq!

Siç e patë, Monika arriti të mbledhë LSI-në në Vlorë dhe t’u bëjë thirrje të votojnë për Luanin.

Ne kemi fakte që Luani ka tradhtuar dhe se është me Edi Ramën.

Por ai, i kapur me presh në duar nga shërbimi informativ i LSI, ka bërë disa intriga të vogla dhe i ka mbushur mendjen Monikës, se pas historisë së thirrjes së Ilirit, për numrin 2 në Vlorë, që është një vajzë e mrekullueshme, fshihen zhvillime të errëta për të.

Kjo e ka bindur Monikën të jetë e vendosur të mbështesë numrin 1, që është Luan Rama.

Në këto kushte, presidenti Meta nuk e shikon të arsyeshme të votëbesohet brenda LSI-së, për të provuar kujt i shkon më shumë fjala, atij apo Monikës.

Ai ka vendosur të votëbesohet nga shqiptarët më 25 prill, por jo nga LSI.

Ndaj ai i ka hapur rrugë Monikës, i bindur që LSI në Vlorë do votoj numri 2, dhe jo 1, që kërkon Monika.

Për këtë, ai ka marrë masa që të ketë numërues të ndershëm votash nga LSI.

E vëreta është se ai i ka hapur rrugë nga besimi që ka tek LSI e Vlorës, pasi nuk do të vazhdojë thellimin e konfliktit.

Vetë zoti Petrit Vasili, që ka bërë thirrje të votohet pë numrin 2, dhe jo për numrin 1, që është Luan Rama, është vënë në siklet tani nga pajtimi që Monka i bëri Luanit me ekipin e LSI-së, dhe sidomos pas gjestit të Luanit, që e puthi në ballë atë vajzën rivale.

Por presidenti Meta ka vendosur të ruajë qetësinë dhe dashurinë.

Ai nuk do dorëzohet, edhe pse i ka hapur rrugë përkohësisht Monikës.

Ai është i bindur se numri dy është njëshi real i LSI-së në Vlorë.

Koha do ta provojë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje