Nga Ylli Pata
Deri tani Lulzim Basha dhe këshilltarët e tij të huaj të fushatës janë detyruar të tërhiqen e të fshehin si pasojë e sulmit të Edi Ramës, disa pjesë të aseteve të tyre politike.
Megjithëse në librin që publikoi në ditët e para të fushatës, Basha deklaronte me forcë se nuk do të “vriste babain”, pasi e konsideronte si një “thesar” të PD-së, e për këtë thirrej tek “përvoja konservatore”, për 3 javë e ka fshehur Sali Berishën nga njerëzit, duke e bërë të vërtetë fabulën e Ramës, që e quan “gogol”.
E ka fshehur, edhe pse e ka një nga emrat e skuadrës së tij në qarkun kryesor të vendit-atë të Tiranës.
Megjithëse po në Tiranë, por jo vetëm, Basha ka rreshtuar detashmentin e gjatë të aleatëve të tij të vegjël, ku në siglën elektorale ka shtuar edhe logon AN, si pasojë e sulmeve me “artileri” sarkazme të Edi Ramës, i ka fshehur të gjithë krerët e partive të koalicionit opozitar.
Megjithëse ka firmosur një marrëveshje post-elektorale me Monika Kryemadhin, që nga mitingu i parë e deri më sot, nuk ka pasur asnjë kontakt me aleatin e tij kryesor.
Por ka një gjë që Lulzim Basha nuk e ka ndryshuar në këto 3 javë e pak të fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit.
Është karvani luksoz i automobilave fringo e hijerëndë, që e përdor në të gjitha aktivitetet me zhurmë e bujë anëkënd të vendit.
Thuajse e njëjta pamje, fotokopje të çdo takimi, i cili nuk ndryshon aspak nga njëri-tjetri.
Madje janë të njëjtat makina e të njëjtat regjistrime targash.
Një autokolonë me mbi 30, 4×4 lukzoze të markës Range Rover të zinj dhe një Porche full option ngjyrë portokalli.
A thua se nuk është një fushatë e partisë opozitare që përbetohet se formohet nga përfaqësues të thjeshtë të popullit, që ka akuzuar Qeverinë për shpenzime e pasuri marramendëse, por sikur të jetë një Ride i automobilave prototip të të kamurve kapriçozë, që nuk kanë si e shtyjnë ditën, apo që duan t’i japin më shumë adrenalinë përditshmërisë së tyre të mërzitshme.
Karvani luksoz i fushatës së Lulzim Bashës kushton jo më pak se 400 mijë euro, e kaq vetëm pararoja që pushton me zhurmë autostradat, hyn me bujë në unazat e qendrave të banuara, apo zhurmojnë me bori e bërtitje në rrugët e vogla të fshatrave, ku kryejnë ritualin e “banjës njerëzore” që dëgjojnë “njeriun mbi makinë”.
Ka shumë gjasa që edhe këtu, fushata e këshilltarëve të huaj të revizionojë taktikën në ditët e fundit, pasi Edi Rama, sot nga Gjirokastra i kapi metaforën këtij panairi milionash me katër rrota.
Janë drejtorat e doganave, tatimeve, drejtorëve të shëndetësisë, të enteve publike, që pas një pushimi 8 vjeçar shpresojnë të kthehen sërish atje, siç kanë bërë edhe pas vitit 2005, tha pak a shumë Edi Rama.
E që në fakt ishte një metaforë që ngjiti, ngaqë realisht është krejt i pakuptueshëm mesazhi që Lulzim Basha synon t’i përcjellë njerëzve të varfër që kërkon t’u marrë votën, me këtë reklamim kamjeje lëvizëse.
Pak ditë më parë Lulzim Basha vizitoi shtëpinë e një familje të varfër, që akuzonte qeverinë se nuk i ka ndërtuar shtëpi të re pas tërmetit, ndërkohë që ja kishte bërë gjithë fshatit rreth e rrotull.
Mjaftojnë dy Range Rover-a të zinj, apo thjesht ai Porche-ja portokalli, që shtëpia e zotërisë që “mallëngjeu” Lulzim Bashën të ndërtohej brenda dy javësh.
Kush janë këto njerëz që bredhin me automobila të zinj e të shtrenjtë me kilometrazh zero, që lëvizin bashkë me kreun e PD-së në ditët e fushatës?
Kë shtresë përfaqësojnë ata: janë ish-zyrtarë, biznesmenë, apo emigrantë të ardhur nga jashtë për të dhënë shpirtin për “Shqipërinë e varfër”?
Natyrisht që në Shqipëri ka mjaft njerëz në gjendje ekonomike për të blerë makina të mira, e kjo shikohet fare lehtë nëpër rrugë, ku numri i automobilave të rinj vetëm rritet çdo ditë, e ku rrallë shikon prodhime të para vitit 2004.
Në vend ka edhe sipërmarrës, pronarë patundshmërie, njerëz që kanë përfituar nga trashëgimia, që jetojnë mjaft mirë, e që nuk varen nga politika.
Madje ata përbëjnë atë që quhet edhe elektorati gri, apo janë pjesë e militancës si pasojë e historikut të votës që kanë dhënë ndër vite apo familjarisht si traditë.
Por ka gjithashtu një aradhë zyrtarësh që e kanë kthyer të traditë pusho 8 vjet, e puno drejtor 8 vjet, e që janë kthyer në profesionistët e rrotacionin që i bën milionerë tak fak.
Por cilët kategorie i përkasin automobilistët arrogantë të Lulzim Bashës, që i lëshojnë si shuplaka njerëzve në gjendje jo të mirë ekonomike, të kamurin e tyre që futet me bujë e zhurmë kudo?
Aradhës së drejtorëve apo të të larguarve nga vettingu, të fortëve militantë apo biznesmenëve tifozë?
Është një enigmë që natyrisht hap shumë pikëpyetje apo debat, por ky panair kotësie, nuk është gjë tjetër veçse hipokrizia e frikshme e një klase politike që jeton në luks dhe përbetohet për njerëzit e varfër.
Po ku do të shkojnë ky park qindramilionash në rast se Lulzim Basha merr qeverinë?
Natyrisht në garazhin e zyrave të majme të pushtetit, siç kanë bërë gjithmonë…
Gazmend Bardhi thote se,kur kur ama, kur te behet, ishallaj jo, minister i brendshem, do filloje raprezaljet. O kafshe revanshiste, nuk arreston ti po gjykata ne bashkepunim me prokurorine. Aaa, e kuptova, ne filim do kthejne gjin gjonet dhe pastaj do fillojne te godasin kundershtaret.
Keta nuk meritojne te vine kurre ne pushtet.Mjere populli dhe gjithe vendi qe do lengoje nga nje grup gangsteresh
Karvanet luksoze te automobilave te Bashes perballe Karvaneve varfanjake te karrocave te Rames “prane shtresave ne nevoje” d.m.th. prane atyre qe u ka dhene Tendera e Koncesione!
Kajmakeria e trurit te vogel qe ta ka pjerdhur luli tashti qe je rritur.dhe saliu kur ke qen i vogel….dhe nuk ben dot perpara nga kajmaku i militantit te PEDE-se….
Vertete,kur i shikon keta te PD,apo Lul Bashen me keta automobila te zinj,me çirrje e gerthitje histerike,te kallin friken. Sot ne fushat,po neser ne pushtet? Ata te vrasin dhe nuk ke ku te ankohesh, se ai i ka ne dore te gjitha,policine,gjykata,prokurorine,simpatizant te hurit e te litarit.Prandaj nuk mund t’u jepet vota kurre,se pastaj mjer populli.
Une mendoj shume thjeshte……….Shqiperia duhet te vazhdoje Ritmin qe ka nisur per ndertimin e Shtetit dhe respektimin e Ligjit………Jane dy Bote shume lehte te dukshme………..Njeri injoron Ligjin….e ka bere shume here ne Jeten e tij Administrative Lul hajvani….dhe tjetri qe organizon dhe drejton Fushaten ashtu sic duhet te jete ne kete Situate Pandemie…pra Ed Rama……………Po jo vetem kjo……….Po ta shikoni me kujdes Luli vocer nuk i ka fare kapacitetet e nje Drejtuesi…e marrin , e shtyne nga duhet te shkoje, i tregojne pa piken e Planit se ku duhet te shkoje e cfare duhet te flase………eshte e tmerrshme qe Mul Noka e terheq pas Mengeje, i thote…Ketu, ketu…..edhe me nje Ze qe thua ti ky eshte Xhandari e Luli Gramafoni i prishur qe kur i vjen Momenti duhet te vere Pllaken e caktuar per Temen qe duhet te MASHTROJE………Neveri , vetem Neveri por edhe nje Pyetje shume e thjeshte……….A mos duan Qytetaret shqipetare prap nje Sal Berishe e nje Lir Met ne drejtimin e Shqiperise ????……..Mesa shihet nje Pjese i do ata perseri…..ndoshta jane edhe pjesa me e paarsimuar e atij Populli, ndoshta edhe Pjesa qe me Punen si pjese e perditeshme e Jetes se Njeriut sidhe me Shtetin e se Drejtes as i ka lidhur e as ka per ti lidhur kurre asgje…….”pra Rrumpalla” – e thene SHQIP……….Vit 2021….mendoj qe Pjesa me e madhe e atij Populli jane Njerez te mencur……..Gabimet i kemi bere vetem ne dhe ato i kemi paguar shume shtrenjte……..teper shtrenjte………Tani per tani eshte vetem Ed Rama qe ka Forcen, Idete, Staturen per manaxhimin e Situates, Njohjen shume te mire te Politikave te jashtme ne Rajon, Europe e me Larg………..por, me e rendesishmja eshte ndryshimi thelbesor i “Botes”, qe ai tash e 7-Vjet mundohet te tjetersoj, ne “Mendjen e Shqipetareve” se pa Pun e Djerse nuk ka Shoqeri e Individe te sukses-shem……Teper e veshtire per Mentalitetin tone, por Rruga e vetme, qe sido qe te jete, Nje Dite do ta bejme me se s`ben……..sa me shpejt aq me mire per Femijet tane……….TUNG
une nje pyetje kam ku i gjen basha gjithe kete leke qe shpezon per keta? PRA nuk eshte e veshtire te kuptohet qe pd eshte e bashkuar me mafien gangesterat rrugecerit po ne shqiperi nuk ka ogane drejtesie.
Neper fshatra ka nisur te flitet per “Njeriun mbi makine”. Po kthehet ne legjende urbane.
Ka kopjuar Lenin i cili e kishte stil te foluren nga karroceria e nje makine.
Fryuni se shum shpejt do cfryeni, pastaj do dilni me dum dum, SPAKu po vepron dhe hjedhjet ua zbulon.
Po Lulin ku do ta coni…. a po ne Hollande te q*het ne b*the…..
Boll pra me Pushtetin Basha qe 8 vjet ka varferuar shqiptaret!
Eshte koha per ndryshim, te sjellim ne pushtet Karvanin e te varferve te Rames se varfer per te shpetuar nga varferia ku e ka zhytur Basha Shqiperine tone keto 8 vjet… (pjese nga fjalimi i Nr-2 te Rilindjes me bashk-katunare nga zonat e thella te Librazhdit)
Hahaha….mire e ke ti o Baulant. Ama sufllaqexhinjte e mesiperm nuk hane pyke.
Baulant Talla, je vertete per t’u tallur.Rama nuk e ka varferuar kete vend por e ka bere baçe me lule.Nuk eshte faji i Rames se u kasne plasur syt juve.Gjithe ato rruge,gjithe ato qytete te shqiperise qe jane bere kaq te bukura, ku ke qejf te dalesh nje xhiro me familjen,shoket,spitalet jane pajisur me aparate moderne,shkollat jane bere te reja dhe bashkekohore etj qe nuk numerohe dot deri te ndertimet e termetit e vaksinat kunder virusit.Se nuk i shikoni ju,nuk na pullcet shume bytha,mjafton qe populli i sheh me syt e tij te mirat e Edi Rames dhe do t’a votoj bindshem.Ju te pullcisni nga inati.Rame eshte popullor,Lul Basha agresor.
Baulant Talla, je vertete per t’u tallur.Rama nuk e ka varferuar kete vend por e ka bere baçe me lule.Nuk eshte faji i Rames se u kasne plasur syt juve.Gjithe ato rruge,gjithe ato qytete te shqiperise qe jane bere kaq te bukura, ku ke qejf te dalesh nje xhiro me familjen,shoket,spitalet jane pajisur me aparate moderne,shkollat jane bere te reja dhe bashkekohore etj qe nuk numerohe dot deri te ndertimet e termetit e vaksinat kunder virusit.Se nuk i shikoni ju,nuk na pullcet shume bytha,mjafton qe populli i sheh me syt e tij te mirat e Edi Rames dhe do t’a votoj bindshem.Ju te pullcisni nga inati.Rame eshte popullor,Lul Basha agresor.