Nga Denis Dyrnjaja
Partia Socialiste ka hyrë në këtë garë elektorale të 25 Prillit me një sfidë brenda sfidës. Ndryshe nga rivalët politikë në opozitë, Edi Rama zgjodhi një strategji krejt të ndryshme.
Ndërsa demokratët vendosën drejtuesit kryesorë në krye të listave të kandidatëve për deputetë, figurat kryesore të PS dhe gjithashtu ato përfaqësuese në historikun e saj kanë një sfidë më vete brenda zgjedhjeve.
Ato duhet të konfirmojnë kreditet publike dhe politike. Edi Rama i ka hedhur të gjithë në “zjarrin elektoral” përfshirë dhe veten, zjarr nga i cili ose del i përcëlluar ose i fituar. Sfidë e fortë kjo për Gramoz Ruçin, Taulant Ballën, Blendi Klosin, Bledi Çuçin apo Ilir Beqaj. Por ndërsa këta duhet të përballen me “zjarrin elektoral”, dhe përgjegjësi politike për rezultatin, ka të tjerë që duhet të përballen me “ferrin elektoral”.
Pandeli Majko, Mimi Kodheli e Fatmir Xhafaj janë pikërisht në këtë kategori, sidomos ky i fundit. Me llogari purgatoriane kalkulimesh dhe mesa duket edhe kulisash politike, Xhafaj është vënë i 23-ti në listën e PS në Qarkun e Tiranës.
Caktimi i senatorëve përtej kufijve të pritshmërive elektorale të çon në përfundimin se për ta është prerë një faturë me TVSH politike.
Ndaj të gjithë ata janë të dënuar të fitojnë më së shumti Fatmir Xhafaj që është sulmuar më fort politikisht dhe është mbrojtur më pak, për të mos thënë as pak nga familja e tij politike, kur opozita e shndërroi në objekt sulmi me BABALE GATE, një skenar i qepur keq dhe i dekonspiruar e çmontuar nga drejtësia, por me pasoja për karrierën e atij që konsiderohet me ose pa pëlqimin e armiqëve ose miqëve politikë si “Babai i Reformës në Drejtësi”.
Amerikanët nuk do ta kursenin, por do ta fusnin në kategorinë e personave të padëshiruar për të hyrë në SHBA, nëse Xhafaj do ishte një polikan me probleme në skedën personale.
Përkundrazi ai vijon të mbetet një partner i besueshëm i tyre dhe me të njëjtat relata e kredite politike. Kjo mesa duket iu prish disa personazheve dhe aktorëve politikë që kanë një axhendë të ndryshme nga ajo që ka reforma në drejtësi dhe ata që e mbështesin atë.
Ndaj më shumë se ta mbronin në sulmin e stisur politik të opozitës ata heshtën e fërkuan duart duke u kënaqur me shenjestrimin e Xhafajt nga opozita. Me siguri të njëjtët persona duhet të kenë lobuar fort edhe që Xhafaj të ketë një biletë pa kthim në këto zgjedhje, ndaj ai por edhe të tjerë si ai në PS, janë të dënuar të fitojnë për të treguar se në politikë nuk ka moshë, por vlera, nuk ecet me lëpirje, por me kontribute.
Pra kjo nuk është beteja e një mandati, por mbi të gjitha është beteja për dinjitetin, personalitetin, kontributet dhe identitetin. Fitorja e Xhafajt e Majkos apo Kodhelit edhe pse tanimë partia vendosi tua fshijë emrat dhe t’i bëjë numra, më shumë se atyre vetë, i bën nder markës socialist e këtë e pohoi publikisht edhe Berisha një armik i përbetuar i Fatmir Xhafajt.
Edhe pse lideri demokrat e përdor këtë tezë si diversion duke ndarë socialistët nga rilindësit, ai në fakt, pa dashje iu ka bërë një shërbim të pakërkuar “senatorëve socialistë” sepse ka pranuar publikisht vlerat e tyre dhe i ka kujtuar Ramës dhe popullit të majtë se PS nuk nisi me rilindjen.
Ose mos ndoshta vitin tjeter zhvendoset me zyre perballe pallatit te Kongreseve… apo ste vajtur ne mendje o gazetaruc.
Nuk është zbuluar ndonjë gjë (siç thotë titulli), por analiza është e saktë. Ndërkohë, sasia e votave që do marrë secili kandidat nuk varet nga pozicioni në listë, por nga vlerat që i njihen publikisht. Kështu që qëllimi i degdisjes nga fundi i listës s’ka ndonjë siguri për t’u arritur.
Analize realiste e argumetuar shume mire.Denis duket si nje nga gazetaret me te mire ne median shqiptare.
Depuetet ne zgjedhjet e para, i regjistronin dhe instalonin ne parlament kryetaret e partive, ndersa sot duhet ti regjistroje dhe instaloje populli; ku ka demokraci ne te paren apo te dyten? E para ishte njesoj si ne socializem: i percaktonte partia dhe formalisht i votonte populli i donte apo s’i donte. Keshtu ka 30 vjet vjete qe vazhdonte ajo rruge…Prandaj deputeti duhet te zgjidhet nga populli direkt qe edhe populli te dije ku te “qaje”, por dhe deputeti te dije pergjegjesine e tij per ti fshire lotet dhe te mos ta lere te qaje. Keshtu qe ky veprim i Edi Rames eshte nje progres apo dhe permbysje e sistemit vjeter. S’ka asgje per tu habitur, kush eshte i pelqyeshem , votohet, ndryshe pse duhet te jete deputet? Bile, per mua duhej te ishte i detyrueshem qe populli te zgjedhe perfaqesuesin e tij vete, ndryshe ja shiko se çfare ndodh me presidentin ILir Meta: une perfaqesoj popullin dhe kushtetuten thote ai! Teorikisht, praktikisht po te ishte per populli , nuk e zgjidhte kurre president, keshtu qe duhet pergezuar Edi Rama dhe te marrin shembull ata qe vazhdojne e emrojne deputete akoma si perfaqesues te popullit! Tani u duket habi se demokracine e kane pushtuar me keq se dikur.
Po’ Saimiri Tahirit kush ia beri gropen??? Farmir Xhafaj.Kush i ben gropen tjetrit bie vet brenda
Saimir tahirit gropen ja beri Sala dhe Iliri pasi u trazoi lazaratin.
Per shume njerez te rhjeshte si une Zoti Xhafaj eshte aktori politik me me kontribut ne PS dhe sinwerisht nuk e kuptoi qellimin e vertete te Rames. E do apo jo ai reformen ne drejtesi varet nga qendrimi qe ai mban ndaj Zotit Xhafaj
DS….
Më duket se nuk ke kuptuar sgjë se si votohet në 25 Prill..
Kjo që bëri Rama është gjëja më e mirë. Kush ka popullaritet dhe do votohet më shumë ai do shkojë në Parlament. Nëse Xhafa i 23 – ti mer vota më shumë se dhe nga ai i vendin e parë, atëherë hyn Xhafa dhe jo ai i nëndit të parë. Këtu ka vetëm një difekt, që nuk janë të afishuara emrat e kandidatëve dhe njerzit mund mos ta mbajnë mënd numrin e kandidatit që duan.
Normal, Ed Rama gjithmonë eshte kujdesur te pastrojë partinë e tij (jo socialisten).
Nga te gjithë ata kunder ose potencialisht qe do ta rrezikonin..
Ngejwn vetem ata po ndonje ambicie te madhe.
Dhe “te parrezikshëm”
Çerat, lëpirës, Tutti fruti…
Por asnje emer me valence reale..
(Kuptohet që per jeto i duhet dikush që njeh mire dosjet si Gramoz Ruçi).
Dhe ne fund ngelet ai gjithçka dituri, me I zoti komandanti legjendar I moçëm Ed Rama..
Fiton nuk fiton Rama , PS duhet rinoviar..
Rama duhet te iki…
Flas pa I çuar gjwratne greminë dhe rrirur urrejtjen.
Zona gri ne AL po zgjerohet shumë.
100.000 është administrata ne rastin më te mirë ×4=400.000 janë votat e sigurta me presion per buken e gojes.
Pjesa tjetër po humbet ose ka humbur interesin drejtpërdrejtë materialist nga politika.
ERTV partia duhet te pastrohet se ze myk dhe demokracia kete ka ne pluralizem: ben pastrimin e partise dhe rivjen ne pushtet ose qendron ne pushtet, ndersa PD ngeli ajo qe ka qene: mbeturina te socializmit Partise Punes dhe Sali Berisha akoma deputet; por dhe vizioni eshte i pa lekundur i partise punes – pyes- perse te duhet me Sali Berisha, çfare pret nga ai qe sot ashtu si i punon poshte, i punon dhe larte? Ironia jote nuk ka vlere kur nuk mbeshtetet mbi realitetin e prekshem qe eshte bere keto 8 vjet – 2 vjet termetin dhe pandemine. Hidhi nje sy Shqiperise, por te lutem jo me syte e Saliut se ai veshtron si ne 1968-en. Ne demokraci do marre pjese shumica e popullit ne qeverisje dhe jo ngelen 200 petrita sa rrembejne leshte e b…. bran!
ANALIZE PER FSHATARESINE. PO PSE PD ESHTE PS.
PO KJO TREGON QE ESHTE PARTI E PROGRESIT E HAPUR KU ASNJE NUK E KA VENDIN NE PARLAMENT ME TAPI . OTI COMENTUS QE U CUDITE ME KETO LLAFE FSHATI QE KA SHKROJTUR KY. Po domosdo ka 30 vjet qe te njejte futura. PO ASGJE ME TEPER O FSHATAR VETEM PO SJELL FYTYRA TE REJA NE PARTI.
Kjo do te thote se brenda PS ka demokraci te vertete. Te fitoje ai qe ka me shume respekt ne popull, dhe jo si urdheron i pari, siç eshte vendosur te partite e opozites.
lerini komentet por ne 25 prill votoni 23 qe te vazhdoje reforma antikorrupsion
Ore gazetar vertet mendon se pa Xhafajn sdo behej reforma ne drejtesi!?
Vertet mendojne Xhafaj, Majko, Kodheli etj se mund te vegjetojne prap si deputete nese smarrin votat e mjaftueshme!?
Po keta drejtuesit e qarkut te tipit Spiropali, Bushati pse u vune ne listen e sigurte!?
Sistemi jep mundesi qe keta 3 te vjeterit ti spostojne ata te sigurtet nga lista. Te shohim sa vlen secili se boll u fshehen pas fitoreve te Rames. Te tjeret jane numra.
Ne te gjithe qarqet listat duhet te kishin vetem emrat e partive. Te tjeret jane gogla llotarie per popullin
Une jam qe Xhafaj, edhe ne s’arrin kuoten per deputet mbetet dhe do te jete nje vlere per PS. Nderkohe shkrimi i Dyrnjase, me shume i ben dem Xhafajt, sepse ngjan si i sponsorizuar (jam i bindur jo nga Xhafaj, por nga zelli i gazetarit)
Qytetaret shqiptare, vellezrit dhe motrat tona , sdo shikojne renditjen e kantidateve per deputet gjat votimit por, kuntributin e personave te mesiperm, te cilet jane gure te cmuar per PS dhe parlamentin e acem.