Kryetarët e LSI në Belsh dhe Cërrik japin dorëheqjen dhe kalojnë me PS. Balla: Luli harroi ta çonte LSI për skrap, këtu po realizohet më së miri

18 Prill 2021, 14:47Politika TEMA
Kryetarët e LSI në Belsh dhe Cërrik japin dorëheqjen dhe

Në prag të zgjedhjeve të 25 Prillit Lëvizja Socialiste për Integrim ka marë një goditje të rëndë në Qarkun e Elbasanit.

Prej disa ditësh Kryetari i LSI në Cërrik Astrit Xhelili dhe ai i Belshit Zenun Bullari janë larguar nga radhët e LSI dhe i janë bashkuar Partisë Socialiste.

Në fjalën e tij në një takim në Cërrik Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste Taulant Balla falenderoi Astrit Xhelilin dhe Zenun Bullarin për vendimin e tyre për tu larguar nga LSI dhe që ju bashkuan Partisë Socialiste.

“Dua të falenderoj Astrit Xhelilin, i cili është këtu bashkë me ne e që ka drejtuar LSI për shumë vitesh dhe prej ditësh ka vendosur të jetë pjesë e mbështetjes së Edi Ramës dhe PS. Faleminderit Astrit që e le  drejtimin e LSI, sepse ishte drejtim i gabuar dhe mirëserdhe në PS.

Ndërkohë dua të falënderoj edhe kryetarin tjetër të LSI-së, Zenun Bullarin të zonës së Belshit, i cili dhe ai ka vendosur të largohet nga LSI dhe të mbështesë PS dhe Edi Ramën më 25 prill.

Atë që Lulzim Basha e harroi rrugës, çuarjen e LSI për skrap, besoj që në Cërrik dhe Belsh po e bëjmë më së miri”, deklaroi Balla.

 

2 komente në “Kryetarët e LSI në Belsh dhe Cërrik japin dorëheqjen dhe kalojnë me PS. Balla: Luli harroi ta çonte LSI për skrap, këtu po realizohet më së miri”

  1. ce says:

    Nafije dybekut turikalit te leshelise i ka mbetur vetem shpura qe e shoqeron kudo ku shkon neper rethe. Kejdi dhembcakallja, Erisa hundpinokja, Klajda Gjosha surratepsija , dhe Lefter hunderr maliq kokexhufka

  2. TONI says:

    Sa leka? Cfare posti moren?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje