Guljem Radoja në gjendje të rëndë shëndetësore për shkak të covidit

19 Prill 2021, 17:29Sociale TEMA

Aktori i njohur i skenës shqiptare, Guljem Radoja ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në reanimacionin e Spitalit të Durrësit.

Aktori është infektuar prej ditës nga koronavirusi dhe ndodhet në reanimacionin e spitalit të qytetit në gjendje të rënduar shëndetësore.

Për rastin, ka reaguar edhe skenografi i njohur, Bashkim Zahaj, i cili bën apel që shteti të ndërhyrë për një mjekim më të specializuar jashtë vendit.

“Mesoj se Guljemi aktori jone i dashur qenka rende ne spitalin e Durresit nga covid. Shteti shqiptar i detyrohet ketij aktori per nje sherbim me te specializuar jashte shtetit. Uroj te rezistosh e te fitosh Guljem”, shkruan ai.

Guljelm Radoja ka lindur në 2 korrik të vitit 1945 në qytetin e Shkodrës. Pas përfundimeve studimeve të larta në Institutin e Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve) për Dramaturgji në vitin 1972, fillon punën si aktor profesionist në Teatrin e Librazhdit.

Më pas largohet nga ky teatër për të punuar si aktor dhe regjisor pranë Teatrit “Bylis” të qytetit të Fierit dhe më pas si aktor në Teatrin “Aleksandër Mojsiu” në Durrës. Ndër interpretimet e tij në teatër mund të përmendim rolet e tij në dramat “Bourgeois Wedding” e Bertold Brehtit, “Me syrin e një klouni” e Heinrich Bëllit, “Trojanët” e Vasilis Theodoropulosit etj.

Në kinematografi ai ka luajtur më shumë se 30 role. Roli i i tij i parë ishte ai i inxhinnierit të pyjeve në filmin “Gjurma” në vitin 1970. Më tej do të vazhdonin një sërë rolesh të tjera si roli i Tenente Gruabardhit në filmin “Në fillim te verës” në vitin 1975, roli i Stefan Bardhit në filmin “Mësonjëtorja” në vitin 1979, roli i Petro Nini Luarasit në filmin “Kush vdes në këmbë” në vitin 1984, roli i priftit në filmin “Kthimi i ushtrisë së vdekur” në vitin 1989, roli i prokurorit në filmin “Kolonel Bunker” në vitin 1998, etj.

Për meritat e tij artistike Guljelm Radoja është nderuar me titullin “Artist i Merituar”. Radoja jeton në Durrës.

19 komente në “Guljem Radoja në gjendje të rëndë shëndetësore për shkak të covidit”

  1. Kalec Dega says:

    per shkak te covid?????…apo me covid?
    =
    Sherim te shpejte dhe te sigurte!

  2. "Mrekullia" says:

    Sherim te shpejt aktorit te madh Guljem Radoja.

  3. Vranakonti says:

    Guljem Radojes i urojm sherim sa me te shpejt.Eshte nje nga artistet me te medhenj shqipetar.Kini harruar rolin e Albertos,nje nga rolet brilante te tij ne filmin Gjeneral Gramafoni.

  4. Lirim says:

    Krenari. Duhet ta nisin jashte shtetit e ka detyrim moral

    1. ................ says:

      pse vlen jeta e tij me teper se jeta jone!!! A nuk jane te gjithe njerezit njelloj?

  5. Ilirjan says:

    I uroj sherim te plote !
    Shteti shqiptar duhet te bej te pamunderen, pra te perdore te gjitha mundesite per nje nga koloset e artit shqiptar.

  6. loro says:

    Sherim te shpejte zotit Radoja…shteti duhet te interesohet tu pa meritat e tij si artist.

  7. Loni says:

    Pse qenka me i rendesishem se gjyshim im qe punonte ne kooperative, ku megjithese punonte ne ara me grure, vete hante buke misri me sheqer dhe uje?

    1. Adi says:

      Ke te drejte Loni per cfare ka kaluar gjyshi yt por duhet vazhduar se si balanconte vuajtejet e dites me qetesine dhe kohen dhe clodhjen qe merrte ne mbremje duke pare aktore si Guljeni yne ne ekranin e televizorit. Eshte njelloj si te thuash se pse Messi apo Ronaldo paguhen me miliona kur shume njerex ne Spanje e Itali apo edhe ne bote mezi pagojne qerane e shtepise. Guljemi yne nuk u be milioner por na mbajti mendjen dhe shpirtin te gezuar pas vuajtjeve te dites… Respekte!

      1. sonila says:

        Bravo, koment sh i bukur.Te pershendes

    2. ludmillamalaj says:

      Zoti e ndihmoft! Mjer ata qe na iken nga kjo bote. jam dakort me parafolsin, personalitet eshte dhe kooperativisti, mesuesi me nje pension qesharak, e cdo kush tjeter…

  8. Loni pe Kolkondasi says:

    Ca bene ere Loni, ca bene ere te keqen, qysh i thua te vertetat keshtu cope, ere tu befte adashi tyja! Po nuk e ditke ti, ere byrazer, se njeriu pa buke edhe mund te rronj, por pa art dhe cfaqje theatrore nuk bene dote asnje minute? Por, qe te ngas llafin una tyja, keta sikur ja paskan qendisur tamem si nekrologji te shkretit Guliem keto qe llafosin me larte, ere aman, kur ai me ndihmen e zotit por dhe te partive pulitike ketu ne jallanen tone, mund t’ja hedhi paq dhe te shkonje 100 vjec.

  9. LonI says:

    O Daku dhe Dakja nen ty, ai ka bere punen (pune qejf o qejf) per te cilen eshte paguar. Pastaj ka dale ne pension dhe qe aty e tutje te gjithe jane njelloj. Pse te kete merita me teper se fshesaxhijte qe punonin naten?! Edhe pa filmat e theatrot e ketij do te jetonim me argetime te tjera, por pa pastruar rruget e qytetit, si do te mund te jetonim (pasi te mblidheshin pleherat kapice)?

    1. ceni, boston says:

      Ik ere Loni ik! Futi nonje tas me grosh se sje ne terezi fare! Ik e beji te fala gjyshit koperativist!

      1. ................ says:

        ti ne boston jeton vetem me trup or Cen, se kaptinen e ke lane ke shpia ne shqipni

  10. Hasoni, Las Vegas says:

    Meqe ate tjetrin po e fton te haje ndonje tas groshe, je qe je, ha edhe ti ndonje gje Tjeter…

  11. Zoti e ndihmoft! Mjer ata qe na iken nga kjo bote. jam dakort me parafolsin, personalitet eshte dhe kooperativisti, mesuesi me nje pension qesharak, e cdo kush tjeter…

  12. Perparim says:

    Forza LEONE non arrendersi.

  13. tyrylyly says:

    Ore nuk e kuptoni qe ju ka ngel makina ne marsh te pare – kur do ta hiqni kete lajm bajat?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje