I keni kërkuar falje Metës?! Rama: Unë jam qenie e veçantë, nuk i përkas kategorisë që çdo gjë e shikojnë të lidhur me zorrën dhe jo me zemrën

19 Prill 2021, 21:48Politika TEMA

Kryeministri Rama i pyetur se pse nuk i ka kërkuar falje Metës në darkën e famshme të ‘ngjalave’ tha se ai nuk i përket një kategorie qenies të zakonshme, por të veçanta.

“Unë nuk jam çdo qenie, Babaramo. Unë jam një qenie e veçantë.

Dhe prandaj në shumë gjëra unë të mirëkuptoj ty dhe qeniet e tjera, që nuk arrini dot të mendoni që si mund të jetë një qenie ndryshe, por unë jam një qenie e veçantë, Babaramo.

Unë i përkas një kategorie qeniesh të veçanta, të cilat kur janë marrë me politikë, janë marrë me politikë për disa motive që nuk janë motivet e politikanëve të zakonshëm.

Dhe pikërisht janë këto qenie të veçanta që e kanë çuar përpara shoqërinë.

Janë këto qenie të veçanta që kanë vënë gurë kilometrikë edhe në historinë tonë, qofshin si njerëz publikë, politikanë, artistë, shkrimtarë, intelektualë. Kështu që nuk jam i vetëm.

Ka pasur Shqipëria dhe ka edhe këtë kategori. Ka shumë qenie të kësaj kategorie që janë njerëz të panjohur, që çohen në 4 të mëngjesit Babaramo dhe shkojnë punojnë tokën edhe nuk dorëzohen kurrë, që i lënë fëmijët në gjumë dhe i lënë në gjumë.

Ka shumë Shqipëria nga këta. Kështu që unë i përkas kësaj kategorie.

Unë nuk i përkas kategorisë së qenieve që çdo gjë e shikojnë interes, që çdo gjë e shikojnë lekë, që çdo gjë e shikojnë të lidhur me zorrën dhe jo me zemrën”, tha Rama.

2 komente në “I keni kërkuar falje Metës?! Rama: Unë jam qenie e veçantë, nuk i përkas kategorisë që çdo gjë e shikojnë të lidhur me zorrën dhe jo me zemrën”

  1. Skenderbegasi says:

    Babaramo nje pjelle shtatanike e
    tranzicionit, I njashem ne permasat
    trupore e mendore, te personazhit
    qesharak Aleks Cinxos te filmave
    shqiptar, qendron I neveritshem ne
    “pese pyetje” si nje hetus injoran I se shkuares, me ngritjen e frekuences se zerit per te mos lejuar te ftuarin jo dosido, te japi
    pergjigjen e rradhes.
    Ky Cinco gazetar nje specie e perhapur dukshem ne studiot e kohes I nje nivel llogjik eksiq,
    nuk respekton aspak te ftuarin, teleshikusin dhe emisjonin e tij, dhe akumulon tek shikusi neverine per kete soj gazetari.
    Jo vetem ky, por dhe disa te tjere, qe jane teper inferijor ne intelekt me te ftuarin konkret, su ngelet gje tjeter vecse te bejne rrugacin e lagjes dhe se kuptojne
    qe ai nuk vjen ne studio per ta.
    Ky mund ta kaloj vetingun e intelektit tek kristali I Saliut dhe Likes dhe i ngelur ne skendat e mykura primitive shabllone nuk evolon asnje gram ne kohe, por sillet ne studjo si macok kazani. Taksirat I gazetarise.

  2. Lexuesja says:

    Pergjigje e mencur qe ia beri fytyren te ngrire Babaramos aq te merzitshem si gazetar. Kujtoi se do bllokonte
    kollosin e fjales, te mendimit dhe te punes. E vleresova largimin nga studioja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje