Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë zhvilluan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Visa”, si rezultat i të cilit bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: D. Ç., 39 vjeçe, E. A., 32 vjeç dhe A. D., 36 vjeç, të tre banues në Tiranë.
Në një njoftim për mediat, policia thotë se “arrestimi i shtetasve të sipërpërmendur u bë pasi shtetasja D. Ç. (e dyshuar si organizatore), nëpërmjet kamuflimit me një aktivitet tjetër tregtar, në bashkëpunim me shtetasit e tjerë, u ka premtuar disa shtetasve të huaj pajisjen e tyre me dokumentacion si viza, leje qëndrimi dhe përfitimin e shtetësisë shqiptare kundrejt shumave të konsiderueshme që varionin nga 1000 deri 1500 euro”.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një pasportë që i përket një shtetasi të huaj, një vizë e dyshuar e falsifikuar, dy aparate celular dhe dokumente të ndryshme në funksion të aktivitetit kriminal.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Falsifikimi i dokumentave”, “Falsifikimi i vulave stampave, formularëve ose vizave”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Shpërdorim detyre”, në ngarkim të 3 shtetasve të lartpërmendur.
duhet te jene te lsi-se
kashi-Like Floriri e ka zet po nuk i zuri dora ndonje lek. Po te ishte ne qeveri do dilte paraja sheshit, por ne Presidence nuk ka tendera, keshtuqe pasaportat dhe shtetesia jane dy asete qe ka ne dore presidenti yne i C’nderuar.
Shikoni se shtegu i këtij pazari të nxjerr te Ilir Meta. Nuk i ka dhënë pa marrë gjë gjithë ato shtetësi dhe dekorata. Pra pazari i asaj debiles bëhet në kombinim me njerëz në presidencë, të cilët nuk bëjnë dot gjë pa i ndarë me “kokën e krimit”.
Te shesesh nje ose dy passaporta te fusin ne burg,
Ilir Meta ka shitur 10 mije pasaporta dhe eshte President i Republikes.