“Ishte pjesë e jetës time”, Gaz Demi kujton Bashkim Finon: Çfarë njoh nga politika, burra si ai janë të rrallë për njerëzit

20 Prill 2021, 15:04Sport TEMA

Një nga shokët dhe miqtë më të ngushtë të Bashkim Finos i cili u nda nga jeta para pak javësh pas infektimit me Covid-19, Gaz Demi ka rrëfyer i prekur mardhënien që ka pasur me ish deputetin socialist.

Në emisionin Skaner, presidenti i Partizanit ka foluar për disa nga kujtimet që ka pasur me mikun e tij special Bashkim Finon.

“Miku im Bashkimi nuk ishte pjesë e Partizanit si miqësi, por ishte pjesë e jetës sime. E kam thënë që burrë si ai edhe Shqipërisë nuk i vjen, por mua në radhë të parë nuk më vjen një mik i tillë. Kam qënë aty kur i ka ndodhur arresti kardiak. T’ia lëm Zotit se nuk kam fjalë për atë burrë.

Dëgjojmë shpesh fjalën “deputeti i popullit”. Për mua çfarë njoh nga politika, ky ishte tamam deputeti i popullit. Ishte një njeri që rrinte me laps në dorë dhe kushdo që i vinte i mbaronte çdo hall”, u shpreh presidenti i Partizanit Gaz Demi, i cili gjatë periudhës që Bashkim Fino po luftonte me Covidin, në çdo invervistë apo sukses që merrte Partizanit ia dedikonte atij.

Fatkeqsisht Bashkim Fino nuk mundi dot të fitonte betejen me virusin, por vepra e tij në politikë u vlerësua dhe u nderua maksimalisht edhe nga kundërshtarët. (TemA)

1 komente në ““Ishte pjesë e jetës time”, Gaz Demi kujton Bashkim Finon: Çfarë njoh nga politika, burra si ai janë të rrallë për njerëzit”

  1. Gjirokstra says:

    Vetem nje diçka nuk e kam kuptuar ky “deputes I popullit” pse Iku nga gjirokastra dhe u be deputes ne uren vajgurore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje