Sulm në supermarketin amerikan, vrasësi zhduket duke i hipur autobusit

20 Prill 2021, 20:43Lifestyle TEMA

Një viktimë dhe dy të plagosur është bilanci i një sulmi të armatosur ditën e sotme në Long Island, pak kilometra nga qendra e Nju Jorkut, dhe mund të kishte qenë shumë më i madh.

Ngjarja ka ndodhur në një supermarket qenë atë orë të mëngjesit të vonë amerikane ishte i mbushur me të paktën 200 persona, sipas dëshmitarëve të terrorizuar.

Autori mbante një maskë, por u identifikua si 30 vjeçari , një ish-punonjës në atë biznes, ndërkohë që viktima është një punonjës 49-vjeçar.

Vrasësi u largua menjëherë dhe me shumë mundësi është zhdukur me një autobus që kalonte aty pranë, duke fshehur armën. Ai po kërkohet nga forca të shumta policore, ndërkohë që shkollat dhe zyrat në zonën e Nju Hampsted ku ka ndodhur ngjarja janë mbyllur nga autoritetet.

Dy ditë më parë në SHBA ndodhi një ngjarje e ngjashme, ku për orë të tërë banorët e Austin në Teksas u tmerruan nga një ish-detektiv që pasi vrau tre persona në një zonë afër një qendre tregtare, u zhduk nga vendngjarja ende i armatosur.

1 komente në “Sulm në supermarketin amerikan, vrasësi zhduket duke i hipur autobusit”

  1. fukaraji20 says:

    Demokratet e kane futur Americen ne nje spirale anarkie dhe percarje me pasoja jo te mira per shoqerine, per ta e rendesishme eshte pushteti sa per popullin po ja bejne jeten sh te merziteshme me korona virus, racizem, jo police ( anarki) djegie, vjedhje etj. Elita e tyre sic duket jane te kenaqur ku jane dhe po luftojne ta cojne me perpara kete mizerable realitet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje