Valteri: Meta e Berisha më në hall nga të gjithë, duan të shmangin drejtësinë! Basha, marionetë. Pse u bashkova me Ramën

20 Prill 2021, 19:25Politika TEMA

Kandidati për deputet i PS, Halit Valteri, i ftuar në “Breaking” u shpreh se u bë pjesë e ftesës së kryeministrit Edi Rama pasi sipas tij e majta në këto momente do vazhdojë punën e lënë përgjysmë.

Valteri tha se po të votosh Bashën merr si kusur Monikën, Nard Ndokën, Vangjel Dulen, Fatmir Gërdecin, etj.

“Vetë kur kemi pranuar të jemi në atë listë, do të thotë që nuk ka rëndësi pozicioni. Në gjitha zgjedhjet që kanë ndodhur, unë falë 10 mijë e 1 votave që mund të marr në Tiranë, do të jem deputet.

Unë jam një i djathtë që kandidoj në Partinë Socialiste, prandaj kjo është e bukura e këtij ekipi. Që përfshin të majtë, të djathtë, mjekë, doktorë që kanë spikatur në punën e tyre. Mendova për të ardhmen e vajzës time, që dua ta rris këtu në këtë vend.

Mos harrojmë që jemi në kushtet e pandemisë, ia kemi dalë mbanë në këtë situatë. Jemi ndër vendet më të mirë në rajon në menaxhimin e situatës. Imagjinoje që pandeminë t’ia besojmë Nard Ndokës apo Petrit Vasilit.

Prandaj kam pranuar ftesën e kryeministrit për të qenë pjesë e ekipit. Ekipi që kemi përballë nuk është ekip shprese është ekip mbijetese.

Presidenti është njeriu më në hall në këto zgjedhje, se partia që krijoi vetë po shkon drejt greminës. Kemi një dyshe Meta-Berisha që po përpiqen të kapen pas kolltukut të Presidencës për t’iu shmangur Drejtësisë. Luli është thjesht një marionetë,” tha Valteri.

3 komente në “Valteri: Meta e Berisha më në hall nga të gjithë, duan të shmangin drejtësinë! Basha, marionetë. Pse u bashkova me Ramën”

  1. Valter ky djalosh Trim dhe Patriote says:

    Valter ti s’u bashkove me Ramen o shqiptare i mire ,por me Shqiperine tone ,
    per Shqiperine tone .
    Banda e Esadisteve .sherbetoret e grekut e serbit duhet te zhduket nga kjo Toke .

  2. drini says:

    Valter
    Nqs ti je i djathte ti e ke gjetur si duhet partine tende.PS sidmos Edi Rama nuk eshte i majte. E keni vene re fjalorin e tij qe nuk i referohet asnjhere shtresave qe duhen perfaqesuara nga e majta?
    Ndersa PD eshte pa orientim fare por me teper anon majtas. Kjo eshte nje nga cudite shqiptare ne politike

  3. Pensionist says:

    Urime, i ndrruar Halit Valteri!
    Ke bërë zgjedhjen më inteligjente. Je bërë pjesë e njerëzve të punës për ndërtimin e Shqipërisë demoktatike.
    Fushata elektorale e PS, siç e ke parë edhe vet, është një model i njerëzve të qytetëruar dhe s’ka të krahasuar me britmat, me thirrjet dhe banalitetin e palës tjetër, që duken sa primitivë dhe të dalë jashtë mode, aq edhe të rrezikshëm e kriminalë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje